Head of the European Committee for NATO: Kosovo should be part of the EU until 2029
Gunther Fehlinger, who is the chairman of the European Com...

Në vitin 2001 Portugalia legalizoi të gjitha drogërat, pavarësisht nga rrezikshmëria e tyre. Por tani është ndezur debati kundër konsumit të drograve të forta, lejuar legalisht prej më shumë se dy dekadash.
Meqenëse përdoruesit e drogave i injektojnë drogat me shiringa në mjedise publike si oborret e shkollave, apo pranë zonave të banimit shumë vetë po kërkojnë tani mbrojtje më të madhe për pjesën tjetër të popullsisë, që shqetësohet nga imazhet e pakëndshme: Letra të djegura alumini, pjesë shiringash, gjak, këto janë dëshmi të konsumit të drogës në rrugët dhe parqet e Portos.
Me skena të tilla përballet thuajse përditë Cristiano Silva jeton në një lagje të mirë të Portos, qytetit të dytë për nga madhësia të Portugalisë. Por drogaxhinjtë kanë vërshuar edhe në këtë lagje: „Kjo tregon mungesë respekti ndaj pjesës tjetër të shoqërisë. Drogaxhinjtë konsumojnë drogëra në mes të rrugës. Po të mos të të pëlqejë një gjë e tillë, duhet të ndryshosh rrugën. Dhe nëse thua se kjo gjë nuk shkon, atëherë ata bëhen të dhunshëm."
Në vitin 2001, Portugalia legalizoi të gjitha drogërat, pavarësisht nga rrezikshmëria e tyre. Kush ka me vete më shumë se dhjetë racione ditore, rrezikon të gjobitet. Vetëm kush bën biznes me drogën, futet në burg.
Ofertat për trajtimin e të droguarve të pamjaftueshme
Tregtia e drograve është e ndaluar, prandaj ajo zhvillohet kryesisht me dyer të mbyllura. Edhe konsumi në publik nuk lejohet, por ai rrallë ndiqet me pasoja ligjore. Sindikalisti i policisë Hugo Moreira: „Problemi hasim gjithnjë e më shpesh situata të tilla, që kur nuk lejohemi më t'i arrestojmë konsumatorët. Policia i ka duart e lidhura."
Atij që kapet i mundësohen oferta terapie. Dhe qendrat e drogës, mendohet se mund t‘i nxisin konsumentët të largohen nga rruga. Por në Porto ka vetëm një qendër të tillë.
Psikologia, Diana Castro, është krenare për ligjin portugez të drograve. Ajo thotë, se ky ligj është një nga rrugët për të larguar të prekurit nga zonat e errëta. E tek e fundit numri i të vdekurve nga drogat është tani më i ulët: „Kur konsumi i drogave kriminalizohet, atëherë të varurit prej drograve nuk shihen nga shoqëria dhe nuk përfitojnë nga shërbimi mjekësor, thjesht sepse ata shihen si kriminelë dhe jo si njerëz në nevojë." Por me sa duket nuk ka oferta të mjaftueshme të kujdesit shëndetësor. Kritikët druhen për sigurinë publike. Kërkohen masa më të ashpra
Për Patricia Rapazote-n gjendja është e padurueshme. Ajo është kryetare e lagjes Ramalde, një nga lagjet me probleme të Portos. „Kjo ndjenja e frikës, që njeriu kthen kokën dhe sheh nëse ka dikë nga mbrapa, është e padurueshme. Ne kemi nevojë për më shumë polici dhe më shumë patrullim në rrugë."
Sindikata e policisë kërkon po ashtu marrjen e masave më të ashpra. Hugo Moreira: „Ne bëjmë punën tonë, dalim në rrugë. Por kjo nuk ka pasoja. Unë mendoj se ne na duhet një institucion që të marrë të prekurit dhe t'i detyrojë të trajtohen, një institucion me mjetet e nevojshme financiare dhe me profesionistët e duhur, që të shoqërojnë këta njerëz.”
Pas 20 vjet politike liberale droge, ka ardhur koha për të vepruar, thotë banori Cristiano Silva. Për shkak të kujdesit të madh për të varurit nga droga, nuk duhet harruar mbrojtja e pjesës tjetër të popullsisë. „E gjithë kjo çon në ndjenjën e mungesës së ligjit dhe që dikush mund të bëjë çfarë të dojë. Kjo është një spirale shumë e rrezikshme.” Ndërkohë qetësia është shtuar në lagjen e tij, që kur policia ndërmori një aksion të gjerë. Por një pjesë e skenës së drogës ka shkuar në një lagje tjetër. Kështu, Porto nuk po shpëton nga ky problem./ DW
Gunther Fehlinger, who is the chairman of the European Com...
The EU is discussing new rules related to air quality. 98 ...
Ish-ndihmësi i Trump, Peter Navarro është dënuar për s...
Analysts say Chinese President Xi Jingping's absence from ...
Donald Trump may file a motion to move the Georgia crimina...
The United States is moving its troops from a military...
The Catholic Church in Rome hid more than 3,000 Jews from ...
The Georgia prosecutor who has indicted former President D...
US company Microsoft said on Thursday it has identified a ...
NATO Secretary General Jens Stoltenberg said on Thursday t...
The death toll in Greece is increasing over time. The med...
Russian President Vladimir Putin does not plan to atte...
Secretary Antony Blinken continued his visit to Ukraine on...
US lawmakers, who returned from their month-long summer br...
NATO Secretary General Jens Stoltenberg and Kosovo Preside...
The Serbian Minister of Foreign Affairs, Ivica Dacic, said...
Scientists have achieved human embryo-like structures with...
The situation in Greece caused by the floods seems serious...
The internationally famous Albanian artist, Rita Ora, will...
A powerful earthquake with a magnitude of 6.2 has struck t...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Several gunshots were reported today in the village of Gjo...
Following the successive operations carried out by the ope...
The Police Supervision Agency has seized the service weapo...
A serious incident occurred in Lushnje, where citizen IY, ...
As the year 2026 is in its second half, the world is exper...
Today, our country will be under the influence of stable a...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
Ukrainian President Volodymyr Zelensky said Russia wants t...
Iran is adapting and enhancing the capabilities of its bal...
Serbia's Minister of State Administration and Local Self-G...
Kazakh President Kassym-Jomart Tokayev shared some critici...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.7 lek and so...
War, weather and supply disruptions could send gas prices ...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...