web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Why do Albanians have so much anger and hatred on social networks?

2023-04-02 14:33:00, Opinione Kreshnik Spahiu

Why do Albanians have so much anger and hatred on social networks?

We used to have 4 politicians.

After Facebook was created, we have 4 million.

Social networks have turned into a political, social, historical, artistic, etc. karaoke.

People are so active in social networks that we have become the only country on the planet where:

"People deal with politics and politicians deal with business"

So far there is nothing wrong, on the contrary, it is good that people criticize. He even often reads more logical analyzes from the people than from Ilir Meta, who has never written any analysis in his life and goes around the media with a mediocre vocabulary where he articulates only 200 words at most.

However, the problem is different.

Shqiptarët po kalojnë një lajthitje kolektive dhe pasioni patologjik për Facebook, Tik-Tok, Instagram etj.

- Provoni të kritikoni një kryetar partie dhe do hyni në gjakmarrje me gjysmën e ndjekësve të tij.

- Provoni të kritikoni një parti dhe do sulmoheni nga gjysma e “miqve” sikur ju ka sharë nënën dhe motrën.

- Provoni të kritikoni Ronaldon apo Messin dhe do merrni mallkime të përjetshme

- Provoni të shkruani një mesazh kundër Luizit apo Kiarës dhe do merrni dhjetëra kërcënime me vdekje.

Lista është aq e gjatë sa njerëzit vetëm shajnë dhe ofendojnë çdo kënd.

- Pesimizëm apo depresion?

- Zhgënjim apo mungesë shprese?

- Mungesë shkollimi apo edukatë familjare?

- Origjinë provinciale apo gjenetikë kombëtarë?

- Injorancë apo ligësi?

Të gjitha ndoshta nga pak, por kjo s’ka rëndësi.

Ajo çfarë mund të nënvizojmë është që ky mllef i shqiptarëve është i paparë në gjithë Europën.

Asnjë komb europian nuk rebelohet me veten në rrjetet sociale.

Banaliteti shqiptarë është universal.

99% e komentuesve shajnë çdo kënd pa harruar se janë vetë pjesë e këtij populli.

Ata vjellin vrerë ndaj çdo kujt si të korruptuar, te inkriminuar apo imoral. Ata shajnë çdo kënd:

- politikanët kanë vjedhur

- gjyqtarët janë korruptuar

- policët janë inkriminuar

- doganierët janë hajdutë

- tatimorët janë mashtrues

- mësuesit marrin ryshfete

- mjekët grabisin pacientët

Sipas komentuesve çdo kush që punon vjedh.

Sipas tyre vetëm ata që janë pa punë janë të “pastër”. Me këtë logjikë i bie që ata që janë të pa korruptuar janë të ndershëm vetëm se nuk i është dhënë mundësia të ishin në një “karrige”.

Por kjo është gjysma e të keqes.

Me shqiptarët armiqësohesh po kritikove Ronaldon, Luizin, Berishën, Kiarën, Messin, Foltoren, Edi Ramën.

Aq me fanatizëm i mbrojnë sa po guxuat të shkruani mund humbisni edhe miq që i keni 30 vjet që nga fëmijëria.

Shajnë, ofendojnë, mallkojnë.

Lexoni komentet pas çdo lajmi kur flitet për art, kulturë, sport, shëndetësi, politike. Të gjitha shoqërohen me mijëra komente banale.

Të gjithë shpalosin fjalorin dhe çmendurinë e tyre nga ora 7 e mëngjesit deri 3 të natës sepse këto kohë edhe gjumin e kanë në një orë me Luizin duke demonstruar sa larg nga qytetërimi europian jemi.

Shqiptarët heshtin për çmimet, papunësinë, eksodin, varfërinë dhe “lehin” si qen 24 orë për “idhujt” apo “demonët” e ekranit.

Ata kanë heronjtë dhe armiqtë e tyre sureal, që i kanë krijuar nga media apo rrejtët sociale.

Meanwhile, 3 million French people are burning Paris for pensions, while in Albania 3 million Albanians are burning for Luiz./ CNA.al





Lajmet e fundit nga