
He left "Big Brother Vip"/ Olta Gixhari can't hold back the tears from the surprise of the production
Olta Gixhari has finally left today from Big Brother Vip A...
Olta Gixhari has finally left today from Big Brother Vip A...
Migration to Europe, especially from Africa, has been increasing during the last decade. But the European leadership does not seem particularly focused on this problem. The first to feel the consequences is Italy, which has been struggling for years to stem a growing flow of migrants, along with other Mediterranean countries Greece, Spain, Malta and Cyprus.
Planifikimi i një politike vërtet të përbashkët midis shteteve evropiane është sigurisht i vështirë. Por dukuria e migracionit ka të ngjarë të rritet në një mënyrë eksponenciale gjatë viteve të ardhshme. Libia është një trampolinë për mijëra emigrantë. Qeveria e saj e dobët nuk reagon dot ndaj kësaj sfide, gjë që përbën pengesë me të cilën Bashkimi Evropian duhet të përballet së shpejti.
Një shqetësim i veçantë është migrimi i parregullt, i cili ndodh jashtë ligjeve të vendeve dërguese ose pranuese. Në vitin 2022, Agjencia Evropiane e Sigurisë Kufitare, FRONTEX, regjistroi 330.000 hyrje të parregullta brenda kufijve evropianë:një rritje prej 64 për qind krahasuar me vitin e kaluar, dhe numri më i lartë që nga viti 2016.
Dhe këto shifra nuk përfshijnë më shumë se 13 milionë refugjatë ukrainas që u larguan nga vendi si pasojë e pushtimit rus. Sigurisht, shifrat paraprake të këtij viti ranë në 12 për qind nga një vit më parë, kryesisht për shkak të kushteve të këqija të motit në rrugët detare për në Evropë.
Shifrat janë ende më të ulëta se ato të vitit 2015, kur në Evropë hynë afro 1 milion emigrantë, azilkërkues dhe refugjatë. Megjithatë, fluksi i emigrantëve nuk ka gjasa të zvogëlohet. Libia është historikisht një pikë nisje kryesore e atyre që duan të vijnë në Evropë, ashtu si edhe vendet fqinje si Egjipti dhe Tunizia.
Gati 680.000 emigrantë nga më shumë se 41 kombe u regjistruan në Libi në korrik-gusht 2022, kryesisht nga Nigeri, Egjipti, Sudani, Çadi dhe Nigeria. Përveç emigrantëve që ikin për shkak të krizave politike, të sigurisë dhe ato ekonomike, ka një numër në rritje emigrantësh si pasojë e krizave që lidhen me ndryshimet klimatike.
Të ashtuquajtur emigrantë klimatikë kanë qenë gjithmonë aty, por kjo tendencë duket se do të rritet. Sipas Bankës Botërore deri në vitin 2050 do të ketë mbi 86 milionë emigrantë nga ndryshimet klimatike. Njëkohësisht po rritet ndjeshëm popullsia e Afrikës.
Kjo do të kërkojë një rritje të jashtëzakonshme të burimeve natyrore, gjë që ka shumë pak gjasa të ndodhë. Projeksionet e ardhshme të reshjeve tregojnë një rënie drastike të tyre, dhe kjo do të ndikojë tek burimet ujore, sidomos në ujërat sipërfaqësore që furnizojnë digat dhe rezervuarët më të mëdhenj në Afrikën e Veriut.
Përballë shkretëtirëzimit të brezit të Sahelit, ka të ngjarë të shtohen migracioni nga Libia përtej Mesdheut, duke ndikuar shumë tek vendet bregdetare si Spanja, Italia, Greqia, Qipro dhe Malta. Këto vende kanë vuajtur shumë vitet e fundit për shkak të politikave evropiane që tashmë janë jashtë hapit të kohës, sikurse janë kriteret e Konventës së Dublinit - një traktat ndërkombëtar i nënshkruar në vitin 1990 nga 12 anëtaret e atëhershëm të Komunitetit Evropian, dhe që hyri në fuqi në vitin 1997.
Gjërat u përkeqësuan pas rënies së Muamar Gadafit dhe regjimit të tij, që solli edhe humbjen e kontrollit mbi flukset migratore që nisen nga Libia, gjë që ndikoi para së gjithash tek Italia. Për Italinë, Libia nuk është vetëm pika më e rëndësishme e nisjes për emigrantët që udhëtojnë në brigjet e saj, por edhe një vend me vlerë të madhe strategjike sa i përket energjisë. Megjithatë, kryeministrja italiane Xhorxhia Meloni nuk ka deklaruar ende sesi do ta trajtojë këtë sfidë. Po kështu, samiti i Këshillit Evropian i 9-10 shkurtit, përsëriti se emigracioni ka nevojë për një përgjigje të përbashkët, por se është bërë shumë pak për ta ndihmuar Italinë dhe vendet e tjera bregdetare të përballen me këtë emergjencë.
Në nëntor të vitit të kaluar, Këshilli propozoi 20 masa të përgjithshme për reduktimin e emigrimit ilegal. Këto masa fokusohen në 3 linja:bashkëpunim me vende si Tunizia, Libia dhe Egjipti për të kontrolluar largimet e emigrantëve; promovim i operacioneve “më të koordinuara” të kërkim-shpëtimit në Mesdhe; si dhe në forcimin e zbatimit të mekanizmit të rishpërndarjes vullnetare të emigrantëve, i prezantuar në qershor 2022, që deri më tani nuk ka arritur të japë rezultate të kënaqshme.
Është e vështirë të zhvillohet një strategji koherente dhe afatgjatë me qeveri të dobëta, të delegjitimuara dhe madje të mbivendosura në Libi, siç ndodhi pranverën e kaluar kur qeveria “në largim” e Unitetit Kombëtar në Tripoli e udhëhequr nga Abdulhamid Dbeibah u përball me qeverinë e rremë të Stabiliteti Kombëtar i drejtuar nga ish-ministri i Brendshëm Fati Bashaga.
Për mirë a keq, Italia ka bashkëpunuar në të kaluarën me regjimin e Gadafit. Memorandumi i parë midis dy vendeve u nënshkrua në vitin 2008 nga Ministri i Brendshëm i atëhershëm italian Roberto Maroni dhe Gadafi, dhe përcaktonte se Italia duhej t'i paguante Libisë 5 miliardë dollarë ndihmë, në këmbim të patrullimit të vazhdueshëm në bregdet për të parandaluar largimin e emigrantëve.
Në vitet 2012, 2017, 2020 dhe 2002 ajo marrëveshje u rinovua, herët e fundit duke provokuar protesta të forta nga ana e grupeve të shoqërisë civile. Megjithatë, këto memorandume nuk janë pjesë e një strategjie afatgjatë të përbashkët me Brukselin, por më tepër rezultat i emergjencave të vazhdueshme.
Për ta adresuar si duhet këtë krizë, duhet të ketë së pari një proces koherent për të hartuar politika të besueshme dhe të zbatueshme. SHBA-ja duhet të ofrojë një udhëheqje strategjike për të gjithë procesin në partneritet të ngushtë me BE-në dhe vendet e tjera kyçe evropiane.
Së pari, arsyet e migrimit duhet të adresohen në vetë kontinentin afrikan. Ato janë komplekse dhe mund të duken përtej mundësive të politikave të besueshme. Njerëzit po largohen në masë për shkak të mungesës së mundësive ekonomike dhe varfërisë ekstreme; korrupsionit të madh; konflikteve lokale dhe transnacionale të nxitura nga liderë autoritarë, mercenarë, milici dhe banda, dhe gjithnjë e më shumë nga ndryshimet klimatike.
Së dyti, formulimi i politikave duhet të propozojë se si të menaxhohet, zbutet ose parandalohet migrimi i paligjshëm në Evropë. Kjo është një çështje e sigurisë detare dhe kufitare, dhe do të kërkojë një përpjekje të koordinuar nga rojet bregdetare të kombeve mesdhetare, marina dhe organizatat e kontrollit të kufirit.
Së treti, emigrantët që mbërrijnë legalisht në brigjet e Evropës, duhet të trajtohen me dhembshuri dhe të mbështeten përmes programeve evropiane gjithëpërfshirëse. Këto tre fusha duhet të shihen si një tërësi politikash. Nëse nuk rregullohet procesi i formulimit të politikave, nuk mund të ketë as edhe një qasje gjithëpërfshirëse ndaj migrimit. Është një kërcënim për kombet afrikane dhe për Evropën. Dhe është po ashtu një kërcënim për interesat jetike amerikane në Afrikë dhe Evropë.
Note: Federica Saini Fasanotti, military historian specializing in hybrid wars. She is an associate of the Institute for International Political Studies (ISPI) in Milan./ Adapted from CNA.al
Has Maria Zakharova, a powerful and influential spokes...
If Ukrainian forces were to be equipped with US F-16 f...
Almost six months after the powerful explosions at the...
After World War II, the new communist leader of Yugosl...
Video of a woman waving a European Union flag in the f...
In February 1941, when Great Britain was standing alone ag...
In a pink building in the embassy quarter of Beijing, loca...
For the Western world, the significance of the war in ...
In the era of mass state surveillance, you might think the...
The de facto and increasingly visible alliance between Rus...
Mosha e mesme është një periudhë e karakterizuar nga vetë-...
Lufta në Ukrainë filloi një vit më parë, më 24 shkurt 2022...
Për muaj të tërë në pranverën e vitit 1921, një konvikt pr...
The photo of 2-year-old Alan Kurdi's dead body washing up ...
The major changes taking place in the global system are fo...
Shkenca është përpjekur gjithmonë që të zgjidhë misterin e...
Nëse 30 vjet më parë ishim dakord me Frensis Fukujamën, ku...
Nëse kërkon në google për “varësi nga pornografia” të ...
Thoughts and feelings do not behave like the material obje...
Një grua 82-vjeçare, e cila u shpall kohët e fundit vdekur...
The democratic deputy, Tritan Shehu, has denounced the sta...
Academician Artan Fuga has denounced this morning what...
Three Wizz Air flights have been delayed this morning ...
A scandal has come to light from the testimony of an Itali...
The Special Appeal Commission has upheld the decision of t...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
In 5 years, they have been investigated by the first level...
Another judge is stuck in the "sieve" of the vetting. Duri...
The Ecuadorian police have confirmed yesterday the mur...
A serious accident occurred on the Pogradec-Qafë-Thane ax...
The Special Operational Force and several groups of the Na...
41 kilogramë e 700 gramë heroinë janë sekuestruar nga poli...
Ditën e sotme priten reshje mesatare deri lokalisht in...
Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e ndarë ...
Transporti publik është renditur si një nga problematikat ...
As one of the main problems listed by the citizens of ...
Next month marks an important step in the reconstructi...
The Ohrid Agreement between Kosovo and Serbia has been eva...
Ukraine's top security agency notified a senior Orthodox p...
The United States and South Korea are conducting some of t...
The well-known Korčar architect Vladimir Bregu has passed ...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Journalist Albert Vataj has shown the latest sculptur...
The announcement of the Vjosa National Park is opening new...
Sot më 1 prill 2023, dollari amerikan blihet me 104 le...
Economy expert Arben Malaj has spoken about Prime Minister...
Today, March 31, 2023, the US dollar is bought at 103....
Today, March 30, 2023, the US dollar is bought at 104....