LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video – Pamje nga tërmetet e frikshme në Turqi/ Mijëra viktima dhe të plagosur

2023-02-06 19:11:00, Kosova & Bota CNA

Video – Pamje nga tërmetet e frikshme në Turqi/ Mijëra

Tërmetet e njëpasnjëshme në Turqi kanë shkaktuar një katastrofë me mijëra viktima.

Në përditësimin e fundit të ministrit turk të Shëndetësisë, Fahrettin Koca, u raportuan për 1651 viktima në Turqinë jugore.

Koca tha për mediat se gjithashtu janë plagosur 11,199 njerëz në 10 provinca të Turqisë.

Ndërkohë, numri total i viktimave në Siri ka arritur në 968, dhe 2,403 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Por teksa lëkundjet e njëpasnjëshme me shkallë të fuqishme vazhdojnë të godasin Turqinë, disa pamje tërmeti janë publikuar nga qytetarët në rrjetet sociale.

Më poshtë ne po sjellim disa pamje nga tërmetet tragjike që kanë tronditur mbarë botën./ B.A. – CNA.al

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga