Thousands of Ukrainian children kidnapped and imprisoned in re-education camps in Russia
Thousands of Ukrainian children and teenagers have been fo...

Njerëzit janë përpjekur të shmangin pagimin e taksave që nga kohët e lashta. Por globalizimi e ka shndërrua evazionin fiskal dhe pastrimin e parave në një model biznesi shumë fitimprurës. Gjatë dekadave të fundit, parajsat fiskale off-shore si Ishujt Kajman, Bermuda, Qipro dhe Irlandë u kanë dhënë mundësinë korporatave dhe individëve të pasur që të fshehin fitimet dhe pasuritë private në një shkallë të paprecedentë.
Ndërsa përcaktimi sasior i sasisë së pasurisë që ruhet në parajsat fiskale off-shore është tepër i vështirë, një dokument i vitit 2018 vlerësoi se ekuivalenti gati 10 për qind e PBB-së globale mbahet e fshehur në juridiksione që kanë taksa të ulëta.
Vitet e fundit, rrjedhjet e informacionet të profilit të lartë si “Panama Papers”, “Paradise Papers” dhe “Pandora Papers”, kanë hedhur dritë mbi këtë sistem financiar në hije, si dhe mbi skemat e shmangies së taksave të përdorura nga bizneset dhe elitat politike të botës.
Çdo zbulim shkaktoi një protestë publike dhe kërkesa për reforma. Madje edhe Papa Françesku deklaroi se evazioni fiskal është një mëkat. Duke e vënën theksin tek roli vendimtar që luajnë parajsat fiskale në mbështetjen e regjimeve autokratike, pushtimi rus i Ukrainës ka nënvizuar nevojën urgjente për të frenuar financat off-shore.
Por ajo ka ilustruar gjithashtu se sa pak progres në këtë fushë. Për shembull Në vitin 2013, OECD ndërmori nismën e saj për Erozionin Bazë dhe Zhvendosjen e Fitimit (BEPS), një paketë reformash tatimore të korporatave që synon të sigurojë që kompanitë shumëkombëshe të paguajnë pjesën që u takon.
Por ndërsa 138 vende të botës e kanë mbështetur BEPS, arritjet e saj kanë qenë deri më tani modeste. Siç vë në dukje edhe një studim i vitit 2020, nisma nuk arriti të impononte standardet e duhura, duke e lënë atë të pa pajisur për të adresuar disa nga format më skandaloze të shmangies dhe evazionit fiskal të korporatave.

Një arsye për mungesën e progresit, është se BEPS dhe programe të ngjashme hasin në mënyrë të pashmangshme një problem të veprimit kolektiv. Që reformat fiskale të jenë efektive, me to duhet të pajtohen të gjitha vendet. Por ndërsa disa vende duan ta luftojnë evazionin fiskal, të tjera përpiqen të joshin kapitalin e huaj duke ulur normat e taksave, dhe duke e bërë më të vështirë ndarjen e informacionit.
Fakti që shumë vende perëndimore kanë përfituar prej vitesh nga pasuritë e paligjshme, duke mundësuar pastrimin e saj nëpërmjet blerjeve të pasurive të paluajtshme në qytete si Londra dhe Nju Jorku, i ndërlikon akoma më tej gjërat. Për pasojë kanë ngecur në vend përpjekjet për të promovuar reformën fiskale globale.
Por beteja ende nuk ka përfunduar. Ndërsa rritja e borxheve publike dhe deficitet në rritje po i detyrojnë qeveritë perëndimore të kërkojnë burime të reja të ardhurash, parajsat fiskale janë objektiva të dukshëm. Po ashtu, zemërimi i publikut mbi pabarazitë e të ardhurave dhe pasurisë, ka ushtruar një presion të madh mbi politikë-bërësit që të vënë para përgjegjësisë industrinë e shmangies së taksave.
Por lufta në Ukrainë i ka ndryshuar shumë gjërat. Prej vitesh, presidenti rus Vladimir Putin dhe miqtë e tij janë mbështetur tek kompanitë guaskë në parajsat fiskale për të financuar korrupsionin e tyre, ndërhyrjen në zgjedhje, përmbysjen e institucioneve demokratike dhe prodhimin e propagandës dhe lajmeve të rreme.
Të konsideruar prej kohësh si kukulla të regjimit të Putinit, oligarkët rusë kanë qenë të rëndësishëm në këtë përpjekje, duke përdorur fondet e fshehura në parajsa të ndryshme fiskale për të nxitur marrëdhëniet me ekstremistët e djathtë në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.
Kur avokati personal i Donald Trump, Majkëll Kohen, i pagoi para në heshtje aktores së filmave pornografikë Stormi Daniels në vitin 2016, kompania guaskë që përdorte ai, thuhet se mori më shumë se 1 milionë dollarë nga një kompani e lidhur me oligarkun rus Viktor Vekselberg.
Dhe në vitin 2014, ndërsa partia Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë në Francë (asokohe i quajtur Fronti Kombëtar) mori një hua prej 12 milionë dollarësh nga një bankë ruse, themeluesi i partisë dhe ish-udhëheqësi Zhan-Mari Lë Pen mori një hua të veçantë prej 2.5 milionë dollarësh nga një kompani qipriote off-shore e lidhur me një ish-agjent të KGB-së.
Që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë në shkurtin e vitit të kaluar, ata që u cilësuan si ngatërrestarë të izoluar, janë parë si pjesë e një sulmi sistematik ndaj demokracive perëndimore. Me kalimin e viteve, oligarkët e Putinit kanë përdorur gjerësisht pronat ruse offshore - që vlerësohet të jenë rreth 3 herë më të mëdha se sa rezervat e huaja zyrtare të Rusisë - për të financuar organe propagandistike miqësore ndaj Kremlinit, grupe kërkimore, politikanë të së djathtës ekstreme dhe grupime radikale.
Të tronditur nga agresioni rus, qeveritë perëndimore vendosën me shpejtësi sanksione ndaj aleatëve politikë të Putinit, duke ngrirë asetet e oligarkëve rusë dhe sekuestruar jahtet e vilat e tyre. Por kjo ishte vetëm maja e ajsbergut.
Nëse qeveritë perëndimore duan të mbrojnë veten dhe të tjerët nga ndërhyrja ruse, ato duhet të merren seriozisht me luftën kundër parajsave fiskale, të cilat e kufizojnë aftësinë e qeverive perëndimore për të zbatuar sanksione ekonomike. Dhe është thelbësore që të penalizohen institucionet financiare që mundësojnë skema të pastrimit të parave, siç thuhet se ka bërë banka austriake Meinl dhe banka të tjera.
Disa zyrtarë, përfshirë kryeministrin ukrainas Denis Shmihal, kanë deklaruar se Rusia duhet të mbulojë një pjesë të kostove për rindërtimin e Ukrainës, që aktualisht vlerësohen në më shumë se 1 trilionë dollarë. Për këtë qëllim, komuniteti ndërkombëtar mund të përdorë pasurinë e oligarkëve rusë të fshehur në parajsat fiskale.
Përveç aseteve të ngrira që i përkasin qeverisë ruse dhe kompanive shtetërore, shumë fonde të nevojshme për rindërtimin e Ukrainës gjenden në Mejfeir, Kourshevel dhe Liqenin e Komos. Duke ilustruar rrezikun që paraqet sistemi financiar off-shore për rendin global të bazuar në rregulla, lufta në Ukrainë u ofron qeverive perëndimore një mundësi unike për të vendosur taksa më të drejta, për ta reduktuar pabarazinë, frenuar korrupsionin dhe për të zhdukur kërcënimet ndaj stabilitetit global.
Në rast se e humbim këtë mundësi, do ta paguajmë shumë shtrenjtë - përmes të ardhurave të humbura nga taksat, dobësimit të demokracisë dhe në jetë njerëzore. Sa për të perifrazuar një thënie të Leninit “ne nuk duhet të lejojmë që Rusia të na shesë litarin me të cilin do të varemi”.
Thousands of Ukrainian children and teenagers have been fo...
Carnival? All with masks to wear, hide, have fun and joke....
Megjithëse mund të duhen javë ose muaj për të konfirmuar n...
Si mund të luftohet një armik si i ftohti? Ndërsa në t...
A Chinese spy balloon destroyed after being identified...
Që në fillim të këtij shekulli, shkencëtarët janë përpjeku...
Së shpejti do të mbushet një vit nga lufta që nisi Kre...
Armët bërthamore mund të vrasin miliona njerëz, të zhdukin...
The art of escaping from prison has made thieves and murde...
The earthquake and geopolitics are intertwined, with aid s...
Kur shumica e njerëzve dëgjojnë fjalën kryqëzim, mendja i ...
For most of us, life seems to move forward smoothly and pr...
Një mister i madh, mbi të cilin debatohet ende sot kësaj ...
Sipas vlerësimeve të reja të Fondit Monetar Ndërkombët...
Disa statistika të tmerrshme kanë dalë nga disa studim...
"The president is here!" Dressed in military fatigues ...
Në "Eneidën” e Virgjilit, një poemë epike latine, perë...
Mund të mos i ngjante momentit tronditës kur sovjetikes lë...
For decades, the United States had a secret weapon. During...
Edon Zhegrova po kalon në formë të mirë ndeshjet e fundit. S...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Tirana Police have shared details regarding the accident t...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Over 18,000 foreign citizens from 140 countries have appli...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
US President Donald Trump has issued another warning to Ir...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...