LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk është Venecia/ Ky është destinacioni më romantik i Evropës

2023-02-14 17:51:00, Kuriozitete CNA

Nuk është Venecia/ Ky është destinacioni më romantik i
 
Faqja e rezervimit të udhëtimeve Omio, ka zbuluar destinacionin më romantik të pushimeve në Evropë.

Shumica prej nesh mund të mos jenë veçanërisht të "entuziazmuar" për ditën e Shën Valentinit, por një gjë është e sigurt, askush nuk do t'i thoshte jo një udhëtimi të qetë e romantik në çift. 

Nuk është Venecia/ Ky është destinacioni më romantik i

Në mënyrë të veçantë, ekipi i Omio bëri disa kërkime në Mbretërinë e Bashkuar për të gjetur destinacionin nr. 1 të zgjedhur nga çiftet. 

Nuk është Venecia/ Ky është destinacioni më romantik i

Çfarë mund të bëjë një çift në Sevilje?
Sipas të dhënave të Omio, Sevilja në Spanjë është destinacioni më romantik në Evropë për ata që duan të përjetojnë dashurinë me partnerin e tyre. 

Në fund të fundit, Sevilja nuk u zgjodh rastësisht. Ajo ka tre vende të Trashëgimisë Botërore dhe është shtëpia e katedrales më të madhe gotike në botë.

Nuk është Venecia/ Ky është destinacioni më romantik i

Ajo çfarë tërheq më tepër vëmendjen e vizitorëve në Tripadvisor është Real Alcazar de Sevilla, një pallat mesjetar islamik.

Turistët mund të vizitojnë gjithashtu katedralen e qytetit ose të enden rrugëve gjarpëruese të lagjes së tij të vjetër, Barrio Santa Cruz.

Në Plaza de Espana të qytetit, shumë çifte marrin me qira një varkë për të bërë një shëtitje romantike nëpër kanal./ CNA.al

Lajmet e fundit nga