LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tërmeti tragjik/ Vladimir Putin premton ndihma drejt Turqisë dhe Sirisë

2023-02-06 18:21:00, Kosova & Bota CNA
Tërmeti tragjik/ Vladimir Putin premton ndihma drejt Turqisë dhe
Vladimir Putin, Recep Tayyip Erdogan dhe Bashar al-Assad

Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi telefonata me dy homologët e tij, atë turk dhe atë sirian, përkatësisht me Recep Tayyip Erdogan dhe Bashar al-Assad, teksa u zotua për ndihmë nga ana e Moskës pas tërmetit shkatërrues që ndodhi sot.

Putin i shprehu ngushëllime për tërmetet shkatërruese Erdoganit dhe “riafirmoi gatishmërinë e tij për t'u ofruar menjëherë partnerëve turq ndihmën e nevojshme për eliminimin e pasojave të kësaj fatkeqësie natyrore”, thuhet në raport, raporton CNN.

E nga ana tjetër Erdogan falenderoi Putinin dhe tha se ai po udhëzonte departamentet kompetente të vendit të pranonin ndihmën nga Rusia.

Ndërsa në bisedën e zhvilluar me Asadin, Putin gjithashtu përcolli ngushëllimet e tij dhe i ofroi palës siriane ndihmën e nevojshme për pasojat e kësaj fatkeqësie, të cilën sipas Kremlinit, presidenti sirian e pranoi./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga