LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dyshimet e forta të ekzekutimit të Brilant Martinajt/ Si u ndihmuan autorët nga efektivi i policisë?

2023-02-01 19:53:00, Kronika CNA
Dyshimet e forta të ekzekutimit të Brilant Martinajt/ Si u ndihmuan
Brilant Martinaj

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e Brilant Martinajt, Besmir Hoxhës dhe Dikler Vatës .

Në emisionin “Në shënjestër” është publikuar një pjesë e dosjes hetimore, ku thuhet se autorët që ekzekutuan Martinajn me shokë,  u fshehën nga një efektiv policie.

Më tej, u tha se gjithçka lindi pas dyshimeve që grupi hetues pati se pas autorëve të masakrës së Fushë-Krujës, fshihej dora e stërvitur e një punonjësi policie, të vetmit persona të aftë që mund të instruktojnë mjeshtërisht vrasësit, mbi pozicionin që ata duhet të mbajnë në një skenë krimi, por edhe se si të mos diktohen gjatë lëvizjeve të tyre.

Referuar dosjes hetimore, në rastin e ekzekutimit të Brilant Martinaj dhe miqve të tij, grupi hetues ka dyshime të forta se bashkëpunëtor në këtë ngjarje, të jetë një oficer policie. Efektivi thuhet se ka ndihmuar agresorët të çajnë vetë rrethimin e policisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga