LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Picasso-ja 11-vjeçar që shiti pikturat e tij për 1.3 milion dollarë

2023-01-14 17:46:00, Kuriozitete CNA

Picasso-ja 11-vjeçar që shiti pikturat e tij për 1.3 milion

Shumica e fëmijëve duan të vizatojnë. Por Andres Valencia ka fituar 1.3 milionë dollarë nga pikturat e tij.

I rritur në një shtëpi koleksionistësh, 11-vjeçari filloi të vizatonte që në moshën pesë vjeçare dhe shumë shpejt prindërit e tij e kuptuan se ai kishte talent.

Vitin e kaluar ai u bë artisti më i ri në histori që kishte stendën e tij në Art Miami dhe në dhjetor u rikthye në panair. 

Atje ai shiti 11 vepra për një total prej 1.3 milionë dollarësh.

Punimet e tij janë të ndikuar nga artistë si Jean Michel Basquiat, George Condo dhe Picasso, por edhe nga bota e fëmijëve, me ndikime nga Pokemon dhe heronj të ndryshëm vizatimor.

I tronditur nga lufta në Ukrainë, artisti i ri krijoi veprën "Pushtimi i Ukrainës", i ndikuar dukshëm nga Guernika e Pikasos (1937).

“Më pëlqen që njerëzit e shijojnë artin tim dhe është kënaqësi të shkosh në panaire të ndryshme arti”, ka thënë ai për Forbes.

Punimet e tij janë blerë nga njerëz të famshëm si Brooke Shields dhe Sofia Vergara, ndërsa ëndrra e tij është të shohë një nga pikturat e tij në Luvër, sipas Valencias./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga