web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situata e tensionuar në veri/ Reagon sërish KFOR: Sundimi i ligjit është ekskluzivitet i Policisë së Kosovës

2023-10-04 12:24:00, Kosova & Bota CNA

Situata e tensionuar në veri/ Reagon sërish KFOR: Sundimi i ligjit

Misioni i KFOR-it në Kosovë në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express ka theksuar se rritur aktivitetin e tij në veri të Kosovës. Në reagim theksohet se sundimi i ligjit është ekskluzivitet i Policisë së Kosovës në veri të Kosovës. 

 “Mandati i KFOR-it në OKB është i qartë dhe nuk përfshin zbatimin e ligjit. Kjo mbetet një prerogativë ekskluzive e Policisë së Kosovës“, thuhet në reagim. 

 KFOR bën thirrje që Kosova dhe Serbia të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-jë meqë është e vetmja mënyrë për të arritur paqe dhe stabilitet të qëndrueshem për të gjitha komunitetet.

“Ne i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, i cili është mënyra e vetme për të arritur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm për të gjitha komunitetet. Të gjitha palët duhet gjithashtu të përmbahen nga retorika nxitëse, e cila është kundërproduktive dhe rrezikon përkeqësimin e mëtejshëm të tensioneve“, kanë thënë nga KFOR-i.

Lajmi në përditësim...





Lajmet e fundit nga