web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

The three scenarios/ When the war in Ukraine could end sooner than expected

2023-01-23 08:38:00, Blog CNA

The three scenarios/ When the war in Ukraine could end sooner than expected

There are currently many predictions about how Russia's war against Ukraine will continue. But this war may end soon. Kremlin regime change, a collapse of the Russian military or a Ukrainian victory are all possible. None of these cases should be excluded.

Perëndimi ka kaluar shumë vija të kuqe të vetë-imponuara. Dikur nguronte, por tani po i dërgon Ukrainës raketa anti-ajrore në lartësi të ulëta “Stinger” dhe ”IRIS-T”, artileri raketore  HIMARS dhe mbrojtje ajrore në lartësi të madhe Patriot. SHBA-ja dhe Gjermania kanë deklaruar se do të dërgojnë në Ukainë automjete luftarake për lëvizjen e këmbësorisë.

Pavarësisht nga mbështetja e madhe e Perëndimit dhe fitoret e guximshme ushtarake të Ukrainës, pesimistët janë jo të paktë në numër. Disa parashikojnë një konflikt të ngrirë. Ca të tjerë shqetësohen se presidenti rus Vladimir Putin do të këmbëngulë tek synimet e tij, duke e parë luftën si ekzistenciale dhe duke e mohuar identitetin e Ukrainës si një komb më vete.

Disa të tjerë thonë se ai planifikon një luftë të gjatë ose parashikojnë se në fund nuk do të fitojë asnjëra nga palët. Dyshuesit mund të kenë të drejtë. Konflikti ka zgjatur më shumë se sa shumë luftëra rajonale, dhe në horizont nuk ka asnjë fitore apo një tërheqje të ndonjërës nga palët.

Por parashikimet meritojnë të trajtohen me një farë rezerve, sepse kaq shumë prej tyre janë provuar si të gabuara. Si për shembull parashikimi që Kievi mund të kapitullonte brenda disa ditësh, apo që Rusia do të arrinte shpejt epërsinë ajrore mbi Ukrainën. Për këtë arsye politikë-bërësit duhet të marrin në konsideratë jo vetëm mundësinë e një lufte të gjatë, por edhe skenarët sesi ajo mund të përfundojë më shpejt.

Putin mund të rrëzohet nga pushteti

The three scenarios/ When the war in Ukraine could end sooner than expected

Shpura e Putinit në Kremlin, kryesisht ish-agjentë të KGB-së mund të jetë në telashe. Një rekrutim surprizë, i zbatuar shumë keq, i qindra mijëra burrave, ka qenë jo shumë popullor. Humbjet në Ukrainë kanë shkaktuar një lumë kritikash nga mbështetësit më të thekur  të luftës.

Disa pjesëtarë të rrethit të brendshëm të Kremlinit, mund të jenë gjithnjë e më të pakënaqur me situatën. Putin mund të nënshtrohet ose të rrëzohet nga forcat rebele të sigurisë, si ato të udhëhequra nga përfaqësuesit e linjës së ashpër Yevgeny Prigozhin (Grupi Vagner) apo udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov.

Ndryshimi i papritur i regjimit mund të jetë i rrezikshëm. Rusia mund të bëhet e paqeverisshme. Nëse Moska e vazhdon luftën e saj, Perëndimi mund të vazhdojë që ta armatosë Ukrainën, të vendosë sanksione të reja dhe të sekuestrojë rreth 300 miliardë dollarë asete financiare ruse. Presionin mund ta lehtësojnë vetëm nëse pushtetin e marrin liberalët që do të tërheqin trupat nga Ukraina.

Ushtria ruse mund të pësojë kolaps

The three scenarios/ When the war in Ukraine could end sooner than expected

Gjatë Luftës së Parë Botërore, një ushtri ruse e pa motivuar dhe e armatosur shumë keq pësoi një disfatë katastrofike në front, duke ndihmuar në rrëzimin e Carit. Rusia mund të përballet sot me një rrezik të ngjashëm. Ndërsa presidenti ukrainas Volodimir Zelenski po viziton trupat e vijës së parë, Putini qëndron kryesisht larg frontit.

Ndaj nuk është ndonjë çudi pse morali i ushtarëve ukrainas është i  fortë dhe ai i rusëve është i dobët. Në disa raste, eprorët rusë qëllojnë ushtarët që refuzojnë të luftojnë. Në tetorin e vitit të kaluar, një shef i inteligjencës britanike tha se forcat ruse në Ukrainë ishin tepër të shpërndara dhe të lodhura.

Trupat ruse stërviten në baza ushtarake të rrënuara, luftojnë me pajisje të vjetruara dhe u mungojnë furnizimet mjekësore. Ushtarët ankohen se janë dërguar në luftë si mish për top. Gjatë këtij dimri jo pak ushtarë rusë mund të ngrijnë pasi nuk kanë veshjet e duhura për këtë stinë.

Ukraina mund ta fitojë luftën

The three scenarios/ When the war in Ukraine could end sooner than expected

Ajo arriti të zmbrapsë sulmet e hershme të ushtrisë ruse për të pushtuar 3 qytetet më të mëdha të Ukrainës: Kiev, Harkiv dhe Odesa. Kohët e fundit, forcat ukrainase rimorën  gjysmën e territorit në Ukrainën Lindore dhe Jugore, që ishte pushtuar që nga 24 shkurti, përfshirë të vetmin kryeqytet rajonal të marrë që nga ajo kohë, Kerson.

Nëse toka ngrin deri në thellës dhe mbetet e tillë për një kohë të gjatë, ushtria e Ukrainës mund të kryejë operacione të kombinuara për të sprapsur më tej armikun nga zonat e pushtuara. Edhe Krimea që është aneksuar nga Rusia mund të jetë e pambrojtur nëse ukrainasit marrin në kontroll qendrën hekurudhore në Melitopol.

Nisma të tilla mund të ndodhin përpara se ushtria ruse të mund të stërvitë dhe pajisë një tjetër forcë të madhe, me synim kryerjen e një sulmi të ri kundër Kievit apo Harkivit. Së fundi, ekziston frika se një Kremlin i dëshpëruar mund ta përshkallëzojë luftën, nga sulmet e drejtpërdrejta mbi bazat e furnizimit dhe trajnimit në vendet e NATO-s në kufi në Ukrainën apo edhe përdorimin e kufizuar të armëve bërthamore.

Opsioni i parë mund të jetë jo tërheqës për shkak të përforcimit të NATO-s në krahun e saj të Evropës Lindore dhe mungesës nga ana e Rusisë të raketave me rreze të gjatë me një saktësi të madhe. Ndërsa skenari i dytë mund të frenohet pjesërisht nga manovrat bërthamore të NATO-s apo nga kundërshtimi i Kinës, Indisë apo i fuqive të tjera të botës.

Basically, it remains unclear how this war will end. It seems that the West will continue to ensure that Ukrainian forces maintain their qualitative superiority in weapons and access to information of Western secret services.

A mobilization of more Russian conscripts, even if they are poorly trained and ill-equipped, could bolster Russian defenses somewhat. It can create the basis for a long destructive war. But policy-makers should not overlook contingencies that may seem impossible today, but could bring an early end to the war.

Note: Peter A. Wilson, researcher of international affairs and defense at the American think-tank "RAND Corporation". William Courtney, former US ambassador to Kazakhstan and Georgia.

Translated by CNA.al





11:15 Blog Edmond Laçi

Today, Lunar New Year

The morning of January 22 in Beijing resembles the sce...

08:21 Blog

Gratë dhe paratë

Gratë e kanë të vështirë të bëjnë karrierë, gratë pagu...

Lajmet e fundit nga