web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Samiti i Koalicionit të të Vullnetshmëve në Paris/ Publikohet fotoja familjare e liderëve

2026-01-06 19:15:00, Kosova & Bota CNA

Samiti i Koalicionit të të Vullnetshmëve në Paris/

Është publikuar fotoja familjare e liderëve që kanë marrë pjesë në samitin e Koalicionit të të Vullnetshmëve për Ukrainën në Paris. Kryeministri Edi Rama ndodhet po ashtu në Paris, bashkë me 25 liderë të tjerë ndërkombëtarë.

Ndërkohë të pranishëm janë edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i dërguari i posaçëm i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Steve Ëitkoff dhe dhëndri i Trump, Jared Kushner. 

Në një draft-deklaratë të publikuar para nisjes së samitit thuhet se angazhimet ndaj Ukrainës mund të përfshijnë përdorimin e kapaciteteve ushtarake, mbështetjes së inteligjencës dhe logjistikës, iniciativave diplomatike, si dhe miratimin e sanksioneve shtesë.

Takimi synon të finalizojë sa më shumë kontribute të jetë e mundur për garancitë e ardhshme të sigurisë në mënyrë që të sigurojë Kievin në rast të një armëpushimi me Rusinë. Në draft theksohet po ashtu progresi i bërë në javët e fundit në bisedimet mbi garancitë e sigurisë, megjithëse Moska nuk ka dhënë asnjë shenjë publike se do të pranonte marrëveshje të tilla. /CNA





Lajmet e fundit nga