The long Turkish century from Ataturk to Erdogan
2023-shi është viti 100 i Republikës Turke, themeluar nga ...

Zakonisht besohet se një shkencëtar i famshëm me flokë të shpupuritur ka qenë një nga njerëzit më inteligjentë që ka ekzistuar ndonjëherë. Por a është vërtet kështu? Jo. Titulli prestigjioz shkon për amerikanin Uilliam Xhejms Sidis, Koefiçenti i Inteligjencës (IQ) i të cilit mendohet se ka qenë 100 pikë më i madh se ai i Albert Ajnshtajnit.
Sidis ishte një fëmijë vërtetë gjenial. Ai pati një jetë me shumë arritje, por tragjikisht të shkurtër. Uilliam Sidis lindi më 1 prill të vitit 1898, nga Boris dhe Sarah Sidis në Nju Jork. Të dy prindërit e tij ishin shumë të zgjuar. Nëna e tij ishte e diplomuar në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Bostonit. Babai i tij ishte një ekspert i njohur i psikologjisë jonormale.
Për shkak të trashëgimisë dhe vëmendjes së prindërve Uilliams ishte shumë i suksesshëm që në vitet e para të jetës. Ai ishte në gjendje të lexonte gazetën “New York Times” kur ishte vetëm 18 muajsh, ose 1 vit e gjysmë. Kjo prirje vetëm sa u forcua dhe kur mbushi 8 vjeç ai fliste rrjedhshëm greqisht, latinisht, rusisht, frëngjisht, gjermanisht, hebraisht, armenisht, turqisht dhe natyrisht, anglisht.
Po ashtu Sidis shpiku gjithashtu gjuhën e tij personale të cilën e quajti “Vendergood”. Boris shkroi për arritjet e djalit të tij, duke vlerësuar se “metodat” e tij të edukimit kishin luajtur një rol kryesor në sukseset e pabesueshme të djalit të tij. Nuk është për t’u habitur që një fëmijë kaq inteligjent vazhdoi të ndiqte Universitetin e Harvardit kur ishte ende 11-vjeç.

Ai u fokusua më shumë tek matematika dhe fizika. Ai theu rekordin e personin më të ri në moshë që shkonte në universitet.
Megjithatë, ajo periudhë nuk ishte një kohë e lumtur për të pasi kërcënohej, ngacmohej
dhe poshtërohej vazhdimisht nga shokët e klasës. Sidoqoftë, arritjet e tij akademike ishin mbresëlënëse. Aq sa fizikanti i njohur i Institutit të Teknologjisë në Masaçusets, Daniel Komstok parashikoi: “I riu Sidis do të jetë një matematikan i madh në fushën e astronomisë, një lider i së ardhmes në këtë disiplinë shkencore”.
Sidis u diplomua në moshën 16 vjeçare përpara se të regjistrohej në një degë tjetër. Por ai ishte tashmë i zhgënjyer nga jeta universitare, duke deklaruar në një intervistë për Boston Herald: “Unë dua të jetoj jetën e përsosur. Dhe mënyra e vetme për këtë është ta jetosh atë në izolim. Unë i kam urryer gjithmonë turmat”.
Por pasi u sulmua fizikisht nga një grup studentësh të kursit të tij, Sidis u largua nga universiteti për të punuar në Institutin Uilliam Marsh Rajs. Atje kur ishte vetëm 17 vjeç, punoi për një doktoraturë në matematikë teksa jepte mësim lëndë të ndryshme.

Por kjo nuk zgjati shumë pasi ai shumë shpejt u mërzit me mësimdhënien. Ashtu si në
shumë raste të tjera në jetën e tij, çështja e moshës së tij të re ishte bërë një burim mosmarrëveshjesh, sidomos kur duhej t’u jepte mësim studentë shumë më të mëdhenj se ai.
Ndaj Sidis ndryshoi sërish qasje dhe në vitin 1916 ndoqi Shkollën Juridike të Harvardit. Por e braktisi shkollën në vitin 1919 para se të diplomohej. Po atë vit u arrestua gjatë një proteste të socialistëve më rastin e ditës së 1 Majit në Boston dhe u dënua me 18 muaj burg.
Gjyqi i tij tërhoqi shumë vëmendje pasi Sidis kishte fituar një lloj fame. I ati Boris arriti
të rregullonte që djali i tij të shtrohej në spitale të ndryshme në vend se ta kalonte kohën në burg, ku ai kërcënohej vazhdimisht se do ta transferonin në një spital psikiatrik në rast se nuk e ndryshonte sjelljen e tij.
Pas dështimeve në fushën akademike, dhe pas muajve të kaluar nëpër në spitale, ai u rikthye në Nju Jork ku i ndërpreu të gjitha lidhjet me prindërit e tij. Me gjithë gjenialitetin e tij, Sidis nuk punoi më kurrë në universitet. Ai preferoi të merrej me punë zyre dhe t’ia kushtonte kohën e lirë shkrimeve të cilat i botonte kryesisht me pseudonime.
Më vonë do të deklaronte se “edhe vetëm shikimi i një formule matematikore më sëmur”. Edhe pse tentoi të hynte në administratën publike, ai doli shumë dobët në provimin e pranimit. Në këto kushte ai pranoi të mësonte dhe të diskutonte mbi çështjet historike me një grup të vogël njerëzish.

Por ishin tramvajet ato që tërhoqën vërtet vëmendjen e tij në vitet e fundit dhe tejet të izoluara të jetës së tij. Hobi i tij u bë mbledhja e sa më shumë tramvajeve, madje edhe botimi i një libri mbi to, që dikur quhej “libri më i mërzitshëm i shkruar ndonjëherë”. Gjatë kësaj kohe ai shkroi gjithashtu dy veprat e tij më të famshme, “Fiset dhe shtetet” dhe “Të gjallët dhe të vdekurit”.
Në atë pikë të jetës së tij Sidis donte më shumë se gjithçka tjetër “normalitetin”. Në veçanti, ai kishte nevojë që të distancohej nga mediat që e kishin ndjekur që në fëmijëri dhe që shkruanin ende artikuj për degradimin që kishte pësuar në raport me gjenialitetin që zotëronte dikur.
Madje ai paditi në gjykatë “The NewYorker” për një artikull që botoi mbi të në vitin 1937, për të cilin tha se ishte plot pasaktësi se ku ishte dhe çfarë po bënte me jetën e tij në atë kohë. Edhe pse pakënaqësia e Sidis ndaj medias u hodh poshtë nga bashkëkohësit e tij, ajo ishte një burim i madh stresi për të. Ai vdiq nga një hemorragji cerebrale në vitin 1944, kur ishte vetëm 46-vjeç.
Sidisi u kujtua me shumë dashuri nga familja e tij, e cila vazhdoi që të tregojë mbi aftësitë e tij të jashtëzakonshme edhe pas vdekjes së tij. Disa besojnë se familja e tij e ekzagjeroi IQ-në e tij. Motra e tij, Helena Sidis, pohoi se ajo ishte midis 250 dhe 300. Gjithsesi, Uilliam Sidis u konsiderua gjithashtu nga shumë intelektualë të tjerë si një njeri vërtet i jashtëzakonshëm, pavarësisht nga karriera e tij akademike shumë e shkurtër./ Përkthyer dhe pështatur nga CNA.al
2023-shi është viti 100 i Republikës Turke, themeluar nga ...
Luftëtarët ukrainas qëndronin të zhytur thellë në baltë, d...
A po vuan presidenti rus Vladimir Putin nga ndonjë sëmundj...
There are currently many predictions about how Russia's wa...
Sacrificial rituals, curses, dolls, and black magic likely...
"Magic Mountain", the classic novel by Thomas Mann, wh...
The morning of January 22 in Beijing resembles the sce...
In 1917, revolution broke out in Russia and Tsar Nicho...
“Antverpi, kryeqyteti i krimit si Medelin i Pablo Eskobari...
Ideja se të qenit shtatlartë është një tipar fizik i lidhu...
Perhaps on paper, Sultan Kösen is a mild-mannered farm...
Death is something inevitable. And since everyone dies...
In 1883, as he lay on his deathbed, Karl Marx revealed a t...
After decades of peace, Russia returned the war to Europe ...
Romakët e lashtë ishin mjeshtër të ndërtimit dhe inxhinier...
After France announced last week that it will send AMX-10 ...
“Rezerva”, autobiografia e shumëpritur e Princit Herri të ...
Gratë e kanë të vështirë të bëjnë karrierë, gratë pagu...
The eyes, the look, are decisive in the relationship that ...
Fotografia u shfaq për herë të parë në fillim të shekullit...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The protests of recent days related to the situation in Zv...
The case addressed this Wednesday, June 3, on the show "St...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A convict was found dead today in the premises of the Pris...
Several images provided by CNA show the area where this mo...
A quantity of explosive material exploded this morning at ...
Witnesses in Lozhan, Maliqi, have shared details from the ...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
John Bolton, the former national security adviser to US Pr...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The government aims to transform the country's industrial ...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Profit margins in the construction sector have increased s...
The Transparency Board, at its meeting today, decided to i...