Study/ People sleep longer and dream more in winter
Temperature changes and the shortening of the day in winter...

Ne njerëzit duket se kemi një marrëdhënie dashuri-urrejtje me qimet e fytyrës. Vizatimet parahistorike të shpellave zbulojnë mjetet e panumërta që paraardhësit tanë të lashtë përdornin për t’u rruar:dhëmbë peshkaqeni, gurrë stralli të mprehur dhe madje edhe guacka molusqesh.
Sot mjekra është kthyer në një modë, dhe në vend të heqjes së saj burrat po latojnë vetullat. Por a ka ndonjë arsye pse kemi evoluar për të pasur këto tufa me qime në fytyrë? Dhe nëse po, çfarë avantazhi evolucionar mund të hedhim poshtë për hir të të qenit në modë? Studiuesit kanë shumë për të thënë për këtë çështje. Ja cilat janë përgjigjet e tyre se pse kemi vetulla, për çfarë shërbejnë qerpikët, dhe pse e rrisim mjekrën.
Pse kemi vetulla?
Le të fillojmë me trajtat e paqarta të qimeve në krye të fytyrës. Vetullat bëjnë një punë të shkëlqyer për të parandaluar që lagështia si shiu dhe djersa të rrjedhin mbi sytë tanë. Gjithçka, nga këndi në të cilin rriten këto qime deri tek forma e harkut të vetullave, janë krijuar për të larguar lagështinë, në anën e fytyrës. Natyrisht, ndërsa mbrojtja e syve tanë mund të ketë qenë qëllimi i tyre fillestar, ato luajtën më pas edhe një rol dytësor: përcjelljen e emocioneve.
Për çfarë shërbejnë vetullat?
Një studim i vitit 2018 i botuar në “Nature Ecology & Evolution”, analizoi arsyet pse kreshtat e vetullave të homininëve të hershëm ishin shumë më të mëdha dhe më të ngurta sesa ato të njerëzve modernë. Ata zbuluan se në kundërshtim me disa teori mbizotëruese, sipas të cilave kreshtat e përforconin strukturalisht kafkën ose ndihmonin në mekanikën e kafshimit, të pasurit e vetullave më të lëvizshme, ka të ngjarë t’i ketë ndihmuar paraardhësit tanë të krijonin marrëdhënie dhe të siguronin mbijetesën në grupe.
Qimet e vetullave, thonë studiuesit, e rritën dukshmërinë e kësaj forme komunikimi.
Edhe pse mund të duket për të qeshur, psikologët evolucionarë thonë se vetullat e qenve
iu nënshtruan një rrugëtimi të ngjashëm. Zbutja e tyre përgjatë shekujve e “transformoi anatominë e muskujve të fytyrës së qenve, në mënyrë specifike për komunikimin përmes fytyrës me njerëzit” shkruajnë autorët e një studimi të vitit 2019 të botuar në PNAS.
Për çfarë shërbejnë qerpikët?
E njëjta gjë vlen edhe për qerpikët, të cilët kanë detyrën e shtuar për të bllokuar grimcat e ngurta si pluhuri që të depërtojnë brenda syve tanë. Dhe sipas një studimi të vitit 2019 që i analizoi qerpikët nga këndvështrim i inxhinierisë kimike, ato madje mund të ndihmojnë në parandalimin e tharjes së syve duke kufizuar avullimin e padëshiruar. Për ata që janë kuriozë, ekipi i studiuesve përcaktoi “gjatësinë optimale të qerpikëve”, që duhet të jenë rreth 15 deri në 30 për qind e gjerësisë së syrit, duke sjellë një reduktim prej deri në 30 për qind të avullimit.
Pse rrisim mjekrën?
Në librin e tij “Prejardhja e njeriut”, Çarls Darvini, sugjeroi një arsye pse rrisim mjekrën. Ai tha se mjekra ishin një shembull i përzgjedhjes seksuale, dhe mund të kenë evoluar “për të eksituar apo emocionuar seksin e kundërt”, dhe duke frikësuar gjithashtu konkurrentët. Studiuesit priren të mendojnë të njëjtën gjë, për shembull, për krifën e luanit, e cila mund t'u sinjalizojnë luanëve të tjerë se ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe një kundërshtar i frikshëm. Por a qëndron kjo teori në epokën moderne? Një studim i vitit 2019, i botuar në “Psychological Science” sugjeron se është e mundur.
Studiuesit zbuluan se “prania e mjekrës tek një burrë, e rriti shpejtësinë dhe saktësinë me të cilën pjesëmarrësit dalluan shfaqjet e zemërimit”. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për shfaqjet e lumturisë apo trishtimit, emocione që dihet se nuk shërbejnë për të frikësuar të tjerët.
A na mbron mjekra?
Por mos supozoni se kjo do të thotë se mjekrat janë që të gjitha të bezdisshme. Hulumtimet e publikuara së fundmi në “Integrative Organismal Biology”, sugjerojnë se një fytyrë me mjekër mbron rajonet e cenueshme të nofullës nga goditjet e dëmshme gjatë përleshjeve.
Duke krijuar një përbërje epoksi me fibra për të shërbyer si një kockë artificiale, dhe duke e mbuluar atë me lëkurë të trashë dhe leshi të marrë nga delet, studiuesit zbuluan se ky model amortizonte 37 për qind më shumë energji nga një goditje e fortë sesa mostrat e tjetra krejtësisht pa qime.
Për më tepër, modelet me gëzof “dështuan” - pra thyen një kockë - në vetëm rreth gjysmën e kohës, krahasuar me gati 100 për qind të mostrave pa flokë. (Ata thonë se rezultatet mund të ndryshojnë, në varësi të asaj të trashësisë që mund të arrijë mjekra). Tani që e dini pse kemi vetulla, se për çfarë shërbejnë qerpikët dhe pse e rrisim mjekrën, mund të pyesni veten:Pse na bien qimet në kokë?
Përkthyer nga CNA.al
Temperature changes and the shortening of the day in winter...
Faqja e rezervimit të udhëtimeve Omio, ka zbuluar destinaci...
You have heard the old riddle: "Which came first: the chic...
Më shumë pemë shpëtojnë jetë! Në këtë përfundim ka arritur...
Pavarësisht nëse besoni apo jo tek fati, është e vërtetë q...
Finding the gift for your loved one is a process that is a...
A stunning new image of the Tarantula Nebula (aka 30 Dorad...
Full moons are usually phases that occur approximately onc...
"Aren't you pale from fatigue, from climbing the sky and l...
As the world opens up to international travel again, it's ti...
Më 25 janar mediat më të rëndësishme raportuan se një ekip...
Në Kiyotsu, një nga tre kanionet e mëdha të Japonisë, Tune...
Loneliness is a major problem in Japanese society, but not...
Një zbulim i madh i katër varreve të faraonëve dhe një mum...
Every 26 seconds, the Earth "pulses" under our feet. This ...
The film "Everything Everywhere All At Once" has been list...
Sot miliona njerëz në mbarë botën përdorin alfabetin Breil...
Wizards have existed since ancient times. The first docume...
Highly prized for its aesthetic and metallurgical properti...
Në fillimin e viteve 1950, kur po “nxehej” Lufta e Ftohtë ...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Tirana Police have shared details regarding the accident t...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Over 18,000 foreign citizens from 140 countries have appli...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
US President Donald Trump has issued another warning to Ir...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...