LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rritet bilanci nga tërmeti tragjik/ Shkon në 2724 numri i viktimave në Turqi dhe Siri

2023-02-06 20:47:00, Kosova & Bota CNA

Rritet bilanci nga tërmeti tragjik/ Shkon në 2724 numri i viktimave

Numri i viktimave për Turqinë dhe Sirinë rritet në të paktën 2724 pas tërmetit tronditës me magnitudë 7.8 ballë, sipas zyrtarëve.

Numri total i të plagosurve ka shkuar në 13.580, bazuar në informacionet e dhëna nga agjenci të ndryshme, raporton CNN.

Turqia ka të paktën 11,119 të plagosur nga tërmeti famëkeq. Ndërsa në Siri raportohet se deri tani ka 2,461 të plagosur.

Numri i përgjithshëm i viktimave në Siri u rrit në 1,073, e ndërsa në Turqi ka arritur në 1651, sipas nënpresidentit të Turqisë Fuat Oktay./ CNA.al

Lajmet e fundit nga