LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Violet Jessop, the luckiest woman in the world/ She survived 3 major maritime tragedies

2023-02-10 08:50:00, Kuriozitete CNA

Violet Jessop, the luckiest woman in the world/ She survived 3 major maritime

Pavarësisht nëse besoni apo jo tek fati, është e vërtetë që disa njerëz duken se janë gjithmonë në gjendje që t?ia dalin edhe kur të gjitha shanset janë kundër tyre. Merrni për shembull rastin e Violet Xhesop, gruas argjentinase me origjinë irlandeze, e cila i mbijetoi jo një por 3 tragjedive të mëdha detare.

Për këtë u etiketua si ?Mbretëresha e anijeve të fundosura? dhe ?Zonja e Pafundosshme?. Megjithatë fati i saj i madh që sfidoi disa herë vdekjen, nisi shumë kohë përpara se të hipte ndonjëherë në një anije. Violet Xhesop lindi më 2 tetor 1887 pranë Bahia Blanca në Argjentinë.

Ajo ishte më e madhja nga 9 fëmijët e Uilliam dhe Kethrin Xhesop. Mund të thuhet se fati i saj filloi që herët në jetë, pasi vetëm 6 nga 9 fëmijët e çiftit mbijetuan deri në moshë madhore. Violet pati një ?takim? të hershëm me vdekjen kur ishte fëmijë, pasi u prek nga sëmundja e tuberkulozit.

Mjekët e saj parashikuan që sëmundja do të ishte fatale, megjithatë për habinë e të gjithëve Violet mbijetoi. Kur ishte 16-vjeçe ajo humbi babanë e saj për shkak të komplikimeve nga një operacion, dhe ajo që mbeti nga familja Xhesop vendosi që të transferohej në Angli.

Violet i kaloi vitet e para në Angli, duke ndjekur një shkollë fetare dhe duke u kujdesur për vëllezërit e motrat e saj, ndërsa nëna e saj shkonte të punonte në një anije si një ndihmëse e ekuipazhit. Por një ditë ajo u sëmurë, gjë që e detyroi Violet të linte shkollën dhe të ndiqte gjurmët e nënës së saj duke aplikuar për të zënë vendin e saj në anije.

Në moshën 21-vjeçare ajo u punësua si stjuardesë në linjën e postës mbretërore. Anija e saj e parë ishte ?Orinoco?, së cilës ajo iu bashkua në 1908. Violet ishte e aftë në punën e saj dhe në vitin 1911 nënshkroi një kontratë pune me kompaninë prestigjioze ?White Star Line?. Anija ?RMS Olympic?, ishte në atë kohë më e madhja në botë për transport pasagjerësh. Më 20 shtator 1911, ajo u përplas me anijen luftarake britanike ?HMS Hawke?, pak pasi ishte larguar nga porti i Sauthemptonit.

Violet Jessop, the luckiest woman in the world/ She survived 3 major maritime

Përplasja nuk ishte shumë e fortë, nuk pati viktima, dhe pavarësisht dëmeve jo të pakta, të dyja anijet arritën të kthehen në port pa u fundosur. Edhe pse me siguri një përvojë shumë e frikshme, kjo nuk e dekurajoi Violet që të largohej nga ajo lloj pune.

Ajo vazhdoi të punonte në ?RMS Olympic? deri në prillin e vitit 1912. Xhesop e kishte dëshmuar veten si një stjuardesë të  aftë dhe si e tillë, ajo u transferua në anijen simotër dhe njëherazi xhevahirin e kompanisë ?White Star Line?, anijen Titanik.

Ajo hipi në ?RMS Titanic? më 10 prill 1912 kur ishte 24 vjeçe. Katër ditë më vonë anija gjigante u mbyt pasi u përplas me një ajsberg ndërsa lundronte përmes Atlantikut të Veriut. Titanik u fundos rreth 2 orë e dyzet minuta më vonë. Violet do të kujtonte më vonë se si pas përplasjes fillestare, u urdhërua të hipte në kuvertë dhe t?u tregonte se si të silleshin pasagjerët jo anglishtfolës.

Ndërkohë ekuipazhi uli poshtë varkat e shpëtimit (të cilat ishin shumë pak në krahasim me numrin e njerëzve në bord). Violet ishte një nga të paktët njerëz fatlumë që zuri vend në një varkë shpëtimi. Ajo u urdhërua të hipë në  varkën e shpëtimit nr.16 dhe pikërisht në momentin që varka po ulej, një nga oficerët e anijes i dha asaj një fëmijë për ta mbrojtur.

Fati ishte me Violet, dhe mëngjesin tjetër pasagjerët e varkës së saj të shpëtimit u shpëtuan nga anija ?RMS Carpathia?. Më 18 prill, të mbijetuarit zbritën në Nju Jork. Në kujtimet e saj botuara më vonë, Violet shkruan se si gjatë kohës që ndodhej në anijen Karpatia iu afrua një grua (lë të shpresojmë të ketë qenë nëna e foshnjës) e cila ia mori fëmijën nga krahët dhe iku duke qarë, pa shqiptuar asnjë fjalë.

Pas një kohe të shkurtër në Nju Jork, Violet udhëtoi sërish për në Sauthempton, gati për aventurën e saj të ardhshme. Kur nisi Lufta e Parë Botërore, Violet iu bashkua Kryqit të Kuq Britanik si ndihmëse. Më 21 nëntor 1916, ajo po shërbente në anijen ?HMHS Britannic?.

Violet Jessop, the luckiest woman in the world/ She survived 3 major maritime

Si shumë anije luksoze, edhe ajo ishte shndërruar në një anije spitalore. Mëngjesin e 21 nëntorit, anija u godit nga një shpërthim i pashpjegueshëm teksa lundronte në Detin Egje. Brenda 55 minutave anija u fundos, duke vrarë 32 nga 1066 personat që gjendeshin në bord.

Në atë kohë besohej se anija ishte goditur nga një silur apo minë gjermane. Në vitin 2016, një ekspeditë zhytësish tregoi se e vërtetë ishte kjo e fundit. Anija kishte goditur një minë të vendosur në det nga gjermanët. Ajo ishte ndoshta ?takimi? më dramatik i Violet me vdekjen. Ndërsa anija po fundosej, Violet dhe të mbijetuarit e tjerë gati u shndërruan në mish të grirë nga helikat e anijes. Ajo u detyrua të hidhej nga varka e saj e shpëtimit pasi kërcënohej të bëhej fertelë nga tehet vdekjeprurëse të helikës. Gjithsesi nuk shmangu dot një dëmtim traumatik në kokë.

Fatmirësisht, Violet i mbijetoi dëmtimit të kokës dhe vazhdoi të punonte ne anije. Në vitin 1920 ajo u rikthye në punë për kompaninë ?White Star Line?, përpara se të kalonte në kompaninë ?Red Star Line? dhe në fund tek ?Royal Mail Line?. Fati i buzëqeshi akoma më shumë dhe ajo nuk u përfshi më në asnjë aksident në det.

Në moshën 36-vjeçare, u martua me Xhin Ljuis, por çifti u divorcua vetëm një vit më vonë. Në vitin 1950, ajo doli në pension dhe u transferua në Great Ashfield në Suffolk, Angli. Violet pati një jetë të gjatë dhe vdiq në vitin 1971 në moshën 83-vjeçare.

Nëse do të thotë të jesh me shumë fat që t?i mbijetosh 3 katastrofave detare apo i pafat që rastis në 3 ngjarje të tilla, kjo varet ndoshta nga fakti dikush është një njeri që e sheh gotën gjysmë plot apo gjysmë bosh. Ndoshta mrekullia më e madhe në këtë histori, është se Violet zgjodhi të punonte me ?White Star Line? për shumë kohë, pasi ishte në të  treja nga anijet e saj kur ato u fundosën.

Por ndoshta trashëgimia e Violet nuk duhet të jetë si gruaja që i mbijetoi mbytjeve të tre anijeve. Një natë me stuhi, shumë vite pasi kishte dalë në pension, Violet mori një telefonatë. Gruaja matanë receptorit pyeti nëse Violet kishte shpëtuar një fëmijë natën që u mbyt Titaniku.

Kur Violeta tha po, gruaja i tha ?Ai fëmijë jam unë?, qeshi dhe e mbylli telefonin. Miku dhe biografi i Violet, Xhon Makton-Graham, i tha asaj se ndoshta ajo telefonatë ishte një shaka. Sepse foshnja e vetme e regjistruar në varkën e shpëtimit nr.16 ishte një djalë, Asad Thomas, i cili iu dorëzua Eduan Traut. Identiteti i foshnjës së shpëtuar nga Violet mbetet mister edhe sot e kësaj dite.

Përkthyer nga CNA.al

Lajmet e fundit nga