web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Eksploziv shtëpisë së shefit të krimeve në Shkodër/ Policia ngrihet në këmbë

13 Janar 2023, 08:12, Kronika CNA

Eksploziv shtëpisë së shefit të krimeve në

Rreth orës 03:50, në lagjen Dobraç, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, përpara banesës së shtetasit P. Sh., me detyrë shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Shkodër. 

Si pasojë janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij, si dhe është dëmtuar automjeti i tij.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje./CNA.al





Lajmet e fundit nga