Massive brawl in Saranda, 6 people escorted to the police
A massive brawl was recorded on Friday evening in Saranda,...
A massive brawl was recorded on Friday evening in Saranda,...

With a population of just over six hundred thousand inhabitants, Montenegro plays a crucial role in maintaining the balance in the Western Balkans and is a key factor in ensuring full NATO control of the Adriatic coast.
The country's membership in NATO in 2017 strengthened the security and stability of the region, and at the same time proved to other countries of the Western Balkans that NATO's door remains open to them. But beyond that, NATO membership also signaled that Montenegro is ready and able to implement the necessary reforms that would lead to membership in the European Union.
Që prej zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020, jeta politike në Malin e Zi nuk është më eksluzivitet i ndarjeve tradicionale mes blloqeve malazeze e serbe, për shkak të suksesit të aktorëve të rinj politikë, nga njëra anë, dhe fenomeneve gërryese të tranzicionit, nga ana tjetër, për të cilat, gishti drejtohet ndaj aktorëve jetëgjatë e dominues të skenës politike. Në konfigurimin e ri politik, interesant është fakti se pakicat janë vendosur në një pozitë më përcaktuese e njëkohësisht pragmatiste, në kërkim të aleancave të ndryshme.
Gjithashtu, influenca e Kishës Ortodokse Serbe është bërë më e dukshme në skenën politike. Marrëdhëniet me Kishën Ortodokse Serbe e kanë ndarë prej kohësh Malin e Zi në dy grupe: njëri që kërkon lidhje të ngushta midis shtetit dhe kishës, dhe tjetri që mbron nevojën e një distancë të mëtejshme, bazuar në pretendimin se kisha mishëron një ndikim të vazhdueshëm serb.
Verën e kaluar, qeveria e drejtuar nga Dritan Abazovi? nënshkroi një marrëveshje të diskutueshme pronësie me Kishën Ortodokse Serbe, e cila nuk e pranon plotësisht pavarësinë e Malit të Zi nga Serbia dhe autoqefalinë e Kishës Ortodokse Malazeze, duke shkaktuar një periudhë të zgjatur tensionesh etnike dhe paqëndrueshmëri politike.
Megjithëse në pararojë të vendeve të rajonit në procesin e anëtarësimit në BE, paradoksalisht Mali i Zi vijon për një periudhë kohe i mbërthyer nga paraliza politike dhe institucionale. Objektivi i dikurshëm i anëtarësimit në BE brenda vitit 2025, përmendur edhe në strategjinë e dikurshme të zgjerimit, duket i paarritshëm.
Zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi u paraprinë nga zhvillimet e mësipërme politike. Sikurse pritej, për shkak të aleancave të formësuara, ato përfunduan me humbjen e Milo Djukanovi? dhe fitoren e Jakov Milatovi?. Në prag të zgjedhjeve, Presidenti i Malit të Zi shpërndau Parlamentin, pasi skadoi detyrimi ligjor për formimin e qeverisë.
Kështu, zgjedhjet presidenciale do të pasohen nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 11 qershor. Deri në konstitumin e institucioneve të reja, Mali i Zi do të vijojë të “lundrojë në ujëra të turbullta”.
Zgjedhjet presidenciale morën më tepër rëndësi se ato të mëparshmet. Arsyeja është e thjeshtë. Pas zgjedhjeve parlamentare dhe ndryshimit të qeverisë në vitin 2020, Mali i Zi u gjend përballë sfidave të shumta të imponuara nga përçarjet në baza kombëtare, fetare dhe identitare.
Sado që në përballjen presidenciale kandidatët u përqendruan tek tezat që flisnin për integrimin europian, prosperitetin ekonomik dhe zvogëlimin e ndasive, ishin po ata, që në fakt morën pjesë aktivisht në krijimin e ndasive të tilla, dhe në vështirësinë e paparë në të cilën gjenden financat publike malazeze. Prandaj ishte e pritshme që ata të akuzonin njëri-tjetrin për dështime në fushatën parazgjedhore.
Megjithatë, rëndësia e zgjedhjeve presidenciale qëndron para së gjithash në lidhjen logjike me pritmëritë e zgjedhjeve parlamentare. Në këtë drejtim, Presidenti i zgjedhur Jakov Milatovi? pritet të forcojë edhe pozitat e partisë së re “Europa Tani”, nënkryetar i së cilës është, në zgjedhjet e parlamentare të qershorit. Duke i dhënë jetë, në këtë mënyrë, ndryshimit të skenës politike në Mal të Zi, pas tri dekadash.
Duhet theksuar se, 17 vjet pas shpalljes së pavarësisë, mosmarrëveshjet politike që dominohen nga çështjet identitare ishin pjesë e fushatës presidenciale. A e ndjejnë qytetarët veten se i përkasin kombit malazez apo serb? Çfarë gjuhe flasin ato? Cila prej kishave ajo ortodokse serbe apo malazeze e ushtron pushtetin shpirtëror në Mal të Zi? Këto pyetje duket se përcaktojnë realitetin politik aktualisht në Mal të Zi.
Është fakt i pamohueshëm se shkëputja e butë nga bashkëjetesa në një Federatë me Serbinë, anëtarësimi në NATO, përparimi në procesin e anëtarësimit në BE, sikundër ndërtimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore lidhen pashmangshmërisht me Milo Djukanovi? dhe Partinë Demokratike të Socialistëve.
Kjo është arsyeja se përse ai është konsideruar si aleat i natyrshëm i Shqipërisë, çka është reflektuar në kultivimin e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve me interesa të përbashkëta në Adriatik, pjesë e familjes euroatlantike, dhe njëkohësisht në përmirësimin e të drejtave të pakicës kombëtare shqiptare në Mal të Zi dhe asaj malazeze në Shqipëri.
Rruga nga pavarësia drejt ankorimit në rrjedhat euro-atlantike nuk ka qenë e lehtë për Malin e Zi, i cili i mbijetoi tentativave destabilizuese të Rusisë, dhe politikës obstruksioniste të Serbisë, e cila me shkëputjen e Malit të Zi nga Federata, humbi përfundimisht daljen në Adriatik. Roli i shqiptarëve gjatë këtij rrugëtimi të Malit të Zi ka qenë përcaktues.
Vështruar në këtë kontekst, fushata zgjedhore e Djukanovi? u përqendrua pikërisht te ky rrugëtim, i cili nëse do të ndërpritej, do ta fuste vendin në një spirale paqëndrueshmërie, sipas tij.
Ndërkohë, Presidenti i zgjedhur Jakov Milatovi?, si përfaqësues i një brezi të ri, të mbështetur fuqimisht nga Kisha Ortodokse Serbe, gjatë fushatës kundërshtoi ndarjen midis malazezëve nga njëra anë, dhe serbëve nga ana tjetër, duke u zotuar të pajtojë rrugën europiane të Malit të Zi me vendosjen e marrëdhënieve më të ngushta me Serbinë. Duke u përpjekur për t’i qëndruar larg çështjeve identitare që kanë dominuar prej kohësh vendin, Milatovi? në programin e tij i mëshoi zhvillimit ekonomik të vendit, shoqëruar me mesazhe të forta kundër korrupsionit.
Gjatë ushtrimit të detyrës së ministrit, Milatovi? ishte një prej arkitektëve të një skeme që rriti pjesërisht pagat duke i hequr kontributet në kujdesin shëndetësor gjatë kohës së pandemisë. Megjithëse ka kritika të shumta për qendrushmërinë e kësaj nisme, ajo pati rezultate të menjëhershme, duke kontribuar në më shumë se dyfishimin e pagës minimale mujore, nga 250 euro në 450 euro, dhe duke rritur pagën mesatare, nga 530 euro në 670 euro.
Largimi nga skena politike i Milo Djukanovi?, sikurse ka paralajmëruar vetë ai, pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit, shënon fundin e një epokë për Malin e Zi, e cila lidhet me pavarësinë dhe forcimin e identitetit kombëtar, anëtarësimin në NATO, rrugëtimin drejt BE-së, ndërtimin e marrëdhënieve të mira e të ekuilibruara me fqinjët, përfundimin e procesit zgjedhor brenda një kohe të shpejtë dhe pranimin e rotacionit të pushtetit, çka janë karakteristika të një shoqërie të lirë.
Nuk duhet të harrojmë se Djukanovi? u bë një barrikadë përkundrejt nacionalizmit serb dhe të ashtuquajturës “botë serbe”, duke kundërshtuar në momente përcaktuese udhëheqësit serb, nga Milosheviçi tek Vuçiç. Nën drejtimin e Djukanovi?, Mali i Zi njohu pavarësinë e Kosovës më 2008-ën, dhe kundërshtoi përmes një artikulimi të qartë tezat e inspiruara nga Serbia për dominim në rajon dhe ndryshimin e kufijve. Në vitin 1999, në dallim nga Maqedonia e Ljub?o Georgievskit, Mali i Zi nën drejtimin e Djukanovi? nuk nguroi të bëhej strehë e refugjatëve nga Kosova.
Thënë këto, është fakt i pamohueshëm gjithashtu se qëndrimi i gjatë në pushtet dhe dominimi i skenës politike nga Djukanovi?, është shoqëruar me fenomene gërryese që kanë lidhje me sundimin e së drejtës, nivelin e lartë të korrupsionit, nepotizmit, klientelizmit dhe infleuncës së krimit të organizuar në jetën politike dhe ekonomike.
Epoka post-Djukanovi?, në të cilën po hyn Mali i Zi ka një të panjohur të madhe që lidhet me vetë zotimin e Presidentit të porsazgjedhur, për të pajtuar rrugën europiane me ndërtimin e marrëdhënieve më të ngushta me Serbinë. E panjohur që ka lidhje edhe me interesin strategjik të Shqipërisë dhe shqiptarëve për qendrueshmërinë e kursit euroatlantik të rajonit dhe forcimin e aleancave që frenojnë hegjemoninë serbe në rajon.
A është realiste të mendohet që Mali i Zi në një përiudhë afat-shkurtër do të bëhet anëtari i 28-të i BE-së? Nëse, para së gjithash, dinamika brenda BE-së nuk ndryshon, asnjë vend në rajon nuk do të arrijë një nivel të mirë pregatitjeje për anëtarësim për shumë vite.
Vlerësimet vjetore të Komisionit Europian tregojnë se procesi aktual i anëtarësimit nuk nxit e frymëzon reforma të qenësishme. Fokusi në bazat e sundimit të së drejtës, i paraqitur për arsye të mira shumë vite më parë nga vetë BE-ja si pjesë e strategjisë së zgjerimit, nuk po jep rezulatet e pritshme.
Kjo është shqetësuese. Për t'u bashkuar me BE-në dhe vendet e saj të tregut të përbashkët kërkohet një nivel i lartë i përmbushjes së standardeve. Vetëm përmes sundimit të së drejtës sigurohen të drejtat e individëve dhe të sipërmarrjes.
Kjo do të thotë se nuk ka rrugë të shkurtër e aq më pak propogandistike rreth përmbushjes së këtyre kritereve. Edhe në kushtet e një dinamike të re për procesin e zgjerimit, shtetet anëtare do të insistojnë që BE-ja të mbrojë integritetin e tregut të saj dhe sundimin e së drejtës.
Pa bindjen në kryeqytetet e BE-së se ka pregatitje të mirë në vendet që synojnë të anëtarësohen, nga siguria ushqimore te standardet e produkteve, nga administrimi i mbetjeve toksike te funksionimi i gjyqësorit, Mali i Zi dhe asnjë vend i rajonit nuk do të mund të anëtarësohet në një periudhe afatshkurtër.
Por, vendosmëria e Malit të Zi për të ecur në drejtim të përmbushjes së standardeve të anëtarësimit në BE, pa e kthyer kokën mbrapa, do të sillte një ndryshim loje në rajon.
Sa është i mundur ndryshimi i lojës në kushtet kur Presidenti i porsazgjedhur i Malit të Zi është zotuar për të thelluar marrëdheniet me Serbinë? Në të vërtetë, Serbia për asnjë moment nuk e ka ndërprerë presionin ndaj Malit të Zi dhe fqinjëve. Të gjitha algortimet e sigurisë në rajon e kanë zanafillën në qëndrimin agresiv të Serbisë ndaj fqinjëve jostabël dhe të vegjël.
Megjithëse formalisht një vend që aspiron anëtarësimin në BE, Serbia ka bërë hapa mbrapa për sa i përket linjëzimit të saj me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së. Revizionimi i historisë për rolin e saj në luftërat e ish Jugosllavisë, e deri tek ndërhyrja parandaluese e NATO-s ndaj spastrimit etnik të forcave serbe në Kosovë, e ka vendosur atë në një pozicion të ndryshëm nga shumica e vendeve të rajonit.
Meanwhile, securing access to the Adriatic is of strategic interest to Serbia. The admission of Montenegro to the EU would bring about a change of dynamics in the region and at the same time would constitute an economic and geostrategic loss for Serbia.
Therefore, it is difficult to predict how the newly elected President will harmonize these two priorities that at the moment resemble two unexpected lines. The future will show whether Montenegro, through Europeanization reforms, will change the dynamics in the region, or will choose narrow-minded interests and occult alliances, submitting to Serbia. This dilemma will be answered soon./ CNA.al
While The Hague is turning out one of the blackest pages i...
Here are the consequences that are appearing crystal c...
We used to have 4 politicians. After Facebook was created...
When the former head of SPAK, Arben Kraja, had to justify th...
Erjoni seeks the 3rd mandate in the May 14 elections. ...
Yesterday Carlo Bollino's portal published a scathing ...
A pledge by the DP candidate, Belind Këlliç, for free ...
Familja Biden është përfshirë në korrupsion me Kinën. ...
There is a joke in the movie "Fire Operation": "For heaven...
Ka bërë një ligj të ri për strehimin social qeveria, i...
Erion Veliaj aims for the 3rd term as mayor of Tirana ...
The news that the Democratic Party has decided not to issu...
It was clearly a mafia message. Couriers brought word. Th...
Mafia type assassination to message old and new owners...
Not even 24 hours have passed since the DP candidate for m...
Tirana woke up sleepy today and people still haven't recov...
Tomorrow Albin Kurti arrives in Tirana to meet Edi Ram...
Today I listened to three audio recordings with the voice ...
Finlandezët janë populli më i lumtur dhe shqiptarët nd...
Going to Greece with the power of the prime minister a...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A massive brawl was recorded on Friday evening in Saranda,...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
Following the Covid-19 pandemic, the World Health Organiza...
Leaders of the European Union and Western Balkan countries...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...