LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rinisin fluturimet/ Alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës rezulton i rremë

2023-02-06 17:52:00, Kosova & Bota CNA
Rinisin fluturimet/ Alarmi për bombë në Aeroportin e
Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”

Alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ka rezultuar i rremë.

Është zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, e cila me anë të një reagimi në “Facebook”, njofton se tashmë të gjitha fluturimet kanë rinisur dhe do vazhdojnë si zakonisht.

“Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rrejshëm.ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht”, shkruan zëdhënësja Gara./ CNA.al

Rinisin fluturimet/ Alarmi për bombë në Aeroportin e

Lajmet e fundit nga