web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Faza e 28 e megaoperacionit“Territor i pastër”/ Asgjësohen 875 bimë kanabis në Krujë

2023-07-18 09:01:00, Kronika CNA

Faza e 28 e megaoperacionit“Territor i pastër”/ Asgjësohen

Policia ka njoftuar përmbylljen e fazës së e 28-të të operacionit antikanabis “Territor i pastër”, ku u zbuluan dhe u sekuestruan 875 bimë narkotike kanabis në Krujë.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar blutë shprehen se bimët narkotike u gjetën të kultivuara në fshatin Cudhi Kamp.

Deri më tani në kuadër të këtij operacioni maratonë janë zbuliuar dhe asgjesuar 14 965 bimë narkotike kanabis.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Krujë, faza e 28-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”.

Gjatë kësaj faze u asgjësuan nëpërmjet djegies 875 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në terren malor, në një fshat të Krujës.

Më parë, si rezultat i fazave të tjera të këtij operacioni, janë asgjësuar 14 965 bimë narkotike kanabis.  

Nga këto kontrolle, gjatë fazës së 28-të të megaoperacionit “Territor i pastër”, në fshatin Cudhi Kamp, në Krujë, u gjetën të kultivuara 875 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.”/ CNA





Lajmet e fundit nga