web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohet “foleja” e protistucionit në Tiranë

2023-07-19 10:36:00, Kronika CNA

Zbulohet “foleja” e protistucionit në Tiranë

Policia e Tiranës  ka zbuluar një qendër masazhesh, që përdorej për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit, në rrugën "Bardhyl".

Kjo u bë e mundur falë operacionit policor të koduar "Spa 19". 

Në pranga ka përfunduar 24-vjeçari me inicialet K. I., ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi O. Rr., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Nën hetim janë shtetaset A. K., 33 vjeçe, E. L., 33 vjeçe, dhe E. O., 30 vjeçe.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 51 500 lekë të rinj dhe 150 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, si dhe 3 aparate celulare.  

Shtetasi O. Rr. administronte një qendër masazhesh, në Rrugën Bardhyl, në të cilën ishin të punësuara 23-vjeçarja e arrestuar dhe tre shtetaset e tjera. Përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, në këtë subjekt ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.      

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.





Lajmet e fundit nga