Manifestimi i një mashtrimi eusforik dhe ritual magjik
Fjala “manifestim” nënkupton lëshimin, dhënien e një mendi...

Në një vend ku çdo gjë shkon mirë e bukur, ku qielli është i kaltër dhe dielli shndrin, ku pastërtia të verbon sytë, ku institucionet punojnë si orë zviceriane dhe qeveria u shërben njerëzve lumturia bëhet monotone dhe kënaqësia kthehet në vetkënaqësi dhe kjo e fundit në mërzi.
Në një vend ku njerëzit, po nuk hapën fjalorin, nuk e dinë se çfarë do të thotë skandal;
në një vend ku nuk ka korrupsion apo padrejtësi;
në një vend ku arsimi dhe shëndetësia është falas;
në një vend ku njerëzit kanë ujë dhe drita 24 orë;
në një vend kur çdo qytetar ka akses në internet;
në një vjend ku terrenet sportive dhe parqet përmbysin qytetet …
Në këtë vend ekziston rreziku i madh që njerëzit nga mërzia të kalojnë në apati.
në një vend ku media ka mbetur pa punë sepse nuk ka asnjë skandal për të ekspozuar;
në një vend ku nuk ka asnjë histori padrejtësie për të hetuar e asnjë çështje që duhet zgjidhur; në një vend ku gjykatësit dhe prokurorët po mbesin pa punë jo për shkak të vettingut, por për shkak se nuk ka krime për të hetuar dhe gjykuar dhe nuk ka çështje për të mbajtur në punë policët, hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët.
Në këtë vend qeveria e ka punën pisk.
Në këtë situatë është detyrë e qeverisë që të kujdeset për njerëzit sepse në fund të fundit paguhet nga taksapaguesit pikërisht për t’u kujdesur për to.
Për t’i dalë së keqes përpara qeveria ka shpallur një plan masash për të luftuar apatinë.
1. Çdo muaj data 13 do të jetë ditë e Protesës Kombëtare.
Njerëzit ftohen të protestojnë dhe të marshojnë nëpër qytete. Në fund të çdo proteste, një grup inspektorësh nga ata të policisë që dikur futeshin si civilë për të pikasur protestuesit problematikë, do të shpallin fituesit e protestës, bazuar në një sistem pikëzimi që merr parasysh, parrullën, tonin e zërit, përplasjet me forcat e rendit etj. Nëse pjesëmarrja do të jetë e vakët, do të shihet mundësia që protestuesit të paguhen deri në momentin që të zhvillohet kultura e protestës.
2. Çdo javë, në programin më të ndjekur televiziv, qeveria do të organizojë “llotarinë e protestës”.
Do të zgjidhet një qytetar i rastësishëm për të udhëhequr protestën dhe për të zgjedhur kauzën. Kauza mund të jetë e larmishme. Njerëzit mund të protestojnë për shembull “pse qielli sot është shumë blu”, ose “ndërtoni pallate mbi parqe”, ose “bari i gjelbër” po na vret sytë, ose “ajri i pastër po na shkatërron mushkritë”. Qeveria do të hapë portalin protestaqëduam.al. Në aplikacionin protestues1 do të ftohen të regjistrohen të gjithë shtetasit që kanë mbushur moshën 18 vjeç.
3. Qeveria për të luftuar apatinë do të shkaktojë “tërmete”, ose fatkeqësi natyrore.
Ka shumë të ngjarë që të shkaktohen përmbytje duke hapur digat e liqeneve ose aksidente industriale deri edhe në vendosjen e dinamitit në tunele për të shkaktuar zemërim te njerëzit, në mënyrë që të dalin në rrugë dhe të prostetojnë. “Eshtë kritike për demokracinë”, thotë një studim i brendshëm i qeverisë, i bërë publik nga hakerat iraninë, që “njerëzit të protestojnë, përndryshe rrezikojmë të kthehemi në një vend që do të bëhemi objekt tallje në gjithë rruzullin tokësor”.
4. Qeveria gjithashtu do të krijojë një “departament ankesash”.
Do të jetë një linjë shërbimi ku do të dëgjohen të gjithë ankesat e qytetarëve që nga cilësia ujit të detit, deri te pakënaqësit që njerëzit kanë për personazhet e realiteteve televizive.
5. Nga sondazhet e fundit, është kuptuar se njerëzit nuk kanë njohuri të nevojshme se për çfarë mund të protestojnë.
Qeveria do të bëj trajnimin e detyrueshëm kundër apatisë për të gjithë qytetarët, pa përjashtim. Një herë në javë, të gjithëve u kërkohet të ndjekin një klasë ku do të mësojnë se si të jenë të pakënaqur, si të ankohen dhe si të gjejnë të metat aty ku çdo gjë ju duket e përsosur. Nëse nuk ka rezultate atëherë do të kalohet tek shkolla e natës derisa qytetarët të mësojnë si prostetohet.
6. Nëse edhe pas gjithë këtyre masave, njerëzit nuk reagojnë atëherë qeveria do të përdorë variantin “nuclear”.
Përmes një llotarie të mbyllur, ku marrin pjesë vetëm ministrat dhe zyrtarë të lartë të qeverisë, çdo muaj një zyrtar “fitues’ është i detyruar të përfshihet në një skandal. Në këtë mënyrë media do të ketë me se të merret dhe njerëzit mund të nxiten më shumë që të dalin në rrugë dhe të protestojnë. Skandalet në nivelet më të larta të qeverisë mund të jenë të tipit që “ministri ecën në rrugë, por jo në vijat e bardha” ose mund të shkohet edhe më tej dhe psh Ministri i Transporteve mund të urdhërojë vartësit që treni të vonohet disa sekonda dhe kjo të bëhet skandal.
7. Për të nxitur luftën ndaj apatisë dhe cinizmit, caktohet një ministër shteti për Protestat.
Qeveria gjithashtu po rishikon mundësinë që të bëj autokritikë sepse duke krijuar një situatë të përsosur ka harruar që edhe përsosmëria ka nevojë për tronditje në mënyrë që jeta të jetë më interesante dhe të mos ndalet zhvillimi. Përndryshe, ekdsodi i shqiptarëve drejt vendve ku jeta nuk është e përsosur, por gjithsesi interesante, do të vijojë.
Fjala “manifestim” nënkupton lëshimin, dhënien e një mendi...
Në SHBA ka ende një debat të madh konspirativ për film...
Njeriu që ka dhuruar “spektakle” arrogance në mbledhje...
Albin Kurti ka tre alternativa: 1- Të jap dorëheqje s...
Për Carlon dhe bodigardët mediatikë të Kryeministrit, ...
Çfarë mendon makina inteligjente, për Shqipërinë, për ...
Sa më shumë ditë kalojnë, aq më e qartë behet se përse...
Zemani nuk jeton më. Fluturoi lart me brengën e madhe...
Një vëzhgim dhe një problem në “Big Brother” TESTI I ...
With the arrival of Rilindash in power, a media that h...
Kiko considers the public shaming that is being done t...
Pandora, Pandora's box, and silence! How is it explai...
Sa lekë mori mjeku? 150 mijë. E arrestuan me vrap. Madje ...
Albania ranks second in Continental Europe in terms of ons...
Nëse Sali Berisha nuk do të ishte ky karakter njerëzor dhe...
Last year was dominated by Russia's aggression against...
The "McGonigal" scandal had to come out, so that Albanians...
Ditët e fundit po diskuto het në mjedisin politik dhe në m...
Edi Rama's nightmare of not having to face the consequ...
Non grata There was a moment to talk about "non women" an...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
A TNT explosion occurred in Lezha in the early hours of th...
A massive brawl was recorded on Friday evening in Saranda,...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Pope Leo XIV arrived in Madrid this Saturday, where he beg...
Millions of Europeans still apply for jobs without knowing...
Following the Covid-19 pandemic, the World Health Organiza...
Leaders of the European Union and Western Balkan countries...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...