The speaker of the US House of Representatives is removed
The Speaker of the US House of Representatives, Kevin ...

Pas Gjermanisë edhe Polonia e Republika Çeke duan gjithashtu të vendosin kontrolle të përkohshme kufitare në kufirin sllovak. Shkak rritja e emigracionit të paligjshëm përmes drejtimit të ri të itinerarit ballkanik.
Republika Çeke dhe Polonia kanë njoftuar kontrolle më të rrepta në kufijtë e tyre me Sllovakinë. Siç është paralajmëruar nga të dyja vendet, kjo duhet të ndalojë flukset e paligjshme të migracionit dhe të vështirësojë punën e kontrabandistëve.
Masa e nevojshme ndaj bandave të kontrabandës
Kontrollet e përforcuara do të nisin nesër për një periudhë fillestare prej dhjetë ditësh. Megjithatë, periudha mund të zgjatet edhe më tepër. "Kjo është një masë e nevojshme për të luftuar efektivisht bandat e kontrabandës dhe imigracionin e paligjshëm”, shkroi ministri i Brendshëm çek Vit Rakusan në platformën X (ish-Twitter).
Kontrollet do të kryhen në mënyrë të rastësishme përgjatë gjithë kufirit me Sllovakinë. Trafiku ndërkufitar duhet të kufizohet sa më pak të jetë e mundur dhe udhëtarët nuk duhet të ngarkohen pa nevojë.
Migrimi i paligjshëm përgjatë itinerarit ballkanik
Sllovakia po përballet me një numër në rritje të emigrantëve të paligjshëm që hyjnë në vend gjatë rrugës për në Gjermani dhe Evropën Perëndimore. Emigrantët, kryesisht të rinj nga Lindja e Mesme dhe Afganistani, mbërrijnë kryesisht në të ashtuquajturën itinerar ballkanik.
Ministri i Brendshëm polak Mariusz Kaminski tha se kishte informuar homologët e tij në Gjermani, Sllovaki, Austri dhe Republikën Çeke, si dhe Komisionin Evropian, për kontrollet e reja. Javët e fundit, 551 emigrantë të paligjshëm janë zbuluar dhe ndaluar në kufirin me Sllovakinë. Për këtë arsye, Polonia tani po merr masa të vendosura.
Polonia është bërë qendra e një pjese të madhe të migrimit të azilkërkuesve drejt Gjermanisë. Nga njëra anë, rruga ballkanike tani kalon përmes Polonisë. Përveç kësaj, Rusia, së bashku me Bjellorusinë, vazhdon të dërgojë emigrantë në Bashkimin Evropian. Nga ana tjetër, nuk është ende e qartë nëse tregtia e vizave që po diskutohet aktualisht në Poloni mund t'i rrisë më tej shifrat.
Rrugë tranziti përmes Polonisë
Itinerari ballkanik, përgjatë së cilës hyjnë në Gjermani shumica e emigrantëve të parregullt, nuk të çon më nga Turqia përmes Austrisë, por përmes Polonisë në Republikën Federale të Gjermanisë. Sipas informacioneve të WDR, NDR dhe "Süddeutsche Zeitung", pyetjet e azilkërkuesve nga Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) tregojnë se sirianët mbërrijnë kryesisht në Poloni përmes Serbisë, Hungarisë dhe Sllovakisë dhe pjesërisht, përmes Republikës Çeke.
Jepen disa arsye për drejtimin e ri të itinerarit ballkanik. Nga njëra anë, kanë ndikuar kontrollet e palëvizshme kufitare, të cilat deri më tani ekzistojnë vetëm ndërmjet Gjermanisë dhe Austrisë.
Një tjetër pengesë për ata që duan të vazhdojnë në Gjermani është se Austria me sa duket i regjistron njerëzit më saktë se më parë. Së fundi, shpjegimi i referohet regjimit kufitar kroat: sipas raportimeve të ndryshme, policia kufitare ka vite që detyron emigrantët me dhunë të kalojnë sërish kufirin nga kanë ardhur. Pra, për shumë nuk ka rrugëdalje përmes rrugës tradicionale ballkanike./ DW
The Speaker of the US House of Representatives, Kevin ...
Hours after the People's Republic of China celebrated its ...
The House of Representatives voted Tuesday to allow a chal...
A serious accident was registered this Tuesday evening in ...
White House Homeland Security spokesman John Kirby sai...
US lawmakers will decide on Tuesday whether House Speaker ...
Hunter Biden, the son of US President Joe Biden, pleaded n...
Today continues the second day of the trial against former...
Një fraksion i fuqishëm i kartelit Sinaloa i udhëhequr nga...
The Serbian police have arrested the former vice-president...
Komisioni Evropian do të shqyrtojë rrezikun që paraqet...
The Kosovo Police is still conducting investigations i...
The AAK Parliamentary Group, on Tuesday, organized the 6th...
Çmimi Nobel në fizikë për vitin 2023 e kanë marrë Pierre A...
A magnitude 5.6 earthquake struck Nepal on Tuesday, th...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, said on Tuesday...
Sot pritet të diskutohet në Parlamentin Evropian situa...
Former US Special Envoy for the Western Balkans, Richa...
The President of Serbia, Aleksandar Vučić, said on Monday ...
The opposition demanded this Monday in the Parliament ...
CNA has included in the filter the assets of the head ...
The 50 million euro tender for the maintenance of national...
Today we will bring another article that breaks down the w...
CNA has put under scanner the assets of Sokol Sadushi, the...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident occurred in the Bradashesh area of Elbasan n...
A serious road accident occurred tonight on "Vllazërimi" s...
During the checks carried out by the State Police for envi...
Police have revealed details of the incident that occurred...
Meteorologist Lajda Porja has warned that Albania will onc...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
The public sector took the lead in absorbing the workforce...
Today, our country will be under the influence of unstable...
Police are "carrying out investigations" into an image sha...
Iranian state media reports that Abolfazl Sepahi Badjani a...
The Austrian government announced on Monday that it plans ...
Shots were fired outside the US consulate in Toronto today...
In the history of Western art and literature, few moments ...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.7 lek and sol...
The Ministry of Finance will hold the reopening of the 15-...
After strong savings growth in the years following the pan...
This Monday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...