
Shumica e demokratëve tani mendojnë se një mandat është i mjaftueshëm për Presidentin Joe Biden, pavarësisht këmbënguljes së tij se ai planifikon të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2024.
Një anketë e agjencisë së lajmeve Associated Press dhe Qendrës për Studimin e Çështjeve Publike, NORC tregon se vetëm 37 për qind e demokratëve thonë se duan që Presidenti Biden të kandidojë për një mandat të dytë, nga 52 për qind që e donin këtë gjë në javët para zgjedhjeve të vitit të kaluar për Kongresin.
Ndërsa Presidenti Biden ka trumbetuar fitoret e tij legjislative dhe aftësinë për të qeverisur, anketa sugjeron se një numër relativisht i vogël amerikanësh i japin atij nota të larta për këto çështje. Intervistat pasuese me pjesëmarrësit e anketës sugjerojnë se shumë amerikanë besojnë se mosha e 80-vjeçarit është problematike, duke e përqëndruar vëmendjen tek shenjat e brishtësisë së tij fizike, si kolla e shpeshtë, mënyra e të ecurit dhe gafat e tij. Ata theksuan se puna më stresuese në botë do të ishte më e përshtatshme për një person të moshës më të re.
"Unë, sinqerisht, mendoj se ai do të ishte shumë i moshuar", tha 37 vjeçarja Sarah Overman, një demokrate që punon në fushën e arsimit në shtetin e Karolinës së Veriut. "Do të ishte mirë të kishim një person më të ri në Shtëpinë e Bardhë."
Ndërsa Presidenti përgatitet të mbajë fjalimin e tij mbi gjendjen e vendit të martën, ai ka një shans të sfidojë dyshimet themelore lidhur me aftësinë e tij për të qeverisur. Në të kaluarën, Presidenti Biden është mbështetur shumë në përvojën e tij për të dëshmuar se ai është i përgatitur mirë për postin e Presidentit. Kur është pyetur nëse ai mund të përballojë përgjegjësitë e postit në moshën e tij, Presidenti Biden shpesh është përgjigjur duke thënë: "Më shihni".
Kandidatët demokratë dolën më mirë se sa pritej në zgjedhjet e vitit të kaluar për Kongresin, një dëshmi e mesazhit të zotit Biden se ai po mbron demokracinë dhe po forcon klasën e mesme. Demokratët zgjeruan kontrollin e tyre të Senatit me një vend më shumë dhe humbën me rezultat të ngushtë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, pavarësisht se historia e zgjedhjeve të dekadave të fundit sugjeronte se ata do të pësonin një humbje të thellë përballë republikanëve.
Sipas anketës, 41 për qind e amerikanëve e mbështesin mënyrën se si zoti Biden po e bën punën e tij si president, një vlerësim pothuajse i ngjashëm me ato të anketave në fund të vitit të kaluar. Shumica e demokratëve ende e mbështesin punën që zoti Biden po bën si president, megjithatë ka rënë dëshira e tyre për ta parë atë në një fushatë tjetër zgjedhore. Vetëm 22 për qind e amerikanëve të moshës madhore thonë se ai duhet të kandidojë përsëri. Sipas anketave të kryera para zgjedhjeve të vitit të kaluar për Kongresin, 29 për qind e amerikanëve mbështesnin idenë e kandidimit të tij për një mandat të dytë.
Rënia mes demokratëve që thonë se zoti Biden duhet të kandidojë sërish për president është me e theksuar tek të rinjtë. Mes demokratëve të moshës 45 vjeç e lart, 49 për qind thonë se Presidenti Biden duhet të kandidojë për një mandat të dytë, krahasuar me 58 për qind që dhanë këtë vlerësim në tetor të vitit të kaluar. Por në mesin e atyre nën moshën 45 vjeç, 23 për qind tani thonë se ai duhet të kandidojë për një mandate të dytë, nga 45 për qind që dhanë këtë vlerësim para zgjedhjeve të vitit të kaluar për Kongresin.
Linda Lockwood, një demokrate nga Kansasi tha se nuk është e shqetësuar për moshën e Presidentit Biden.
“Ai duket se është në gjendje mjaft të mirë për mendimin tim dhe ky është një koment nga një grua 76-vjeçare”, tha zonja Lockwood. "Mund të jeni pak më të kujdesshëm duke zbritur nga shkallët me rritjen e moshës, por pjesa më e rëndësishme është funksionimi i trurit."
Tashmë presidenti më i moshuar në historinë e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden po gjendet përballë pyetjeve të shumta në lidhje me moshën e tij. Ai do të ishte 86 vjeç nëse do të shërbente plot tetë vjet si president. Zoti Biden shpesh punon me një orar shumë të gjatë, duke qëndruar me orë të tëra në këmbë, duke kujtuar emrat dhe historitë e njerëzve që nuk i njeh në udhëtimet e tij si President i vendit.

Megjithatë, ai ka qenë një figurë politike kombëtare për një gjysmë shekulli, pasi është zgjedhur për herë të parë në postin e Senatorit nga Delaueri në 1972, dhe momentet kur ai shfaqet i përhumbur në podium ose pengohet përmes fjalimeve mund të tërheqin më shumë vëmendje sesa politikat e tij.
Në CNN të dielën, Sekretari i Departamentit të Transportit Pete Buttigieg, i cili ishte kandidat presidencial në zgjedhjet paraprake të demokratëve në vitin 2020, e pranoi se "argumentet e brezave (për moshën) mund të jenë të fuqishëm".
"Argumenti më i fuqishëm nga të gjithë janë rezultatet", tha 41 vjeçari Buttigieg. "Dhe nuk mund të debatoni, të paktën, unë do të thosha që ju nuk mund të argumentoni në mënyrë serioze kundër gjërave të mira që kemi arritur, si krijimi i 12 milionë vendeve të punës gjatë mandatit të këtij presidenti”, shtoi ai.
Votuesit si 35 vjeçari Ross Truckey, e kanë ndjekur me kujdes presidentin. Avokati nga Miçigani nuk votoi për zotin Biden ose për republikanin Donald Trump në vitin 2020. Ai mendon se Joe Biden është pjesë e një grupi të fundi presidentësh që kanë qenë "nën nivelin" e duhur të punës.
"Mosha dhe ndoshta mprehtësia e tij mendore nuk janë aty ku do të doja të ishin për një udhëheqës të vendit", tha zoti Truckey.
Presidenti Biden ka theksuar vazhdimisht në fjalimet e tij se është thelbësore që publiku të jetë i informuar me punën që ka bërë administrata e tij. Ai ka theksuar se administrata e tij ka shënuar katër fitore të mëdha legjislative: pakoja e ndihmave për trajtimin e pasojave të pandemisë së COVID-19, ligji i infrastrukturës që mori mbështetje dypartiake, ligji për investimet në teknologji dhe shkencë, si dhe ai për taksat, shpenzimet dhe ndryshimet klimatike./ VOA
Tërmetet e njëpasnjëshme në Turqi kanë shkaktuar një katas...
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka refuzuar të konfi...
Turkey has announced seven days of national mourning, afte...
Pas tërmetit të fuqishëm 7.8 ballë, është rritur sërish nu...
Greek Prime Minister Kyriakos Mitsotakis has had a telepho...
Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi telefonata me d...
Turqia nuk gjen ende qetësi pas tërmetit tragjik të mëngje...
Alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jash...
An earthquake with over two thousand victims has shake...
A bomb threat at Pristina International Airport "Adem ...
Tragjedia e rëndë nga tërmeti në Turqi vijon të thellohet ...
Kina akuzoi të hënën Shtetet e Bashkuara se kishin për...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u bëri thirrje fuqive...
Norway's prime minister has proposed that his country, one...
A 7.8 magnitude earthquake hit southeast Turkey and northe...
A powerful earthquake has struck a wide area in southeaste...
Shocking images come from Turkey, which is being hit f...
Guvernatori i Gaziantepit, Davut Gul foli pas tërmetit shk...
Earthquake expert Professor Dr. Şükrü Ersoy had warned the...
Një tjetër tërmet 7.5 ballë ka goditur Turqinë. Qindra lëk...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Another gunshot wound occurred at the scene. According to...
A gunshot wound occurred this afternoon in Shijak. Accordi...
The Border Police blocked the vessel and fined the driver ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
LDK leader Lumir Abdixhiku and former president Vjosa Osma...
The Vetëvendosje movement has declared victory in the snap...
The counting of votes for political entities in Kosovo is ...
Kosovo's acting Prime Minister, Albin Kurti, has reacted a...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...