web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Biznes me radio policie/ 28 vjeçares i ndërpresin tregëtinë

2022-07-16 09:14:00, Kronika CNA
Biznes me radio policie/ 28 vjeçares i ndërpresin
Foto ilustruese

Një 28 vjeçare nga Tirana e identifikuar me inicialet M. Gj., është prangosur, për veprat penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", "Kontrabanda me mallra të tjera" dhe "Fshehja e të ardhurave".

Gjatë kontrollit të ushtruar në një automjet për shërbime postare, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një pako, brenda së cilës kishte 15 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë, të dyshuara të kontrabanduara.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se kjo pako ishte dërguar nga shtetasja M. Gj., e cila i reklamonte dhe i shiste këto radio, që dyshohet se janë futur kontrabandë, në një faqe online, dhe dërgesat i bënte nga shërbime postare, veprimtari të cilën nuk e kishte regjistruar pranë organeve kompetente. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 15 radiot./CNA.al





Lajmet e fundit nga