LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

The European Union must reinvent itself

2023-03-03 08:21:00, Blog CNA

The European Union must reinvent itself

The major changes taking place in the global system are forcing all countries to redefine their strategic views as well as economic growth models. But while the changes are affecting every country, the European Union faces a much more serious challenge, which could threaten its very existence.

Kjo nuk është hera e parë që BE-ja gjendet në një udhëkryq. Krizat globale priren që ta zhytin bllokun në një spirale ekzistenciale që mund të vërë në pikëpyetje prioritetet, strukturën dhe qëllimin e ekzistencës së tij. Nëse Evropa do të mbetet një lojtare e madhe në skenën globale, varet nga reagimi i saj ndaj një grumbulli të paprecedentë emergjencash.

Më e spikatura prej tyre është padyshim lufta në Ukrainë, e cila na ka dhënë një kujtesë të fortë se BE-ja duhet të zhvillojë sa më shpejt identitetin e saj të sigurisë për të mbrojtur kufijtë e vet. Por po aq emergjente janë edhe çështje të tjera. Rivaliteti në rritje midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës po e ri-vizaton hartën e fuqisë globale.

Ndërsa bota po ndahet gjithnjë e më shumë në blloqe konkurruese, Evropa duhet të vendosë nëse do të bashkohet tërësisht me SHBA-në apo do të ruajë një pjesë të vogël të autonomisë së saj politike. Në lidhje me ndryshimet klimatike, BE-ja u pozicionua si një përcaktuese e agjendës globale, pasi SHBA-ja u tërhoq në vitin 2020 nga Marrëveshja e Parisit për klimën.

The European Union must reinvent itself

Por tani që Amerika është rikthyer plotësisht në luftën kundër ndryshimeve klimatike, dhe po investon shumë në subvencionet e energjisë së pastër, Evropa duhet që të ripërcaktojë qëndrimin e saj. A do të zhvillojë blloku versionin e vet të Aktit të Reduktimit të Inflacionit të administratës Bajden dhe a do të nisë një garë subvencionesh me SHBA-në dhe Kinën?

Apo do të ecë përpara mbi “ADN-në” e vet dhe do të kundërpërgjigjet me instrumente të tregtisë dhe konkurrencës? Deklaratat e fundit të liderëve evropianë sugjerojnë se ata janë të prirur drejt të parës. Sido që të jetë, ata duhet të vendosin në kohën e duhur. Evropa e ka ri-shpikur veten 2 herë më parë, dhe situata aktuale është shumë e rëndësishme për të tentuar një ri-shpikje të tretë.

Në mesin e viteve 1980, kur stanjacioni ekonomik dhe papunësia e lartë i nxitën ekonomistët dhe politologët (sidomos në të djathtën amerikane) të shpikin termin “eurosklerozë”, presidenti i atëhershëm i Komisionit Evropian Zhak Delor, nisi që të hartonte plane për një kontinent të integruar ekonomikisht.

Këto plane u bënë programi i Tregut të Përbashkët, dhe hodhën bazat për krijimin e eurozonës. Globalizimi rezultoi të ishte një tjetër pikë kthese. Në fillimin e viteve 2000, Ministri britanik i Financave, Gordon Braun, vuri në dyshim mençurinë e ndjekjes së integrimit evropian kur e gjithë bota tashmë po integrohej me shpejtësi.

Ndërsa Rusia dhe Kina kishin hyrë në ekonominë globale duke iu bashkuan Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Organizatës Botërore të Tregtisë, integrimi rajonal dukej si diçka e tejkaluar. Reagimi i BE-së ndaj sfidës së Braun ishte ri-shpikja e vetes si një hartuese dhe diktuese e standardeve globale.

The European Union must reinvent itself

Gjatë 20 viteve të fundit, politikë-bërësit evropianë kanë marrë një rol udhëheqës në hartimin e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla, duke eksportuar standardet rregullatore për kontabilitetin, sigurinë, privatësinë dhe mbrojtjen e konsumatorëve. Siç u shpreh në një rast Ëall Street Journal “BE-ja u bë rregullatori i botës”, duke përdorur rregulloren e saj si një formë të ushtrimit të fuqisë së butë.

Por ky lloj i fuqisë së butë funksionon vetëm në një botë të qeverisur nga rregulla. Zhozef S.Nie Jr. i Universitetit të Harvardit, që e prezantoi këtë koncept në fund të viteve 1980, shpjegoi se ndryshimi midis fuqisë së fortë dhe të butë është se e para është e këmbyeshme, pra e transferueshme nga sfera në sferë, ndërsa e dyta jo.

Pra fuqia ushtarake mund t’i ndihmojë vendet që të fitojnë fuqi ekonomike dhe anasjelltas. Por fuqia rregullatore nuk përkthehet në fuqi ushtarake apo edhe ekonomike. Është kjo arsyeja pse BE-ja duhet ta ri-shpikë sërish veten e saj. Në një botë ku autokratët dhe mbështetësit e tyre po shpërfillin gjithnjë e më shumë rregullat që qeverisin rendin liberal të dominuar nga Perëndimi, BE-ja nuk mund të mbështetet më në vendosjen e rregullave për të ndjekur qëllimet e saj strategjike.

Ajo ka nevojë për një qëllim dhe identitet të ri. Për këtë qëllim, Marko Buti dhe Marçelo Mesori kanë propozuar një draft që përpiqet të pajtojë agjendat e politikës së brendshme dhe të jashtme të BE-së. Ata argumentojnë se unioni duhet të bazohet tek avantazhet e saj krahasuese, dhe të fokusohet në ofrimin e të mirave publike evropiane.

Ky koncept ka shumë kuptim. Ai është mjaftueshëm i gjerë për t’u zbatuar për mbrojtjen, sigurinë, energjinë dhe veprimin kundër ndryshimeve klimatike. Po ashtu është në përputhje me parimin e subsidiaritetit të BE-së, që thotë se vendimet duhet të merren nga shtetet anëtare sa herë që ato janë të mjaftueshme për të arritur objektivat e përbashkëta.

Po ashtu, ai do t’i jepte mundësinë politikë-bërësve të kalonin nga mjetet e centralizuara tek nismat lokale kur është e nevojshme, dhe kjo gjë mund të shërbente si një matës praktik për të vendosur se çfarë konsiderohet si centralizim i tepruar i pushtetit. Për më tepër, qytetarët mund të kuptojnë lehtësisht pse disa veprime përfshihen në juridiksionin e BE-së, ndërsa të tjerat mbeten përgjegjësi e shteteve anëtare.

Por edhe nëse do të miratonte këtë kornizë të re, BE-ja do të duhej ende të bënte disa zgjedhje të vështira. Arsyeja pse BE-së i mungon një politikë e përbashkët në fushën e mbrojtjes, nuk është se shtetet anëtare nuk po arrijnë që ta kuptojnë se do të ishte më mirë të vepronin së bashku. Por sepse ata nuk i besojnë njëri-tjetrit, dhe besojnë edhe akoma pak tek institucionet e BE-së.

Po ashtu, vendet evropiane e pranojnë se një politikë e përbashkët energjetike është në interesin e tyre të përbashkët. Por arsyeja pse nuk kanë arritur të bien dakord për një të tillë, është se ndryshojnë shumë prioritetet e tyre kombëtare. Zbavitja e fundit e BE-së mbi huamarrjen emergjente për të zbutur ndikimin e pandemisë e Covid-19 na ofron një shembull me rëndësi mbi gjendjen aktuale të integrimit evropian.

Instead of going to joint initiatives, most of the money raised through the emergency program was transferred to individual member states. The principle of subsidiarity seems to favor the adoption of the European approach of public goods. But European countries must overcome individual reservations and learn to work together. The road to a new European model can be visualized now, but it will be long and difficult.

Note: Jean Pisani-Ferry, associate of the Bruegel think-tank based in Brussels, and member of the Peterson Institute for International Economics.

Translated by CNA.al

Lajmet e fundit nga