web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fitues i çmimit Pulitzer/ Humb jetën në një aksident historiani i njohur amerikan

2026-06-09 08:54:00, Kosova & Bota CNA

Fitues i çmimit Pulitzer/ Humb jetën në një aksident

Historiani i njohur amerikan Gordon S. Wood, fitues i çmimit Pulitzer dhe një nga studiuesit më të rëndësishëm të Revolucionit Amerikan, ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare pasi u përplas nga një automjet në shtetin e Rhode Island.

Sipas policisë së East Providence, Wood u godit nga një makinë teksa po kalonte në parkingun e një supermarketi. Historiani u transportua në spital me plagë të rënda, por më vonë ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve.

Wood ishte profesor i historisë në Brown University dhe konsiderohej gjerësisht si një nga ekspertët më të shquar të periudhës së Revolucionit Amerikan.

Në vitin 1993 ai fitoi çmimin Pulitzer për librin e tij të njohur “The Radicalism of the American Revolution”, ku argumentonte se shkëputja e kolonive amerikane nga Britania ishte jo vetëm një luftë për pavarësi, por edhe një transformim i thellë shoqëror dhe politik.

Gjatë karrierës së tij ai mori një sërë vlerësimesh prestigjioze, përfshirë çmimi Bancroft i vitit 1970 për letërsi rreth historisë së Amerikës dhe Medalja Kombëtare e Shkencave Humane, të cilin ia dorëzoi ish-presidenti amerikan Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë.

Humbja e historianit u konfirmua nga vajza e tij, Amy Louise Wood, profesoreshë e historisë në Illinois State University. Ai lë pas një trashëgimi të rëndësishme akademike që ka ndikuar thellësisht në mënyrën se si interpretohet historia e hershme e Shteteve të Bashkuara. /CNA





Lajmet e fundit nga