
Ukraina i kërkon BE-së të vendosë sanksione ndaj industrinë ruse të raketave
Kryediplomati ukrainas Dmytro Kuleba tha të enjten se ...
Qeveria e Serbisë emëroi të enjten një politikan të palëkundur pro-rus në postin e shefit të agjencisë së spiunazhit të shtetit ballkanik.
Aleksandar Vulin, i cili shërbeu si ministër i Brendshëm i Serbisë në qeverinë e mëparshme dhe mbante postin e ministrit të Mbrojtjes më herët, mori detyrën e drejtorit të BIA-s, agjencisë serbe të zbulimit, njoftoi qeveria serbe në një deklaratë.
Si ministër i Brendshëm i Serbisë, Vulin vizitoi Moskën në muajin gusht, një vizitë e rrallë nga një zyrtar shtetëror evropian, që nënvizoi refuzimin e Beogradit për t'iu bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për shkak te agresionit të saj në Ukrainë.
Ai i tha gjatë asaj vizite ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov se "Serbia është i vetmi shtet në Evropë që nuk ka vendosur sanksione dhe nuk është bërë pjesë e histerisë anti-ruse".
Serbia, e cila kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, prej vitesh po shmanget nga rruga e saj drejt BE-së duke u orientuar drejt aleatit tradicional sllav, Rusisë, si dhe Kinës.
Aleksandar Vulin konsiderohet "njeriu i Moskës" brenda udhëheqjes serbe. Emërimi i tij në një post kaq të ndjeshëm të zbulimit shihet si një tjetër përçmim ndaj Perëndimit dhe thirrjeve të tij që Serbia të harmonizojë politikat e saj të jashtme me BE-në nëse vërtet dëshiron t'i bashkohet bllokut.
Emërimi zemëroi opozitën properëndimore të Serbisë.
“Emërimi do të ndërpres plotësisht” bashkëpunimin e BIA-s me agjencitë perëndimore të sigurisë dhe do të kontribuojë në “izolimin shtesë ndërkombëtar të Serbisë”, tha partia opozitare Lëvizja e Qytetarëve të Lirë në një deklaratë, duke vënë në dukje se Vulin "mbron hapur pozicionet pro-(Vladimir) Putinit" dhe se emërimi i tij e përcakton Serbinë "si aleatin e vetëm të Rusisë në Evropë".
Marinika Tepiç nga Partie e Lirisë dhe Drejtësisë tha se është e bindur që emërimi i Vulinit "tregon se Serbia po shkon drejt diktaturës" në të cilën "do të lejohen të gjitha mjetet në luftën kundër kundërshtarëve politikë".
A. Vulin ka thënë se Serbia duhet të braktisë përpjekjet saj të anëtarësimit në BE dhe t'i drejtohet Moskës, duke i sulmuar shpesh shtetet fqinje të Serbisë dhe udhëheqësit e tyre dhe duke i quajtur me emra përçmues. Atij i është ndaluar hyrja në Kroaci, anëtare e BE-së.
Ai e ka mbrojtur krijimin e të ashtuquajturës "Bota Serbe" - një kopje e “Botës Ruse”, që do të bashkonte të gjithë serbët në Ballkan nën një flamur të udhëhequr nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç.
Vitin e kaluar, Vulin thuhet se kishte krijuar një "grup pune" me Nikolai Patrushevin, sekretarin e fuqishëm të Këshillit të Sigurimit të Kremlinit, për të luftuar "revolucionet me ngjyra" - një seri protestash masive që ndonjëherë çuan në përmbysjen e regjimeve autokratike kryesisht në Lindjen e Mesme dhe në Azi.
Mediat e pavarura serbe kishin raportuar se në takimin e tyre në Moskë në fund të vitit të kaluar, Vulin i dorëzoi Patrushevit përgjimet nga një takim në Beograd të anëtarëve të opozitës ruse.
Menjëherë pas takimit të Beogradit, disa pjesëmarrës u arrestuan në Rusi. Vulin ka mohuar t’i ketë dorëzuar përgjimet Patrushevit./ VOA
Kryediplomati ukrainas Dmytro Kuleba tha të enjten se ...
Policia në Spanjë shpërtheu një pako të dyshimtë të zb...
The tensions between Kosovo and Serbia have been in th...
The Deputy Assistant Secretary of State for Europe and...
The President of Serbia, Aleksandar Vucic, reacted wit...
China has softened its tone about the danger posed by ...
Germany says it will support Ukraine until it defeats ...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg th...
Five lions escaped last month from their enclosure at ...
The pace of increasing China's nuclear capabilities could ...
Parlamenti, Këshilli dhe Komisioni Evropian pritet të nisi...
Spanish security forces found a third explosive device hid...
The United Nations has predicted that a record 339 million...
There is no place where she can be safe from the regime's ...
Policia në Spanjë po shqyrton një lidhje të mundshme midis...
US Defense Secretary Lloyd Austin on Wednesday expressed h...
This Thursday (01.12) at the White House there is an honor...
The leader of the Islamic State (IS) militant group, A...
The Chinese Communist Party vowed to resolutely crack down...
Parlamenti gjerman ka miratuar një rezolutë përmes së ...
Ukraine reported that Russian rockets killed at least 10 c...
The investigative show "Stop" on Tv Klan has addressed sev...
Emisioni investigativ “Stop” ka udhëtuar drejt Pogradecit,...
Udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit kanë qenë një nga pe...
The head of the High Council of Prosecution, Alfred Balla,...
Harta e re gjyqësore është një arritje e viti 2022, sipas ...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
New details have been revealed from the mega-operation...
A boat with four people remained in the open sea in Vl...
The Road Traffic Specialists made the flagrant arrest ...
Although he closed his eyes for several years in a row, fo...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta, do të sjel...
55.4% e shqiptarëve besojnë se frenat e vendit tonë duhet ...
80.1% e shqiptarëve mendojnë se të rinjtë janë guximta...
68.2% e shqiptarëve mendojnë se gjenerata rreth të 20-...
Former President Donald Trump kicked off his 2024 preside...
According to customers and experts, tipping culture in the...
Fears of escalating violence between Israelis and Pale...
The former Bulgarian Prime Minister, Boyko Borisov, de...
Today, the analyst Aleksandër Çipa congratulated the maste...
Ismail Kadare, the master of the Albanian pen, turns 86 to...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Foreign currencies have had slight fluctuations compar...
Foreign currencies have returned to the values of a week...
The price of fuel in the country changes again. Accord...
Sot, më 26 janar 2023, dollari amerikan blihet me 106....