Why are some people more motivated than others?
Motivation is the "magic piece" that helps people achieve ...

It has long been known that raising or throwing the white flag on the battlefield meant that the person or group of warriors was surrendering to enemies or opponents. Today, the White Flag is an internationally recognized symbol of ceasefire, surrender, and the fact that those who raise this flag are open to negotiations.
Po si lindi ky zakon? Përdorimi i një flamuri të bardhë për të nënkuptuar dorëzimin, përmendet për herë të parë gjatë dinastisë kineze Han, rreth shekullit III Pas Krishtit, edhe pse fillimisht u shoqërua me vdekjen dhe zinë për ushtarët e rënë. Më vonë, ngjyra e bardhë u bë simbol i dorëzimit, si dhe për të treguar pikëllimin e atyre që kishin humbur dhe për ushtarët që kishin humbur në betejë.
Ndërkohë, në Romën e lashtë, kronisti Tit Livi tregoi se si një anije kartagjenase ishte zbukuruar me “lesh të bardhë dhe me degë ulliri” si një simbol i negociatave gjatë Luftës së Dytë Punike. Edhe Taciti ka shkruar për flamujt e bardhë që u shfaqën kur forcat Viteliane u dorëzuan gjatë Betejës së Dytë të Kremonës në vitin 69 Pas Krishtit.
Historianët besonin se zgjedhja e kësaj ngjyre ndodhi sepse e bardha mund të dallohej lehtësisht në mesin e kaosit të një beteje. Përveç kësaj, në kohët e lashta ishte shumë me e lehtë të gjeje një pëlhurë të bardhë, diçka që ushtarët mund ta improvizonin lehtësisht me materialin që kishin me vete.
Por flamuri i bardhë u shndërrua me shpejtësi edhe në kohët moderne në një simbol të njohur ndërkombëtarisht i dëshirës për një armëpushim ose për të zhvilluar negociata në fushën e betejës. Lajmëtarët e monarkëve dhe fisnikëve mbanin në duar shkopinj të bardhë për t’u identifikuar nga pjesëmarrësit në luftime. Gjatë Luftës Civile në SHBA, ushtarët tundnin paraprakisht flamujt e tyre të bardhë, përpara se të mblidhnin të plagosurit e tyre, një shenjë kjo e një armëpushimi të përkohshëm.
Konventa e Hagës
Konventat e Hagës të viteve 1899 dhe 1907, janë traktate dhe deklarata ndërkombëtare të negociuara gjatë dy konferencave ndërkombëtare të paqes të mbajtura në qytetin e Hagës
në Holandë. Këto 2 dokumente, së bashku me Konventat e Gjenevës, janë deklaratat e para formale që përcaktojnë ligjet e luftës, si dhe krimet e luftës në ligjin ndërkombëtar.
Ndër ligjet e përcaktuara në to, kishte nga ato ku ushtrive u ndalohej të përdornin flamurin e bardhë për të mashtruar armiqtë apo u shtirur sikur do të dorëzoheshin, me qëllimin dashakeq për t’i zënë në pritë trupat armike. Neni 23 i Konventës së Hagës së vitit 1907 thotë:
”Është veçanërisht i ndaluar…përdorimi i pahijshëm i flamurit të armëpushimit, i flamurit kombëtar apo i shenjave ushtarake dhe i uniformës së armikut, si dhe i simboleve dalluese të Konventave të Gjenevës”. Ndërkohë në nenin 37 thuhet:”...Aktet që e nxisin kundërshtarin të besojë se ka të drejtë ose është i detyruar t’i akordojë mbrojtje të dorëzuarve sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare të zbatueshme në konfliktin e armatosur, me qëllimin e mëpasëm për të tradhtuar këtë besim, do të përbëjnë tradhti”.
Ndërkohë neni 38 ndalon keqpërdorimin e stemës dalluese të kryqit të kuq, gjysmëhënës së kuqe ose luanit dhe diellit të kuq apo i emblemave, shenjave ose sinjaleve të tjera të parashikuara nga konventat ndërkombëtare.
Rrethimi i Jorktaun
Rrethimi i Jorktaun,që njihet ndryshe edhe si Beteja e Jorktaunit nisi më 28 shtator 1781 dhe zgjati deri më 19 tetor të atij viti. Trupat e Ushtrisë Kontinentale Amerikane të kryesuara nga gjenerali Xhorxh Uashington Xhilbert Dë Motje dhe Markezi De Lafajet, të kombinuara me trupat e ushtrisë franceze të Kontit Dë Roshambe, luftuan dhe mundën ushtrinë britanike të udhëhequr nga gjeneral-lejtënanti Çarls Kornuollis.
Ishte një fitore vendimtare, e cila rezultoi të ishte beteja e fundit e madhe e Luftës Revolucionare Amerikane. Më 16 tetor, Kornuollis u dorëzua dhe dërgoi tek kundërshtari 2 njerëz duke tundur një flamur të bardhë, duke nënkuptuar qëllimin e tyre për të ndërprerë armiqësitë dhe gatishmërinë dhe dorëzimin.
Ai e bëri këtë nga frika se trupat e tij të rrethuara do të asgjësoheshin nga forcat e ushtrive kontinentale dhe ato franceze. Shkelja e flamurit të bardhë të armëpushimit mund të kishte pasoja shumë të rënda. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, japonezët fituan një reputacion shumë negativ për shkeljen ose mos-respektimin e flamujve të armëpushimit.
Motivation is the "magic piece" that helps people achieve ...
It has long been believed that the ancient Egyptians used ...
All of us human beings will die one day, but some of us di...
He planned a coup d'état, and even contemplated forcing hi...
Living to the age of 100 was, and still remains, an extrao...
In the summer of 1940, Adolf Hitler's Third Reich seemed u...
In recent years, many successes have been recorded in the ...
Do you believe in ghosts that roam around during the n...
Në poemën e tij me titull “Nachtgedanken” (“Mendimet e...
Elefsina, one of the three European Capitals of Cultur...
Dhimbja e qafës mund të ketë shumë shkaqe:stresi, qëndrimi...
Kohët e fundit shkencëtarët kanë arritur të ringjallin dis...
Red Bull is another big brand that used very good mark...
Journalists have described the invasion of Ukraine as "the...
Shortly after 59-year-old American rapper Coolio passe...
They are sometimes the protagonists of black chronicle new...
You can look like a warrior, ready for battle. Or mayb...
Perhaps we can all agree that it is good and moral to be k...
The definition of time is a highly contested issue. The mo...
Panetonia is everyone's favorite Christmas dessert, al...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Tirana Police have shared details regarding the accident t...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Yemen's Houthis have claimed to have attacked two Saudi oi...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
US President Donald Trump has issued another warning to Ir...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...