Pamja në fund të “Tunelit të Dritës”
Në Kiyotsu, një nga tre kanionet e mëdha të Japonisë, Tune...

Më 25 janar mediat më të rëndësishme raportuan se një ekip shkencëtarësh rivendosi një orë. Ky akt mund të duket si diçka tejet e parëndësishme dhe e zakonshme për t’u raportuar.
Në fakt rëndësia e tij është e madhe. Ora në fjalë është “Ora e Apokalipsit” dhe ekipi i shkencëtarëve që merret me të përfaqëson Buletinin e Shkencëtarëve Bërthamorë. Po çfarë është në fakt kjo orë, dhe pse ka kaq shumë rëndësi?
U krijua në vitin 1947 si një metaforë
Në vitin 1947, Universiteti i Çikagos, deklaroi se bota po ndërgjegjësohej shumë mbi rreziqet e bombës atomike. Vetëm 2 vjet më parë, 2 armë të tilla ishin përdorur në luftë, në qytetet japoneze të Hiroshimës dhe Nagasakit, duke vrarë rreth 100.000 njerëz.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik ishin në prag të hyrjes në një garë armësh bërthamore. Ndoshta si për ironi, ishin disa nga njerëzit përgjegjës për Projektin Manhatan, programi sekret i qeverisë amerikane që hodhi themelet për prodhimin e bombës bërthamore, ata që u angazhuan krijimin e Orës së Apokalipsit.
Jo të gjithë ata që punuan në atë projekt, e dinin se ai do të çonte në prodhimin e një bombë të fuqishme, e cila që do të përdorej kundër civilëve. Por edhe ata që e dinin, kishin dyshime nëse kjo gjë do të ndodhte vërtet.
Disa vjet pas hedhjes së bombave, një ekip shkencëtarësh formuan një grupim që synonte të edukonte publikun rreth rreziqeve të teknologjisë së armëve bërthamore, dhe kërcënimeve të tjera të krijuara nga njeriu për ekzistencën e përbashkët. Rezultati i asaj fushate ishte Ora e Apokalipsit, e cila kur u prezantua për herë të parë më vitin 1947, u caktua 7 minuta para orës 12 të mesnatës.
Në vitin 2007, në variabël u përfshinë edhe ndryshimet klimatike

Shkenca e klimës dhe ajo bërthamore janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Megjithatë, të dyja fushat mbivendosen, sepse secila mund të sjellë fundin e njerëzimit. Prandaj në vitin 2007, Buletini i Shkencëtarëve Bërthamorë shtoi zyrtarisht ndryshimet klimatike në listën e faktorëve të rrezikut të shprehur në Orën e Apokalipsit.
“Duke pasur parasysh se ndikimi i katastrofës klimatike, mund të jetë i barabartë apo më i keq se sa lufta termonukleare globale, efektet e saj konsiderohen afërsisht po aq të rëndësishme në përcaktimin e orës”- deklaroi fizikanti i klimës i Universitetit të Oksfordit, Rejmond Pierhumbert. Por vlen të theksohet se buletini merr në konsideratë edhe çështje të tjera që janë kërcënim për njerëzimin, si teknologjia përçarëse apo keqinformimi.
Lëvizja e duarve

Që nga fillimi, akrepat e Orës së Apokalisit janë zhvendosur 29 herë. Pas herës së parë në vitin 1947, kur u caktua 7 minuta larg mesnatës, herën e dytë ndryshoi në vitin 1949, kur u zhvendos në 3 minuta, pas lajmeve se Bashkimi Sovjetik kishte nisur testet e armës së tij bërthamore.
Gjatë dekadave të ardhshme, ora u zhvendos edhe shumë herë të tjera, ndonjëherë duke qëndruar aty ku ishte për disa vite, si për shembull midis viteve 1953 (2 minuta) dhe 1960 (kur u zhvendos në 7 minuta). Koha më e largët që nga mesnata e saj metaforike, ishte në vitin 1991 kur u zhvendos në 17 minuta, menjëherë pas shembjes së Bashkimit Sovjetik.
Mirëpo atmosfera pozitive nuk zgjati shumë, dhe deri në vitin 1994 kjo ndryshoi në 14 minuta para “mesnatës”. Në vitin 2020, ora u zhvendos në 100 sekonda pak para mesnatës - më e afërta qenë ndonjëherë deri në atë kohë. E tillë qëndroi në vitet 2021- 2022. Këtë vit, ajo u zhvendos akoma më afër, vetëm 90 sekonda deri në mesnatë.
Vitit 2023:90 sekonda deri në mesnatë

Herën e fundit buletini i lëvizi akrepat e orës metaforike për të treguar se na ndajnë vetëm “90 sekonda deri në mesnatë”, më afër se kurrë ndonjëherë. Fjalia e parë shpjeguese e buletinit për lëvizjen e këtij viti e bën të qartë se kjo ndodh “kryesisht, edhe pse jo vetëm, për shkak të rreziqeve në rritje nga lufta në Ukrainë”.
Kjo luftë ka destabilizuar jo vetëm Evropën Lindore, por mund të evoluojë në një konflikt shumëkombësh, dhe në zemër të saj është Rusia, e cila në rastin është më të mirë një vend i paparashikueshëm. Moska ka bërë kërcënime të hapura për përdorimin e armëve bërthamore në këtë luftë.
Ndërkohë jashtë konfliktit Rusi-Ukrainë, ekziston fakti që njerëzimi nuk është afër fitimit të betejës kundër ndryshimeve klimatike sesa ishte një vit më parë. Kërcënimet biologjike mbeten po aty, dhe dobësitë e aftësisë së qeverive për t’u marrë me to, u bënë shumë të qarta gjatë pandemisë së Covid-19.
A ekziston një orë e vërtetë, fizike e fundit të botës?

Ora e Apokalipsit ishte, është dhe ka qenë gjithmonë një metaforë. Brenda saj nuk ka mekanizma që lëvizin dhe shënojnë sekondat, minuta dhe orët si në një orë të vërtetë. Prandaj kjo lloj ore nuk është një objekt që ju mund ta vendosni në raftin tuaj të librave. Aktualisht një e tillë ndodhen në Qendrën Keller të Universitetit të Çikagos. Por mund të ketë ardhur koha që të merret në konsideratë heqja e saj.
Shkencëtari Lorenc M.Kraus, që ka qenë disa vite pjesë e ekipit që merrte në konsideratë lëvizjet e akrepave të kësaj orës, e quajti atë një truk publicitar, edhe pse në përgjithësi të suksesshëm. Ai vëren se ora është joshkencore, dhe akrepat e saj lëvizin në bazë të politikave publike dhe jo shkencës. Po ashtu, Kraus e refuzon konceptin që ne jemi rrezikshëm shumë pranë mesnatës metaforike. “Në realitet, jemi rreth orës 12 të drekës dhe jo mesnatës”-thotë ai.
Në Kiyotsu, një nga tre kanionet e mëdha të Japonisë, Tune...
Loneliness is a major problem in Japanese society, but not...
Një zbulim i madh i katër varreve të faraonëve dhe një mum...
Every 26 seconds, the Earth "pulses" under our feet. This ...
The film "Everything Everywhere All At Once" has been list...
Sot miliona njerëz në mbarë botën përdorin alfabetin Breil...
Wizards have existed since ancient times. The first docume...
Highly prized for its aesthetic and metallurgical properti...
Në fillimin e viteve 1950, kur po “nxehej” Lufta e Ftohtë ...
A e keni menduar ndonjëherë se qenit tuaj i mungon vetëm t...
It looks like an excerpt from the most impressive science ...
Shumica e fëmijëve duan të vizatojnë. Por Andres Valencia ...
Tattoos have become a widespread part of culture in the mo...
To predict what will happen to the 215,000 glaciers in dif...
Have you ever tried a fruit worth hundreds of thousands of...
A recently discovered comet will soon appear in the sk...
In the United States, the number of people who speak a...
Nature photographers from around the world brought their v...
Learn some facts about the most unusual borders in differe...
Frontier Airlines has offered a free trip to travelers...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...