LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e Briken Sanajt/ Arrestohet njëri prej autorëve dhe ndihmësi i tij

2023-02-01 11:19:00, Kronika CNA

Vrasja e Briken Sanajt/ Arrestohet njëri prej autorëve dhe

Njëri prej autorëve tër dyshuar për vrasjen e Briken Sanajt është arrestuar në Kosovë,  Mbrërmjen e djeshme nër Pejë ështër bërë i mundur arrestimi i Gjelosh Krasniqit, i dyshuar përr vrasjen e ndodhur nër “Kodrën e Diellit” Tiranë.

Bashkër me të është ndaluar gjithashtu edhe personi që e ndihmoi të strehohej në një fshat të Pejës.

Kështu ka bërë të ditur Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.

“Mbrëmë nga puna operative është arritur të arrestohet një person (me urdhër arrest ndërkombëtar) i cili dyshohet se ka qenë i përshirë vitin e kaluar për një vrasje në Shqipëri. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari Gj.K., është ndaluar për 48 orë, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj tij do parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e paraburgimit. Për procedurat e mëtutjeshme rreth këtij rasti ju lutem i drejtoheni Ministrisë së Drejtësisë”, ka thënë Nikçi.

“Po ashtu është arrestuar edhe personi i cili e ka ndihmuar që të strehohet në një fshat të Pejës. I njëjti është ndaluar për 48 orë”, ka shtuar ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga