Çfarë i ndalon armët bërthamore të shpërthejnë aksidentalisht?
Armët bërthamore mund të vrasin miliona njerëz, të zhdukin...

Së shpejti do të mbushet një vit nga lufta që nisi Kremlini kundër Ukrainës. Ky konflikt i ka marrë deri tani jetën qindra mijëra njerëzve, ka shkatërruar qytete të tëra dhe ka kthyer në refugjatë miliona familje. Si përgjegjësi kryesor për këtë tragjedi, Vladimir Putin, është shndërruar në një simbol të vërtetë të së keqes, i mallkuar në mbarë botën.
Por po ashtu duket se gjithnjë e më shpesh, edhe populli rus trajtohet po si një armik i botës së lirë. Pretendimi kryesor kundër rusëve të thjeshtë: Ju nuk i keni rezistuar politikave agresive të qeverisë suaj, dhe kjo ju bën bashkëpunëtorë të krimeve të luftës.
Unë quhem Ilia Jashin, një politikan i opozitës ruse, të cilin Kremlini po e mban në burg që nga mesi i verës së vitit kaluar. Unë jam dënuar me 8.5 vjet burgim, vetëm sepse kam folur publikisht kundër luftës në Ukrainë.
Por sot dua të them disa fjalë në mbrojtje të kombit tim. Së pari: Ne rusët rezistuam kundër nisjes së kësaj lufte. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe gjatë gjithë vitit 2022, policia në Rusi arrestoi thuajse 20.000 kundërshtarë të luftës.
Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, protestat janë zhvilluar pothuajse çdo ditë në qytete të ndryshme që nga 24 shkurti 2022, dhe vetëm 18 prej tyre kanë kaluar pa arrestime dhe ndalime. Në këtë sfond, ne kemi parë shembuj të mahnitshëm të guximit civil.
Për shembull, Vladimir Rumjancev, një zjarrfikës në një nga rajonet e vendit, u dënua me 3 vjet burg për ndërtimin e një radioje amatore për të transmetuar raporte kundër luftës. Ndërsa Aleksei Gorinov, anëtar i këshillit të qytetit të Moskës, u dënua me 7 vjet burg pasi bëri thirrje për mbajtjen e 1 minutë heshtje gjatë një takimi të këshillit për të nderuar fëmijët ukrainas të vrarë nga ushtria ruse.
Së dyti, shumë rusë po largohen nga vendi për shkak të Putinit. Gjatë vitit të kaluar, u larguan nga vendi rreth 700.000 qytetarë. Shumica e tyre kanë emigruar, duke mos dashur të bëhen pjesë e një agresion ushtarak të padrejtë. Dua të tërheq vëmendjen ndaj faktit se ky numër është 2 herë më i madh sesa ata që u mobilizuan në luftë pak muaj më parë. Sigurisht, ju ndoshta mund t?i fajësoni ata që zgjodhën të arratiseshin në vend se të zgjidhnin rrugën e rezistencës, burgut dhe torturave. Por fakt është se qindra mijëra bashkatdhetarë të mi braktisën shtëpitë e tyre pas, pasi nuk pranuan të bëheshin vrasës me urdhër të qeverisë së tyre.
Së treti, ata që mbetën në Rusi po jetojnë tamam si pengje. Shumë prej tyre nuk e mbështesin luftën, por heshtin, pasi kanë frikë nga represioni i regjimit. Por heshtja e një pengu, që ka në kokë armën e një terroristi si Putin nuk e bën atë bashkëpunëtor të terroristit.
Përmes kësaj letre unë dua që t?i bëj thirrje urtësisë së bashkësisë ndërkombëtare. Mos i përçmoni rusët, pasi kjo lloj retorike vetëm sa do ta forcojë pushtetin e Putinit. Duke e zhvendosur fajin për krimet e luftës nga junta e Kremlinit tek bashkëqytetarët e mi, ju po e lehtësoni barrën morale dhe politike të regjimit të Putinit.
Ju po i jepni atij mundësinë që të fshihet nga akuzat e drejta të njerëzve, që në këtë situatë janë shndërruar në një mburojë njerëzore. Unë e shoh si një gabim të rëndë këtë qasje. Putini i ka shkaktuar vuajtje të mëdha popullit ukrainas. Por me këtë luftë barbare ai po vret edhe vendin tim, Rusinë. Unë besoj se rusët mund të bëhen aleatë të botës së lirë për t?i rezistuar këtij tirani. Mjafton që t?ua shtrini dorën bashkëqytetarëve të mi.
Ilia Jashin, Qendra e paraburgimit nr. 1, Udmurtija, Rusi.
?Time? - Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Armët bërthamore mund të vrasin miliona njerëz, të zhdukin...
The art of escaping from prison has made thieves and murde...
The earthquake and geopolitics are intertwined, with aid s...
Kur shumica e njerëzve dëgjojnë fjalën kryqëzim, mendja i ...
For most of us, life seems to move forward smoothly and pr...
Një mister i madh, mbi të cilin debatohet ende sot kësaj ...
Sipas vlerësimeve të reja të Fondit Monetar Ndërkombët...
Disa statistika të tmerrshme kanë dalë nga disa studim...
"The president is here!" Dressed in military fatigues ...
Në "Eneidën” e Virgjilit, një poemë epike latine, perë...
Mund të mos i ngjante momentit tronditës kur sovjetikes lë...
For decades, the United States had a secret weapon. During...
Edon Zhegrova po kalon në formë të mirë ndeshjet e fundit. S...
Phishing, Ransomware, sulme DDos. Janë që të gjithë terma ...
Në fushën e betejës, çdo lloj avantazhi mund të përcaktojë...
According to the German statistics office, life expect...
The Fugejt family from Kentucky, USA, is famous for a ...
Last week, policy and business leaders at the 53rd Annual ...
Në fjalimin e tij kryesor për vitin 2022, presidenti i SHB...
Duket se më në fund presidenti rus, Vladimir Putin, e ka v...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Tirana Police have shared details regarding the accident t...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Over 18,000 foreign citizens from 140 countries have appli...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
US President Donald Trump has issued another warning to Ir...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...