web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur/ E pëson 65-vjeçari nga Berati

2023-01-13 16:20:00, Kronika CNA
Kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur/ E pëson
Foto ilustruese

Policia e Lushnjës ka arrestuar në flagrancë një person, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale Xh. V., 65 vjeç, banues në Berat.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qira nga ky person, në Lushnjë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 krehëra armë zjarri dhe municion luftarak.

Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga