Businessman Artur Shehu breaks his silence: I am a long-time land owner in Zvërnec, I don't know the investors at all
Albanian businessman Artur Shehu spoke on the Opinion show...
Albanian businessman Artur Shehu spoke on the Opinion show...

Në fjalimin e tij kryesor për vitin 2022, presidenti i SHBA-së Xho Biden akuzoi presidentin rus Vladimir Putin se me pushtimin e tij të Ukrainës pak ditë më parë po synonte “të shkundte themelet e botës së lirë”. Putin besonte se sulmi i tij “i paramenduar dhe plotësisht i paprovokuar” ndaj Ukrainës do të përballej me pak rezistencë.
“Por bota e lirë po i kërkon llogari” deklaroi Bajden. Kur presidenti amerikan të mbajë fjalimin e tij të ardhshëm mbi Gjendjen e Bashkimit më 7 shkurt, ka shumë të ngjarë që të tregojë të gjitha mënyrat se si “bota e lirë” ka vazhduar të mbështesë Ukrainën dhe ta ndëshkojë Putinin gjatë vitit të kaluar.
Vendet e NATO-s dhe partnerët e tyre anembanë botës, i kanë dorëzuar ushtrisë ukrainase sasi të mëdha armësh dhe furnizime të tjera, ndërsa kanë mirëpritur miliona refugjatë ukrainas. Të njëjtat vende kanë mbështetur - madje edhe shtuar - sanksionet ndaj Rusisë, ndërsa kanë gjetur mënyra për të mbështetur ata që përpiqen të heqin dorë nga energjia ruse.
Krenaria e Bajden në lidhje me reagimin e administratës së tij ndaj agresionit rus - që së shpejti do të përfshijë edhe dërgimin e tankeve “M1 Abrams” - është e justifikuar. Veçanërisht mbresëlënëse është vendosmëria e tij për të rigjallëruar aleancat dhe partneritetet, si dhe për të bashkëpunuar ngushtë për të gjitha vendimet kryesore.

Por çfarë e përbën saktësisht “botën e lirë”, dhe sa qartë mund të përcaktohet ajo nga bota “jo e lirë”? Dhe a është mbështetja për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë një test lakmusi për të përcaktuar se kush i përket cilës kategori? Në një kuptim, Ukraina është padyshim në kufirin e botës së lirë.
Veprimet e Rusisë në Ukrainë - torturimi dhe vrasja e ushtarëve dhe civilëve; shkatërrimi i shtëpive, bizneseve dhe infrastrukturës kritike; detyrimi i njerëzve që të grumbullohen në bodrume të ftohta për t’i shpëtuar bombardimeve - janë sulme flagrante ndaj lirisë.
Dhe objektivi i saj përfundimtar - pushtimi i një vendi të pavarur, gllabërimi i territorit dhe anulimi i identitetit të tij kombëtar - është vetë mohimi i lirisë. Duke i rezistuar ashpër forcave ruse, ukrainasit po mbrojnë lirinë e tyre. Por tirania dhe pushtimi nuk janë të vetmet forma të mungesës së lirisë.
Në kujtimet e tij të vitit 2021, ekonomisti fitues i çmimit Nobel, Amartja Sen tregon historinë e një punëtori ditor mysliman, i cili u sulmua për vdekje nga një turmë hindu në vitin 1944, teksa po largohej nga një punë e vogël që ai e dinte se ishte e rrezikshme, por që nuk mund ta linte.
Sen shkruan: “Ai incidenti i dominoi mendimet e mia për një kohë të gjatë, dhe arrita të kuptoja shtrirjen e madhe të varfërisë në grabitjen e të gjitha lirive të një personi, madje edhe lirinë për të mos marrë një rrezik të mundshëm për t’u vrarë”.
Duke u mbështetur tek kjo njohuri, Sen - me ndihmën e filozofes Marta Nusbaum - arriti në përfundimin se udhëheqësit dhe politikë-bërësit duhet të ndjekin “një pikëpamje të zhvillimit si një proces i integruar i zgjerimit të lirive thelbësore që lidhen me njëra-tjetrën”: liritë politike, burimet ekonomike, mundësitë sociale, garancitë e transparencës dhe siguria mbrojtëse.
Të gjitha këto liri janë edhe synime edhe mjete, pasi ato u japin mundësi qenieve njerëzore të zgjerojnë “aftësitë” e tyre për të “drejtuar llojin e jetëve që vlerësojnë” - të jetojnë, të mësojnë, të rriten, të punojnë dhe të ushtrojnë lirinë e zgjedhjes në botë.
Me këtë masë, Sen thekson në librin e tij “Zhvillimi si liri”, se demokracitë e zhvilluara të botës së lirë janë shtëpia e miliona njerëzve që nuk janë të lirë - njerëz, aftësitë e të cilëve janë të kufizuara nga gjithçka, nga varfëria dhe të mirat publike të papërshtatshme, deri te margjinalizimi politik dhe social.
Ndërkohë, miliona njerëz në vendet që SHBA mund t’i etiketojmë si autokrate gëzojnë disa liri ekonomike, mundësi sociale dhe siguri. Njohja e këtij realiteti nuk do të thotë të pranosh se ekziston një shkëmbim i domosdoshëm midis lirisë politike dhe rritjes ekonomike, siç kanë këmbëngulur shpesh udhëheqësit kinezë dhe të tjerë autokratë. Megjithatë, ai e ndërlikon dallimin midis botës “të lirë” dhe “jo të lirë”.
Një rast i tillë është India, vendlindja e Nobelistit Sen dhe demokracia më e madhe në botë. Kur kryeministri Narendra Modi u ngjit në pushtet në vitin 2014, India u klasifikua si një vend “i lirë” në renditjen vjetore të vendeve të botë nga Freedom House dhe mbeti e tillë deri në vitin 2020.
Tani klasifikohet si një vend “pjesërisht i lirë”, përballë anti-myslimanëve të sanksionuar zyrtarisht nga Perëndimi, ka një rritje të fanatizmit dhe kufizimeve mbi të drejtat dhe liritë civile. Nga ana tjetër, sipas një raporti të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara, midis viteve 2006-2021, India nxori nga varfëria 415 milionë njerëz.
Ky vend ka refuzuar që ta rreshtohet me Rusinë ose NATO-n në lidhje me luftën në Ukrainë. Ajo është afruar në mënyrë të qëndrueshme me SHBA-në, Japoninë dhe Australinë përmes Dialogut Katërpalësh të Sigurisë, të formalizuar gjithnjë e më shumë, por nga ana tjetër ka rritur në mënyrë të qëndrueshme importet e saj të naftës nga Rusia, e cila është sot furnizuesja kryesore e saj.

Gjenerali amerikan në pension, Dejvid Petreus, kujtoi kohët e fundit se i tha Ministrit të Punëve të Jashtme të Indisë S.Jaishankar, që në atë kohë ishte ambasador i Indisë në SHBA, se si anëtare e QUAD-it, India duhet “të bëjë një zgjedhje midis Lindjes dhe Perëndimit”. Jaishankar u përgjigj: “Gjeneral, ne e kemi bërë një zgjedhje. Dhe kemi zgjedhur Indinë!”.
Sipas tij, lufta në Ukrainë mund t’i japë mundësi akoma më shumë vende që të zgjedhin të mbrojnë interesat kombëtare. Ai parashikon se ky konflikti do të transformojë një rend botëror që është ende “thellësisht perëndimor” - në të cilin ‘problemet e Evropës janë problemet e botës, por problemet e botës nuk janë të Evropës’ - në një botë “me shumë rreshtime”, ku vendet janë të lira të ndjekin “preferencat dhe interesat e tyre”.
Por India nuk është e vetme me këtë qasje. Vendet në mbarë Afrikën, Azinë dhe Amerikën Latine refuzuan në prill të vitit të kaluar për të votuar pro përjashtimit të Rusinë nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.
Ata fajësojnë sanksionet perëndimore po aq sa edhe agresionin rus për rritjen e çmimeve të ushqimit dhe energjisë, të cilat po vazhdojnë t’u shkaktojnë atyre vështirësi të jashtëzakonshme. Sipas këndvështrimit të tyre, ky është një rast tjetër kur Evropa dhe SHBA i bëjnë problemet e tyre si problemet e të gjithë botës.
Në rast se ai dëshiron që të flasë me një audiencë të vërtetë globale, Bajden duhet të marrë në konsideratë heqjen dorë nga përkufizimi i shekullit XX-të për “botën e lirë” dhe të përqafojë lirinë e shumë llojeve të ndryshme. SHBA-ja dhe aleatët e saj, mund të thotë ai,
po luftojnë për të çliruar popullin ukrainas dhe njerëzit kudo që ndodhen nga prangat e pushtimit, dominimit, varfërisë, urisë, injorancës, paragjykimit dhe privimit. Ne do të kërkojmë aleatë ku mund t’i gjejmë ata në të gjitha këto fronte lufte.
Duket se më në fund presidenti rus, Vladimir Putin, e ka v...
When we think of mummies, our minds immediately go to anci...
Female serial killers are a rare but well-documented pheno...
Kur bisedon me një 70-vjeçare të sjellshme dhe shumë të sh...
There are a number of myths about sleep, which are oft...
Zakonisht besohet se një shkencëtar i famshëm me flokë...
2023-shi është viti 100 i Republikës Turke, themeluar nga ...
Luftëtarët ukrainas qëndronin të zhytur thellë në baltë, d...
A po vuan presidenti rus Vladimir Putin nga ndonjë sëmundj...
There are currently many predictions about how Russia's wa...
Sacrificial rituals, curses, dolls, and black magic likely...
"Magic Mountain", the classic novel by Thomas Mann, wh...
The morning of January 22 in Beijing resembles the sce...
In 1917, revolution broke out in Russia and Tsar Nicho...
“Antverpi, kryeqyteti i krimit si Medelin i Pablo Eskobari...
Ideja se të qenit shtatlartë është një tipar fizik i lidhu...
Perhaps on paper, Sultan Kösen is a mild-mannered farm...
Death is something inevitable. And since everyone dies...
In 1883, as he lay on his deathbed, Karl Marx revealed a t...
After decades of peace, Russia returned the war to Europe ...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The protests of recent days related to the situation in Zv...
The case addressed this Wednesday, June 3, on the show "St...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A convict was found dead today in the premises of the Pris...
Several images provided by CNA show the area where this mo...
A quantity of explosive material exploded this morning at ...
The Head of the State Police, Skënder Hita, expressed his ...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Witnesses in Lozhan, Maliqi, have shared details from the ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
John Bolton, the former national security adviser to US Pr...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The government aims to transform the country's industrial ...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Profit margins in the construction sector have increased s...
The Transparency Board, at its meeting today, decided to i...