web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

The Origins of Voodoo: The World's Most Misunderstood Religion

2023-01-23 00:00:00, Blog CNA

The Origins of Voodoo: The World's Most Misunderstood Religion

Sacrificial rituals, curses, dolls, and black magic likely come to mind when you think of Voodoo. But the widely misunderstood religion has become more of a horror story for outsiders. The true origins of Voodoo reveal another dark side, where racism and propaganda run rampant.

Voodoo lindi nga efektet e tmerrshme të tregtisë së skllevërve. Sot kjo fe tërheq shumë turistët e magjepsur nga të panjohurat dhe nga gjërat më të çuditshmet, të cilët në fund takohen me një realitet krejtësisht të ndryshëm të fesë së vogël. Historia e Voodoo (ose Voudou) nuk ka të bëjë me magjinë apo adhurimin demonik, siç keqinterpretohet shpeshherë në media.

Ajo është në fakt një fe popullore e lindur nga mbijetesa. Me origjinë nga Haiti, Voodoo u krijua nga njerëz të skllavëruar që u detyruan të asimiloheshin në një botë të re me besime fetare krejtësisht të reja. Feja kombinon traditat nga Afrika Perëndimore dhe Qendrore me ideologjinë katolike romake të botës së re.

Voodoo filloi me udhëtimin e Kristofor Kolombit në Amerikë në vitin 1492, kur themeloi koloninë e tij të parë, Hispaniola. Ata që zbarkuan me të sollën sëmundje që e shfarosën popullsinë vendase autoktone. Shumë shpejt, kolonët e pasur të Hispaniolës nisën të përdornin skllevërit për të populluar plantacionet e tyre.

The Origins of Voodoo: The World's Most Misunderstood Religion

Kur mbërritën skllevërit e parë afrikanë në Hispaniola, në SHBA nisi një regjim i dhunës racore që do të vazhdonte për 350 vjet të tjera. Shumë nga skllevërit e parë në Amerikë ishin robër lufte me prejardhje nga fetë tradicionale afrikane, ndërsa të tjerët praktikonin besime që kishin përfshirë tashmë edhe Katolicizmin.

Në shekullin XVII-të, francezët krijuan koloninë e tyre në Karaibe të njohur si Santo Domingo. Ajo eksportonte drejt Evropës sasi të mëdha sheqeri, kafeje dhe kakao. Me zgjerimin e plantacioneve, shtohet edhe nevoja për punën e skllevërve. Për pasojë në vitin 1790 në Santo Domingo kishte më shumë skllevër afrikanë sesa kolonë evropianë.

Në vitin 1685, Mbreti i Francës Luigji XIV miratoi një ligj të njohur si “Code Noir” që ndalonte praktikimin e feve afrikane në Santo Domingo, një nga gjërat e pakta që njerëzit e skllavëruar mund të bartnin me vete nga shtëpitë e tyre të mëparshme. Ligji i detyronte pronarët e skllevërve të siguroheshin që skllevërit e tyre të pagëzoheshin në fenë katolike, por shumë prej tyre refuzuan nga frika se feja e re do të inkurajonte kongregacionin dhe potencialisht do të frymëzonte një revoltë.

The Origins of Voodoo: The World's Most Misunderstood Religion

Skllavërimi e shkatërroi strukturën e kulturave dhe feve afrikane, të cilat ishin kryesisht të përqendruara tek lidhjet familjare dhe komuniteti lokal. Gradualisht, skllevërit kombinuan atë që mbanin mend nga prejardhja dhe fetë e tyre. Këto fe praktikoheshin në fshehtësi duke përdorur simbole ose referenca katolike.

Në një moment, të dyja fetë u bashkuan për të formuar bazën e Voodoo, si lidhja midis shpirtrave afrikanë dhe shenjtorëve katolikë. Historianët besojnë se një përqindje e madhe e spiritualitetit afrikan të lidhur me Voodoo vjen nga shteti i sotëm i Beninit, ku zhvillohen ende rituale të ngjashme me Voodoo.

Historianët e konsiderojnë Revolucionin Haitian si një nga rebelimet më të mëdha dhe më të suksesshme të skllevërve në kontinentin amerikan. Ai nisi në vitin 1791 menjëherë pas Revolucionit Francez. Mendohet se Voodoo ka luajtur një rol të madh në atë revolucion, sepse 2 nga udhëheqësit e tij të hershëm, Duti Bukman dhe Fransua Makandal, ishin ‘hounganë’ (priftërinj meshkuj Voodoo) të fuqishëm.

Në fakt, sipas folklorit vendas, Voodoo kishte një rol të drejtpërdrejtë në fillimin e revolucionit. Historia thotë se në verën e vitit 1791, skllevërit vendas u mblodhën në pyllin Bois Caïman, një koloni franceze në Santo Domingo. Një priftëreshë ose ‘mambo’ e Voodoo e quajtur Sesil Fatiman drejtoi një ceremoni dhe profetizoi se po afrohej revolucioni.

The Origins of Voodoo: The World's Most Misunderstood Religion

Ajo i preu fytin një derri të zi kreol, dhe ua dha gjakun tre burrave që ajo besonte se do të nisnin revolucionin: Zhan Francua Papijo, Xhorzh Biasu dhe Zhano Byl. Burrat pinë gjakun e derrit dhe u betuan të dërrmojnë shtypësit e tyre francezë. Madje pretendohet se gjatë ceremonisë u mblodhën re të errëta dhe bubullima.

Menjëherë pas asaj ceremonie, ishulli i Santo Domingos e mposhti ushtrinë franceze dhe shpalli pavarësinë e tij me emrin e ri Haiti. Revolucioni e prishi të gjithë strukturën e shoqërisë, duke i lejuar skllevërit të krijonin lakous - komplekse ku familjet jetonin së bashku dhe merreshin me bujqësi.

Voodoo lulëzoi në lakous, duke iu dhënë mundësinë praktikuesve që t’ua transmetonin pasardhësve njohuritë e tyre për fenë dhe ceremonitë e saj. E kombinuar me zhdukjen e kishës katolike nga Haiti dhe rritjen e lidhjes shpirtëror midis praktikuesve, Voodoo u shndërrua nga një grup i zgjedhur “kultesh” në një fe standarde.

Njëkohësisht, shumë skllevër shkuan atje ku sot është shteti i Luizianës në SHBA, duke e marrë Voodoo me vete. Sot, qyteti i Nju Orlinsit është i famshëm për ritualet dhe atraksionet e Voodoo që tërheqin shumë turistë çdo vit, të cilët shpresojnë të ndeshen me profecitë e tyre që ndryshojnë jetën.

Praktikuesit e Voodoo, të njohur gjithashtu si Vodouisants, adhurojnë një panteon shpirtrash të njohur si Iwa, të cilët janë ndërmjetës midis njerëzve dhe Zotit ose krijuesit suprem të njohur si Bondye (që do të thotë Zoti i Mirë). Ashtu si Krishterimi, edhe Voodoo është një fe monoteiste.

Disa simbole dhe rituale të rëndësishme në Voodoo janë të lidhura drejtpërdrejt me praktikat e krishtera duke përfshirë pagëzimin, Lutjen ndaj Zotit, përdorimin e qirinjve dhe kryqin. Iwa e Voodoo është shumë e lidhur me shenjtorët katolikë.

Ndërsa disa aspekte të Voodoo janë të lidhura ngushtë me besimet katolike, të tjerat janë krejtësisht të kundërta. Për shembull posedimi është një mënyrë pozitive për të komunikuar me shpirtrat ose Iwa dhe për të promovuar shërimin ose për të dhënë udhëzime. Këto shpirtra mund të banojë në pemë, ujë, ajër dhe zjarr dhe përfaqësojnë aspekte të ndryshme të jetës njerëzore si bujqësia, dashuria, lufta dhe vdekja.

Flijimet luajnë një rol të rëndësishëm tek Voodoo. Por fatkeqësisht, ato janë gjithashtu një nga praktikat më të keqkuptuara të kësaj feje. Sakrificat e kafshëve përdoren për të thirrur Iwa-t ose për t’i “ushqyer” ato. Disa prej tyre preferojnë të ushqehen me oferta ushqimesh specifike.

Kështu Legba, kujdestari i Iwa, pëlqen ofertat e mishit dhe perimeve. Pse Voodoo është një besim fetar kaq i keqkuptuar? Voodoo është një fe ashtu si çdo fe tjetër, me zakonet dhe besimet e veta, por është një nga besimet e pakta të praktikuara në Shtetet e Bashkuara që nuk përfaqësohet apo kuptohet si duhet.

Shumë njerëz e lidhin Voodoo me magjinë e zezë, adhurimin e djallit dhe magjinë. Por siç thotë historiania Mishel Gordon, këto rrëfime janë përdorur për ta “ngulitur në imagjinatën popullore kriminalitetin dhe hiper-seksualitetin e afro-amerikanëve”.

In fact Voodoo was created as a means of coping with separation from home through the slave trade, and continues to be a way that modern descendants of African slaves can stay connected to the beliefs and cultures of their ancestors. The belief that Voodoo is inherently evil and primitive helps to justify acts of racism throughout American history, including slavery and racial segregation.

Translated by CNA.al





11:15 Blog Edmond Laçi

Today, Lunar New Year

The morning of January 22 in Beijing resembles the sce...

08:21 Blog

Gratë dhe paratë

Gratë e kanë të vështirë të bëjnë karrierë, gratë pagu...

Lajmet e fundit nga