web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ishte shpërthim i fuqishëm”/ Flet babai i shefit të krimeve, që u zgjuan me eksploziv në derë të shtëpisë

2023-01-13 09:06:00, Kronika CNA

“Ishte shpërthim i fuqishëm”/ Flet babai i shefit të

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shefit të krimeve në Shkodër i është vënë eksploziv në banesë.

Babai i tij, Gjergj Shpati ka treguar se ishte një shpërthim i fuqishëm.

Ai ka thënë se në atë shtëpi jetojnë tre familje, gjithsej 17 persona. Ai ka mohuar të kenë konflikte me dikë, duke thënë se kjo ka ndodhur për shkak të punës së djalit të tij.

 “Ka ndodhur në orën 4 të mengjesit. Ishim gjithë në gjumë. Ishte shpërthim i fuqishëm. Mendoj se ka ardhur për shkak të detyrës të djalit. Probleme me kënd nuk kemi patur. I kërkoj shtetit që të bëjë detyrën dhe ta zbardhë. Kemi qenë 17 vetë brenda shtëpisë, 3 familje nga kati i parë në të tretin”, deklaroi Gjergj Shpati, babai i shefit të Krimeve Shkodër./CNA.al





Lajmet e fundit nga