Why are Russians still obsessed with the mummified body of Vladimir Lenin today?
When we think of mummies, our minds immediately go to anci...

Duket se më në fund presidenti rus, Vladimir Putin, e ka vënë re se lufta në Ukrainë ka krijuar një konkurrent të rrezikshëm për pushtetin e tij:Jevgeny Prigozhin, themeluesin e kompanisë private ushtarake, Grupi Vagner, trupat e të cilit po luftojnë përkrah ushtrisë ruse.
Në varësi të këndvështrimit të gjithsecilit, Prigozhin mund të konsiderohet ose si “njeriu i vitit” ose si “zuzari i vitit”. Sipas shumë burimeve në Moskë, Putin është i bindur se mund ta dobësojë Prigozhin, që është përplasur shpeshherë me shtabin e përgjithshëm të ushtrisë.
Megjithatë, efekti mund të jetë i kundërt, pasi shumë njerëz e shohin aktualisht Prigozhin si favoritin më të mundshëm për ta pasuar Putinin në krye të vendit. Që në fillim të luftës kundër Ukrainës, Vladimir Putin u sigurua që rivalët e tij për pushtetit të mos shfaqeshin në skenë, dhe bëri shumë përpjekje që konflikti të mos krijonte një udhëheqës ushtarak popullor, i cili mund të përbënte një kërcënim për pushtetin e tij.
Dhe deri më sot kjo strategji e tij ka funksionuar. Për shembull, në verën e vitit 2022, gjenerali ambicioz Aleksandër Llapin ishte protagonist i një fushate të vogël promovuese në internet që e lavdëronte atë. Por kjo gjë i kushtoi menjëherë vendin e punës.
Një sulm mediatike i shkurtër në kohë, por i fuqishëm, nisi kundër tij filloi nga Prigozhin, që kontrollon një sërë call-center që merret enkas me sulme të tilla. Sipas burimeve të mia pranë administratës ruse, në atë moment Putin e perceptoi Prigozhin vetëm si një kundërpeshë ndaj gjeneralëve.
Presidenti rus e shihte ende Prigozhin si njeriun e tij, si një vegël të bindur dhe shumë të lehtë për t’u përdorur. Megjithatë, vitet e fundit Jevgeni Prigozhin ka bërë një karrierë shumë të papritur. Në fillim, ai njihej si “kuzhinieri” i Putinit, pasi arriti të fitonte tenderin për ofrimin e drekës në shkollë për fëmijët rusë në të gjithë vendin.
Më pas ai krijoi njësinë e përhapjes së shpifjeve, Agjencinë e Kërkimeve në Internet, teksa u veçua në hetimin e prokurorit special Robert Myler për ndërhyrjet presidenciale në zgjedhjet e 2016-ës. Prigozhin u bë i famshëm si themeluesi i Grupit Vagner, mercenarët e të cilit luftuan në Afrikë, Siri dhe tanimë në Ukrainë.
Vetëm këto arritje i garantuan atij marrjen përsipër të detyrave më delikate të Putinit. Por këtë vit, Prigozhin kaloi në një stad tjetër, duke i tejkaluar të gjithë miqtë e tjerë të Putin në shkallen e pushtetit. Dhe këtu përfshihet Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu; Sekretari i Këshillit të Sigurimit, Nikollai Patrushev; kreu i kompanisë shtetërore në sektorin e mbrojtjes, Rostec, Sergei Çemezov; dhe miku më i ngushtë i Putin, Juri Kovalçuk.
Prigozhin i ka anashkaluar të gjithë ata, dhe duket se është sot lojtari më i rëndësishëm në Rusi. Ai është njëkohësisht faktori politik më popullor, të cili i druhen zyrtarët më të lartë dhe biznesmenët rusë. Ngritja meteorike politike e Prigozhin, nisi verën e vitit të kaluar kur ai filloi të vizitonte burgjet ruse dhe të rekrutonte të burgosur për ushtrinë e tij private, duke u ofruar falje atyre që luftojnë në vijën e frontit në Ukrainë:6 muaj shërbim dhe më pas liri.
Për ta bërë këtë, atij iu desh të merrte lejen e agjencive kryesore ruse të sigurisë:Shërbimit Federal të Ndëshkimit, një shtet brenda një shteti në Rusi, pastaj FSB-së, Ministrisë së Brendshme, Prokurorinë së Përgjithshme dhe Komitetin Hetues. Të gjitha këto grupe kanë një status të veçantë, raportojnë vetëm tek presidentit Putin, dhe askush nuk guxon që të debatojë me to.

Por më pas situata ndryshoi. Prigozhin mund të lironte çdo të burgosur, dhe kompetencat e tij në këtë aspekt janë tani të pakufizuara. Shenja tjetër e statusit të ri të Prigozhin, ishte përballja e tij e hapur me Ministrinë e Mbrojtjes dhe shtabin e përgjithshëm të ushtrisë ruse. Ky konflikt ishte një fenomen i ri për sistemin politik rus. Dikur disa vartës të Putinit nuk mund t’ia lejonin vetes të sulmonin publikisht vartësit e tyre.
Por vitin e kaluar gjërat ndryshuar. Kur nisi pushtimi total i Ukrainës, Putin ishte i fiksuar pas luftës. Burimet thonë se ai është interesi i tij i vetëm. Vetëm njerëzit që janë në vijën e parë të frontit kanë qasje të drejtpërdrejtë tek Putin, ndërsa ish-anëtarët e rrethit të brendshëm që përfunduan në prapavijë u bënë më pak të rëndësishëm.
Prigozhin arriti të krijojë për vete imazhin e luftëtarit më efikas. Ai nuk është në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, nuk është i përfshirë në sistemin e burokracisë ushtarake, dhe i përcakton vetë detyrat, synimet dhe afatet. Sipas burimeve të mia, Putin ishte dakord me këtë gjë.
Madje e lejoi Prigozhin të kritikonte në mënyrë të vrazhdë dhe publikisht gjeneralët e tjerë. Putin ka pak vlerësim për këta të fundit, prandaj nuk e kritikoi themeluesin e Grupit Vagner. Vjeshtën e vitit të kaluar, Jevgeni Nuzhin, një ish i burgosur rus që dezertoi në Ukrainë pasi u rekrutua nga Grupi Vagner dhe përfundoi sërish në Rusi pas një shkëmbimi të burgosurish, u vra duke u goditur me një vare.
Një video e kësaj masakre u shfaq në nëntor, dhe me shumë gjasa ishte menduar si një paralajmërim për të gjithë dezertorët e ardhshëm. Çuditërisht, kjo lloj barbarie ka shumë mbështetës. Dyqanet në Rusi filluan të shesin “Ëagner Sledgehammers”, vare me logon e grupit, si dhe suvenire me të njëjtat simbole.
Prigozhin, që dha një deklaratë në mbështetje të vrasjes së Nuzhin, u shndërrua në një hero popullor. Politikanët dhe biznesmenët më radikalë janë distancuar prej tij. Ata me të cilët bisedoj shpesh më thonë se lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadirov, që më parë kishte një komunikim të drejtpërdrejtë me Putinin, raporton tani tek Prigozhin.
Biznesmeni Konstantin Malofeev, pronar i kanalit ultra-konservator Tsargrad TV, që e mbështeti sulmin rus ndaj Donbasit në 2014, si dhe ideologu i fashizmit modern rus, filozofi Aleksandr Dugin, e vlerësojnë Prigozhin. Përveç kësaj, grupi i tij i ndikimit përfshin udhëheqësit e të ashtuquajturave republika të Donjeckut dhe Luhanskut.
Në përgjithësi, ky është klani më me ndikim në Rusinë e sotme, pasi në sytë e Putinit, ata që janë në front, bartin peshën më të madhe të konfliktit. Për më tepër, Prigozhin është bërë edhe hero i gazetarëve të çështjeve ushtarake që e quajnë vetën “patriotë” (ata që punojnë për mediat propagandistike dhe që i shprehin hapur pikëpamjet e tyre fashiste).
Por Prigozhin duket tashmë si një lojtar politik krejtësisht i pavarur. Ai nisi të luftonte kundër guvernatorit të Shën Petersburgut, Aleksandër Begllov, një bashkëpunëtor i vjetër i Putinit. “Herët a vonë, njerëz si zoti Begllov do të shtypen si insekte nga shoqëria jonë!”- shkroi ai së fundmi në rrjetet sociale. Në fund të vitit të kaluar, shumë biznesmenë dhe zyrtarë të Moskës besonin fuqimisht se Prigozhin ishte një kërcënim real.
“Vareja është një mesazh për të gjithë ne!”- më tha një oligark. Për disa muaj gjatë vitit të kaluar, qarkullonte dendur pyetja se përse Putin nuk i tregon vendin Prigozhin, siç ka bërë me shumë të tjerë. Më 10 janar, ky i fundit raportoi në kanalin Telegram të kompanisë së tij se militantët e Vagner kishin marrë kontrollin e qytetin ukrainas Soledar.
Kjo ishte fitorja e tij më e fuqishme propagandistike, dhe prova bindëse se Vagner është një nga njësitë ruse më të mira për luftim. Burimet e mia në Moskë më thonë se disa zyrtarë të rangut të lartë filluan të diskutojnë - gjysmë me shaka dhe gjysmë seriozisht - nëse ishte koha e duhur për t’u betuar për besnikëri ndaj Prigozhin para se të jetë tepër vonë.
Ministria e Mbrojtjes pretendoi se pushtimi i Soledar ishte arritje e tyre, gjë që u mohua menjëherë nga Prigozhin dhe korrespondentë të shumtë të luftës. Për propagandistët, një fitore kaq e parëndësishme shkaktoi një triumf absolut. Ja cili është një nga komentet karakteristike:“Trupat e Grupit Vagner sulmuan qytetin rus Soledar dhe vranë të gjithë pushtuesit. Nuk pati asnjë rob.
Të gjithë u vranë si qen të tërbuar. Prandaj, Jevgeni Viktoroviç Prigozhin është një politikan i vërtetë rus. Ai thotë atë që dëshiron të dëgjojë populli i mirë rus, dhe bën atë që presin rusët nga ushtria e tyre”.
Me sa duket pikërisht në atë moment Putin e kuptoi se Prigozhin mund të ishte paksa shumë popullor. Prandaj ai ngriti në detyrë armiqtë kryesorë të Prigozhin, gjeneralët Llapin dhe Valeri Gerasimov, dhe emëroi gjeneralin Gerasimov si komandant të operacionit në Ukrainë. Kjo është loja tradicionale burokratike e zotit Putin, e cila deri dje ka qenë efektive, por këtë herë mund të mos funksionojë.
Shumë rusë, të trullosur nga propaganda, janë të zhgënjyer që ushtria ruse nuk po fiton në Ukrainë. Kievi nuk u pushtua brenda pak ditësh siç ishte premtuar. Duke emëruar gjeneralin Gerasimov si komandant suprem të luftës, Putin po merr përgjegjësinë për të gjitha disfatat e mëvonshme.
Dhe kjo nuk e dobëson aspak Prigozhin, që nuk e kritikoi në publik këtë emërim. Kjo do të thotë se në të ardhmen e afërt, ai mund ta sfidojë presidentin, dhe Putin mund të mos jetë
më në gjendje t’i kundërvihet ish-kuzhinierit të tij.
Shënim:Mikhail Zygar, ish-kryeredaktori i televizionit të pavarur rus Dozhd, dhe autori i librit “Të gjithë njerëzit e Kremlinit:Brenda oborrit së Vladimir Putin”.
When we think of mummies, our minds immediately go to anci...
Female serial killers are a rare but well-documented pheno...
Kur bisedon me një 70-vjeçare të sjellshme dhe shumë të sh...
There are a number of myths about sleep, which are oft...
Zakonisht besohet se një shkencëtar i famshëm me flokë...
2023-shi është viti 100 i Republikës Turke, themeluar nga ...
Luftëtarët ukrainas qëndronin të zhytur thellë në baltë, d...
A po vuan presidenti rus Vladimir Putin nga ndonjë sëmundj...
There are currently many predictions about how Russia's wa...
Sacrificial rituals, curses, dolls, and black magic likely...
"Magic Mountain", the classic novel by Thomas Mann, wh...
The morning of January 22 in Beijing resembles the sce...
In 1917, revolution broke out in Russia and Tsar Nicho...
“Antverpi, kryeqyteti i krimit si Medelin i Pablo Eskobari...
Ideja se të qenit shtatlartë është një tipar fizik i lidhu...
Perhaps on paper, Sultan Kösen is a mild-mannered farm...
Death is something inevitable. And since everyone dies...
In 1883, as he lay on his deathbed, Karl Marx revealed a t...
After decades of peace, Russia returned the war to Europe ...
Romakët e lashtë ishin mjeshtër të ndërtimit dhe inxhinier...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Tirana Police have shared details regarding the accident t...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Over 18,000 foreign citizens from 140 countries have appli...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
US President Donald Trump has issued another warning to Ir...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...