Businessman Artur Shehu breaks his silence: I am a long-time land owner in Zvërnec, I don't know the investors at all
Albanian businessman Artur Shehu spoke on the Opinion show...
Albanian businessman Artur Shehu spoke on the Opinion show...

The art of escaping from prison has made thieves and murderers legends. Because actually luck is not enough for a successful escape. But it also takes a certain amount of intelligence and courage to escape the prison bars. But what are the most famous escapes in the history of crime, which have often inspired cinematography, such as the films "Escape from Alcatraz" or "The Great Escape"? Here are the 6 most sensational names and cases:
Giacomo Casanova
Përveç artit amator, Xhakomo Kasanova shfaqi edhe një farë aftësie në artin e arratisjes. Ai e tregoi këtë duke u arratisur nga burgu Piombi, që ishte vendosur në papafingon e Pallatit të Dozhëve në Venecia. Ai u burgos aty në korrikun e vitit 1755 për disa akuza, përfshirë atë të blasfemisë.
Pas përpjekjes së parë të dështuar, Kazanova u ndihmua nga një i burgosur tjetër, frati Marino Balbi, i cli i dha një copë hekuri të mprehtë të fshehur në një Bibël. Natën e Halluinit të vitit 1756, prifti hapi një vrimë në tavanin e dhomës së tij, kaloi nëpër papafingo dhe më pas bëri disa vrima në tavanin e qelisë së Xhakomos. Të dy zbritën në pallat, por në pamundësi për ta thyer derën nga brenda, trokitën në derë duke u paraqitur si 2 magjistratë. Pas kësaj, hipën në një gondola dhe u larguan.
Henri Braun
Kur padroni e ndau nga gruaja shtatzënë dhe tre fëmijët e tij, skllavi zezak Henri Braun (1815-1897), me origjinë nga Virxhinia, mendoi të arratisej në Filadelfia, një qytet ku skllavëria ishte shfuqizuar me ligj. Por si e arriti këtë? Ai u ndihmua nga mbështetësi i zjarrtë i shfuqizimit të skllavërisë Samuel Smith, që e fshehu në një arkë të madhe ku shkruante “fruta të thata”.
Pasi u largua nga Riçmond më 23 mars 1849, Braun mbërriti në selinë e Shoqatës Kundër Skllavërisë në Filadelfia pas një udhëtimi rraskapitës prej 27-orësh me tren, vagon dhe anije. Në muajt që pasuan ai u angazhua në teatër, duke vënë në skenë shfaqje të ndryshme në mbështetje të kauzës së heqjes së skllavërisë në SHBA. Por pas miratimit të Aktit mbi Skllevërit të Arratisur në vitin 1850 që i ndëshkonte ata, u detyrua që të shkonte në Britaninë e Madhe. Braun ishte i lirë të kthehej në Amerikë vetëm në vitin 1875. Vdiq në Toronto, Kanada.
Xhon Dillinxher
Në kohën e arrestimit të tij në Tukson të Arizonës në janarin e vitit 1934, Xhon Dillinxher (1903-1934) cilësohej si një personazh i famshëm në mbarë SHBA-në. I njohur për elegancën dhe sjelljet e tij prej “xhentëlmeni”, ai ishte një lloj Robin Hudi, duke pasur parasysh zakonin e tij gjatë grabitjeve të bankave, që t’u vinte flakën regjistrave të kontabilitetit për të shlyer borxhet e njerëzve në vështirësi ekonomike.
Për t’u arratisur nga burgu Kraun Point në Indiana, ku qëndroi i burgosur për më pak se 2 muaj në pritje të gjyqit, Xhon përdori një dredhi shumë të thjesht por efektive. Ai mori një copë druri së cilës i dha formën e një pistolete dhe më pas e ngjyrosi me llak këpucësh. Me këtë armë ai kërcënoi rojet dhe kështu arriti të merrte një armë automatike. Më pas u largua me makinën e drejtorit të burgut. Disa muaj më vonë u kap dhe u vra nga FBI-ja.
Roxher Bashell

I ndërtuar në vitin 1942 në Poloninë e sotme, kampi i burgut Stalag Luft III strehonte mijëra pilotë aleatë, dhe konsiderohej nga nazistët si i pamundur për t’u arratisur. Por kjo siguri u trondit nga një grup të burgosurish të udhëhequr nga piloti britanik me origjinë nga Afrika e Jugut. Plani i arratisjes parashikonte ndërtimin e tre tuneleve të mëdhenj (të koduar Tom, Dik dhe Herri) që shtriheshin pothuajse 100 metra jashtë perimetrit të fushës së kampit.
Por në fund u përfundua vetëm njëri (Herri), që gjithsesi mundësoi arratisjen e 76 të burgosurve natën e 24 marsit 1944. Megjithatë, për të arratisurit, fundin ishte tragjik: 73 prej tyre u ndoqën dhe kapën nga Gestapo, duke u ekzekutuan. Më vonë arritja e tyre do të frymëzonte filmin e famshëm “Arratisja e Madhe” (1963).
Arratia nga Alkatraz

I hapur në vitin 1934 në ishullin me të njëjtin emër në Gjirin e San Franciskos, burgu i sigurisë maksimale të Alkatrazit u mbyll pas 29 vitesh, duke fituar imazhin e një burgu shumë të ashpër dhe nga i cili nuk mund të arratiseshe. Megjithatë, kjo gjë nuk ishte plotësisht e vërtetë.
Më 11 qershor 1962, Frenk Morris dhe vëllezërit Xhon dhe Klarens Anglin bënë një arratisje të jashtëzakonshme, treguar më vonë në filmin “Arratisje nga Alkatraz” (1979). Për rreth një vit, të burgosurit hapën një tunel me lugë për të lidhur qelitë e tyre me boshtin e ventilimit, i cili përfundonte jashtë ndërtesës.
Gjatë punimeve, vrimën e qelisë e mbanin të fshehur me kartona të ngjyrosur me ngjyrën e murit, ndërsa mbrëmjen e arratisjes, për të mashtruar rojet dhe për të fituar kohë, vendosnin manekinë nën mbulesa në shtretërit e tyre. Pasi dolën nga ndërtesa ata ndërtuan një trap me rrobat e tyre dhe nisën lundrimin në det. Ajo që ndodhi më pas nuk dihet me saktësi. Shumë njerëz mendojnë se varka e improvizuar nuk ia doli t’i çojë në breg për shkak të rrymave shumë të forta, dhe se të arratisurit u mbytën po atë natë.
Billi Hajes
Në vitin 1970, 23-vjeçari amerikan Billy Hajes u arrestua në Turqi për zotërim të hashashit. I dënuar me 4 vite burg, që më pas u bënë 30, i riu u dërgua në dy burgje të ndryshme, duke mbërritur më në fund në vitin 1975 në burgun Imral, në një ishull të vogël në jug të detit Marmara.
Atje ai nisi të gëzonte një liri lëvizjeje relative, aq sa një ditë arriti t’i shmangej vëzhgimit të rojeve, u largua nga ndërtesa dhe arriti deri në zonën e portit. “Ishte një natë me stuhi, kur varkat e peshkimit po lëviznin pranë bregut, unë notova, hipa në njërën prej tyre dhe fillova
të vozisja - do të rrëfente më vonë Hayes, që pas një udhëtimi rraskapitës prej 9 orësh, zbarkoi pranë fshatit Bandirma.
Për t’u bashkuar me popullatën e zonës, ai errësoi ngjyrën e flokëve, u maskua, dhe u strehua fillimisht në Greqi dhe më pas në SHBA. Historia e tij, e treguar nga vetë Hayes në një libër, frymëzoi filmin “Midnight Express” (1978), që ngjalli disa polemika për shkak të mungesës së besnikërisë ndaj autobiografisë së Hajes në lidhje me paraqitjen e kushteve të burgut turk, përshkruar me ngjyra më të errëta se sa ishin në të vërtetë.
The earthquake and geopolitics are intertwined, with aid s...
Kur shumica e njerëzve dëgjojnë fjalën kryqëzim, mendja i ...
For most of us, life seems to move forward smoothly and pr...
Një mister i madh, mbi të cilin debatohet ende sot kësaj ...
Sipas vlerësimeve të reja të Fondit Monetar Ndërkombët...
Disa statistika të tmerrshme kanë dalë nga disa studim...
"The president is here!" Dressed in military fatigues ...
Në "Eneidën” e Virgjilit, një poemë epike latine, perë...
Mund të mos i ngjante momentit tronditës kur sovjetikes lë...
For decades, the United States had a secret weapon. During...
Edon Zhegrova po kalon në formë të mirë ndeshjet e fundit. S...
Phishing, Ransomware, sulme DDos. Janë që të gjithë terma ...
Në fushën e betejës, çdo lloj avantazhi mund të përcaktojë...
According to the German statistics office, life expect...
The Fugejt family from Kentucky, USA, is famous for a ...
Last week, policy and business leaders at the 53rd Annual ...
Në fjalimin e tij kryesor për vitin 2022, presidenti i SHB...
Duket se më në fund presidenti rus, Vladimir Putin, e ka v...
When we think of mummies, our minds immediately go to anci...
Female serial killers are a rare but well-documented pheno...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The protests of recent days related to the situation in Zv...
The case addressed this Wednesday, June 3, on the show "St...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A convict was found dead today in the premises of the Pris...
Several images provided by CNA show the area where this mo...
A quantity of explosive material exploded this morning at ...
The Head of the State Police, Skënder Hita, expressed his ...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Witnesses in Lozhan, Maliqi, have shared details from the ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
John Bolton, the former national security adviser to US Pr...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The government aims to transform the country's industrial ...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Profit margins in the construction sector have increased s...
The Transparency Board, at its meeting today, decided to i...