The rare disorder that makes some people fear nothing
Courage can come in all shapes and sizes. Such as running ...

Një grua 82-vjeçare, e cila u shpall kohët e fundit vdekur në një azil pleqsh në Nju Jork, u zbulua më vonë se ishte gjallë nga stafi i agjencisë së funeraleve. Kjo ngjarje pason një incident të ngjashëm në Ajoua, ku një grua 66-vjeçare që ishte në fazat e para të demencës u shpall e vdekur nga një infermiere. Por u gjet duke gulçuar për ajër kur stafi i agjencisë funerale hapi çantën e zezë ku ishte trupi i saj.
Fatmirësisht, këto ngjarje janë shumë të rralla. Por frika prej tyre ka ekzistuar në çdo kohë, dhe kjo gjë mund të shpjegojë një zakon të vjetër të marinarëve. Kur qepte qefinin për një marinar të vdekur, marinari e bënte qepjen e fundit në hundën e të ndjerit.
Kalimi i gjilpërës përmes hundës supozohej se ishte një stimul mjaft i fuqishëm për të zgjuar çdo marinar që ishte ende gjallë. Për fat të mirë sot konfirmimi i vdekjes së dikujt është shumë më pak brutal. Mungesa e tingujve të rrahjes së zemrës dhe e frymëmarrjes gjatë një periudhe kohore, bebet e palëzivshme të syrit, zgjerimi i tyre dhe mos-reagimi ndaj çfarëdolloj stimuli duhet të nënkuptojnë se personi ka vdekur.
Të gjithë mjekët janë mësuar se si ta bëjnë këtë dhe të gjithë janë të vetëdijshëm për detyrat e tyre. Megjithatë ka pasur raste kur vdekja është konfirmuar nga ky proces, por pacienti ka shfaqur më pas shenja. Me kalimin e viteve, unë e kam parë vetë këtë lloj ngjarje.
Një ditë në një spital, një kolegu im shpalli të vdekur një grua të moshuar. Por pak më vonë, ajo nisi të merrte sërish frymë dhe pulsi i saj u rikthye pas pak sekondash. Në një tjetër ngjarje të paharrueshme ekipi i urgjencës mjekësore u telefonua nga dikush që tha: “Arrest kardiak. Gruaja ka vdekur. Kjo nuk është shaka!”.

Një grua kishte marrë një mbidozë të qetësuesve që merrte zakonisht për shkak të sëmundjes së epilepsisë. Ajo u egzaminua nga një mjek i përgjithshëm që vërtetoi se ajo kishte vdekur. Por me të mbërritur në morg, u pa se njëra nga këmbët e saj po dridhej.
Dhe nëse më kujtohet saktë, ajo e mori veten. Moskryerja e duhur e procedurës së konfirmimit të vdekjes shpjegon disa raste të personave të deklaruar gabimisht të vdekur. Një ekzaminim i përciptë, mund të çojë lehtësisht në dështimin për të dëgjuar rrahjes e zemrës dhe për të dalluar frymëmarrje të cekëta dhe të rralla.
Prandaj mjekët duhet të jenë shumë të kujdesshëm. Megjithatë, disa barna që u japim pacientëve mund ta bëjnë detyrën më të vështirë. Kështu mendohet se qetësuesit e mbrojnë në një farë mënyre trurin nga dëmtimi. Ato përdoret gjatë anestezisë për operacionet kirurgjikale të rëndësishme, sidomos nëse është e nevojshme që të ndalohet për një fare kohe qarkullimi i gjakut.
Zakonisht një mbidozë me qetësues e redukton reagimin e trupit, e ngadalëson shumë frymëmarrjen dhe qarkullimin e gjakut, duke çuar në përshtypjen e vdekjes, ndërsa e mbron trurin nga hipoksia (mungesa e oksigjenit). Më vonë, pasi ilaçi pastrohet nga trupi, personi mund të zgjohet.
Ka jo pak raste kur mbidozimi me Diazepam (emri i markës Valium), Alprazolam (emri i markës Xanax) kanë bërë që njerëzit të shpallen gabimisht të vdekur. Disa helme mund të kenë një efekt të ngjashëm. Praktikuesit e magjisë së zezë Voodoo të quajtur Bokors, u jepnin pluhur viktimave për t’i bërë ato të dukeshin si të vdekur.
Këto pluhura thuhet se përmbanin doza të vogla tetrodotoksine nga peshqit e sheshtë për të paralizuar viktimën, që më pas supozohet se ishte rrëmbyer para varrosjes dhe skllavërohej. Po ashtu zhytja në ujë të ftohtë mund të çojë ë iluzionin e vdekjes për shkak të efektit të tij në ngadalësimin të ritmit të zemrës. Mbijetesa pas periudhave të konsiderueshme kohore në ujë është e mirë-dokumentuar.

Në manualet e shërbimeve të urgjencës, mësohet prej kohësh se një pacient i mbytur nuk shpallet i vdekur derisa trupi i tij të jetë ngrohur. Sepse është raportuar një rikuperim i mirë neurologjik pas periudhave të zhytjes në ujë të ftohtë deri në 70 minuta.
Edhe gjendjet e të fikëtit mund të mashtrojnë edhe ekspertin që zakonisht certifikon vdekjen e dikujt. Aktivizimi i Nervit Vagus (nervi kranial më i gjatë në trup) që ndodh gjatë gjendjes së të fikëtit, ngadalëson rrahjet e zemrës dhe e ul ndjeshëm presionin e gjakut. Një rast i tillë ka ndodhur në Honduras.
Një adoleshente shtatzënë u mendua se kishte vdekur nga një gjendje shoku pasi dëgjoi të shtëna me armë zjarri në lagjen e saj. Ajo u dëgjua duke bërtitur brenda varrit një ditë pas funeralit të saj. Ka shumë të ngjarë që ajo të jetë zgjuar pas një gjendje të fikëti të zgjatur.
Shumë raste të tilla duket se e kanë origjinën jashtë Evropës, dhe kjo mund të shpjegohet me ndryshimet gjeografike në procedurën e konfirmimit mjekësor të vdekjes. Ndoshta gabimet lindin kur njerëzit kanë më pak gjasa të jenë në gjendje të përballojnë shpenzimet e një mjeku. Cilido qoftë shkaku, këto raste shfaqen në media sepse janë të bujshme dhe tërheqin vëmendjen, por në fund të fundit janë shumë të rralla.
Courage can come in all shapes and sizes. Such as running ...
My dear son, I am writing this letter for 3 reasons: 1. L...
Sipas një studimi më të ri, të qenit në krye të listës së ...
Midis ekonomistëve po qarkullon kohët e fundit një batutë:...
Njerëzit janë përpjekur të shmangin pagimin e taksave që n...
Thousands of Ukrainian children and teenagers have been fo...
Carnival? All with masks to wear, hide, have fun and joke....
Megjithëse mund të duhen javë ose muaj për të konfirmuar n...
Si mund të luftohet një armik si i ftohti? Ndërsa në t...
A Chinese spy balloon destroyed after being identified...
Që në fillim të këtij shekulli, shkencëtarët janë përpjeku...
Së shpejti do të mbushet një vit nga lufta që nisi Kre...
Armët bërthamore mund të vrasin miliona njerëz, të zhdukin...
The art of escaping from prison has made thieves and murde...
The earthquake and geopolitics are intertwined, with aid s...
Kur shumica e njerëzve dëgjojnë fjalën kryqëzim, mendja i ...
For most of us, life seems to move forward smoothly and pr...
Një mister i madh, mbi të cilin debatohet ende sot kësaj ...
Sipas vlerësimeve të reja të Fondit Monetar Ndërkombët...
Disa statistika të tmerrshme kanë dalë nga disa studim...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Tirana Police have shared details regarding the accident t...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Over 18,000 foreign citizens from 140 countries have appli...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
US President Donald Trump has issued another warning to Ir...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...