LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Artan Hoxha zbulon detajin/ Çfarë e lidh masakrën e Fushë-Krujës me atentatin ndaj Ylli Ibrahimit

2023-02-01 21:31:00, Kronika CNA
Artan Hoxha zbulon detajin/ Çfarë e lidh masakrën e
Gazetari Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se masakra e Fushë-Krujës ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj dhe dy shokët e tij  është e lidhur me një atentat i ndodhur disa ditë më pas, ai ndaj Ylli Ibrahimit.

Sipas gazetarit, të njëjtët autorë përgjegjës për vrasjen e Martinajt kryen atentatin ndaj Ylli Ibrahimit në Milot duke përdorur të njëjtën metodë.

Hoxha tha në emisionin “Në Shënjestër”  vrasësit janë maskuar si punonjës të policisë së shtetit duke krijuar skenarin e përkryer atentatet, pasi kanë devijuar trafikun me qëllim boshatisjen e rrugëve.

Ngjarja e 17 korrikut është një ngjarje shumë e rëndë me 3 të vrarë. Ka ndodhur në një aks ku gjithë Shqipëria e veriut dhe veriperëndimore e lindore kalon.

Nga të dhënat që kam marrë më rezulton se aty ka qenë një skuadër që del edhe te atentati i 22 korrikut në Milot ku ishte shënjestër Ylli Ibrahimi. E njëjta teknikë ka qenë edhe aty. Kanë nxjerrë dy persona si policë për të devijuar trafikun që të lirojnë rrugën. Miloti ka vetëm një hyrje dhe dalje, ata e kanë mbajtur rrugën për gjysmë ore. Të bësh diçka të tillë ata kanë pasur informata të sakta për lëvizjet e policisë përveç përdorimit të mjeteve si fenelinat, tabela apo uniforma të policisë. Të organizosh diçka të tillë nu kështë e lehtë sepse lë gjurmë. Brilant Martinaj nuk ishte një objekt shumë i lehtë, as Ylli Ibrahimi. Kanë qenë atentate me kosto të mëdha, për marrjen e informacionit, për mjetet, etj.

Duke qenë se kemi të bëjmë me kudnërshtarë të Ervis Martinajt dhe të dyja palët janë zbuluar të kenë kontakte me policinë edhe në Tiranë. Janë 2 ngjarje të lidhura, më rezulton e njëjta dorë. Ka ndodhur në një hark kohor të vogël, pa u bërë të shtatat e të parit. Akuza kryesore që ka pasur Ervis Martinaj është që ka korruptuar policinë, edhe kundërshtari ka ndjekur të njëjtën taktikë për t’iu afruar”, tha Hoxha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga