Businessman Artur Shehu breaks his silence: I am a long-time land owner in Zvërnec, I don't know the investors at all
Albanian businessman Artur Shehu spoke on the Opinion show...
Albanian businessman Artur Shehu spoke on the Opinion show...

Midis ekonomistëve po qarkullon kohët e fundit një batutë:në botë ekzistojnë maksimumi 5 njerëz që e kuptojnë se çfarë janë paratë. Më lejoni që ta huazoj atë në një vëzhgim tjetër. Në Britaninë Madhe, janë maksimumi 5 njerëz që e kuptojnë Bashkimin Evropian.
Dhe me këtë dua të them që e kuptojnë vërtet BE-në, dhe jo vetëm karikaturat me ngjyrë rozë apo plot mllef mbi BE-në, që sillen nëpër kokat e atyre që ishin kundër, por dhe atyre që e mbështetën largimin e vendit nga unioni. Sondazhet aktuale na tregojnë se afro 60 për qind e popullsisë britanike mendon se Brexit ishte një gabim.
Mbretëria e Bashkuar duhet të përballet me arsyet pse ndodhi kjo. Dhe kjo sepse qeverisë dhe institucioneve financiare të Britanisë, i mungon një model ekonomik për jetën pas Brexit.

Por cilatdo qofshin pikëpamjet tuaja, kini kujdes që të mos nxirrni përfundime të rreme të kundërta. Nëse 60 për qind e britanikëve mendojnë se Brexit ishte një gabim, kjo nuk dot të thotë se 60 për qind duan që të ribashkohen me BE-në.
Unë po dëgjoj zërat e parë mbi një fushate pro-BE. Këshilla ime për Ekipin e BE-së - dhe ndaj atyre në Britani duan që një ditë të ribashkohen me BE - do të ishte kjo:përdoreni me mençuri këtë periudhë. Mos vazhdoni aty ku e latë në vitin 2019.
Në veçanti, mos mendoni për marrëveshjen që mund të merrni, madje as mos e kornizoni atë në lidhje me një marrëdhënie transaksionale. Në vend të kësaj, mendoni se çfarë dëshironi të bëjë BE-ja, dhe si dëshironi që të kontribuojë Mbretëria e Bashkuar. Sepse kjo nuk ndodhi herën e fundit, gjatë fushatës së referendumit të vitit 2016.
Edhe nëse Mbretëria e Bashkuar do të aplikonte sërish, le të themi pas 10 vjetësh, me siguri BE-ja nuk do t’i ofronte të njëjtën marrëveshje që kishte kur u largua. Mbretëria e Bashkuar ishte e përjashtuar nga euro dhe nga zona Shengen e udhëtimit pa pasaporta.
Gjithashtu ajo gëzonte disa përjashtime nga Karta e të Drejtave Themelore, dhe e gjithë fusha e sigurisë dhe drejtësisë së brendshme. Gjatë 20 viteve të fundit të anëtarësimit të saj, Mbretëria e Bashkuar nuk ishte një anëtare me të drejta dhe detyrime të plota.
Dhe kur Mbretëria e Bashkuar mund të dojë të ri-aplikojë, BE-ja do të ketë ndryshuar në disa fusha politike. Londra nuk ka gjasa të rifitojë statusin e saj si qendra financiare e eurozonës. Frankfurti dhe Parisi kanë marrë një pjesë të biznesit të Londrës. Dhe Milano po e forcon me shpejtësi statusin e saj.

Më kujtohet shumë mirë që Mario Draghi, në rolin e tij si president i Bankës Qendrore Evropiane (BQE), ishte i fokusuar në sfidimin e pozicionit të Londrës si qendra financiare e eurozonës. BQE mendoi se ishte e çuditshme që zona e dytë më e madhe e monedhës në botë, ishte e varur nga një qendër financiare jashtë territorit të saj.
Ne mund të mbështetemi tek BQE për të këmbëngulur që Britania e Madhe duhet të bashkohet me euron në rast se do t’i ribashkohet unionit. A e ka menduar ndonjëherë këtë ekipi i BE-së? Është gati e sigurt që Franca do të këmbëngulë që Britania e Madhe të respektojë një më një politikat e BE-së për emigracionin dhe çështjet e brendshme.
Tek e fundit pse do të dëshironte të pranonte ajo një kufi të jashtëm të BE-së në brigjet e saj veriore, kur mund ta transferojë atë problem tek Britania? Duhet të kujtojmë se BE-ja nuk e pranoi falas përjashtimin e Britanisë së Madhe ndaj shumë detyrimeve. Mbretëria e Bashkuar e shantazhoi BE-në duke kërcënuar të vërë veton ndaj rishikimeve të njëpasnjëshme të traktateve të BE-së, duke filluar me atë në Mastrihtit në fillim të viteve 1990.
Por nëse Britania do të aplikonte për t’u ribashkuar, gjërat sigurisht që do të ndryshonin. Secili prej 27 vendeve anëtare aktuale të BE-së, do të kishte të drejtën e vetos lidhur me anëtarësimin e Britanisë së Madhe. Një element tjetër që ka ndryshuar që nga largimi i Mbretërisë së Bashkuar nga unioni, është se Gjermania dhe Franca i kanë çimentuar kompetencat e tyre mbi rregulloret dhe traktatet.
Komisioni Evropian ka propozuar së fundmi pezullimin e rregullave të ndihmës shtetërore në kundërpërgjigje të Aktit të Reduktimit të Inflacionit të SHBA-së. Kjo lëvizje do të ndihmojë sidomos Gjermaninë që ta manipulojë edhe më shumë në favorin të saj politikën ekonomike të BE-së.
Berlini e dominon debatin rregullator në BE, sepse flet për disa vende më të vogla që janë pjesë e zonës më të gjerë ekonomike gjermane. Është e vështirë të shihet se si Britania e Madhe mund të imponohet në këtë aspekt. Për sa i përket anëtarësimit, mund të ketë opsione të disponueshme.
Endrju Daf, ish-deputet dhe një nga 5 britanikët që e kuptojnë BE-në, ka bërë thirrje për një reformim të thellë të traktateve evropiane, për të trajtuar si duhet marrëdhëniet e ndryshme të BE-së me vendet e treta në një anëtarësim të vetëm të asociuar.
Unë kam shumë simpati për një propozim të tillë, qoftë edhe vetëm sepse ai do të hapte një rrugë më realiste, përmes së cilës Mbretëria e Bashkuar mund të ri-angazhohet me BE-në.
Por fatkeqësisht, Bashkimi Evropian nuk po lëviz tani për tani në këtë drejtim.

Alternativa e disponueshme do të ishte opsioni “norvegjez”:anëtarësim vetëm në tregun e përbashkët të BE-së. Por Britania e Madhe do të bëhej sërish subjekt i ligjit të BE-së, do të detyrohej të rivendoste lirinë e lëvizjes, dhe nga ana tjetër të mos ishte në gjendje të merrte pjesë në asnjë vendim.
Unë e propozova këtë formulë si një marrëveshje kalimtare pas Brexit. Por ajo nuk është e përshtatshme si një regjim i përhershëm për një vend të madh që kërkon të hyjë në union. Në rast se do të ketë një referendum tjetër, ai nuk do të jetë një shprehje e pendesës, por nëse Britania e Madhe duhet të bëhet apo jo një anëtare me të drejta të plota e BE-së.
Unë nuk jam i sigurt nëse ekipi i BE-së ka ndonjë shans për të fituar një referendum të tillë, nëse nuk fillon që të mendojë seriozisht për vetë BE-në. Vetë unioni duhet gjithashtu të ndryshojë. Do të ishte gjithashtu e gabuar që synimi të reduktohet në aktin e ribashkimit në vetvete.
Gjëja e fundit që do të dëshironte dikush, është që Mbretëria e Bashkuar të ribashkohet me BE-në, vetëm për t’u larguar sërish disa vjet më vonë. Prandaj, kam arritur në përfundimin se mënyra më e mirë e veprimit politik tani është që të funksionojë Brexit.
Por nëse britanikët janë mjaftueshëm të guximshëm për të kërkuar anëtarësimin e plotë në BE, duhet të sigurohen që numri i njerëzve që e kuptojnë si duhet këtë çështje të jetë më i madh sesa 5.
Njerëzit janë përpjekur të shmangin pagimin e taksave që n...
Thousands of Ukrainian children and teenagers have been fo...
Carnival? All with masks to wear, hide, have fun and joke....
Megjithëse mund të duhen javë ose muaj për të konfirmuar n...
Si mund të luftohet një armik si i ftohti? Ndërsa në t...
A Chinese spy balloon destroyed after being identified...
Që në fillim të këtij shekulli, shkencëtarët janë përpjeku...
Së shpejti do të mbushet një vit nga lufta që nisi Kre...
Armët bërthamore mund të vrasin miliona njerëz, të zhdukin...
The art of escaping from prison has made thieves and murde...
The earthquake and geopolitics are intertwined, with aid s...
Kur shumica e njerëzve dëgjojnë fjalën kryqëzim, mendja i ...
For most of us, life seems to move forward smoothly and pr...
Një mister i madh, mbi të cilin debatohet ende sot kësaj ...
Sipas vlerësimeve të reja të Fondit Monetar Ndërkombët...
Disa statistika të tmerrshme kanë dalë nga disa studim...
"The president is here!" Dressed in military fatigues ...
Në "Eneidën” e Virgjilit, një poemë epike latine, perë...
Mund të mos i ngjante momentit tronditës kur sovjetikes lë...
For decades, the United States had a secret weapon. During...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The protests of recent days related to the situation in Zv...
The case addressed this Wednesday, June 3, on the show "St...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A convict was found dead today in the premises of the Pris...
Several images provided by CNA show the area where this mo...
A quantity of explosive material exploded this morning at ...
The Head of the State Police, Skënder Hita, expressed his ...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Witnesses in Lozhan, Maliqi, have shared details from the ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
John Bolton, the former national security adviser to US Pr...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The government aims to transform the country's industrial ...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Profit margins in the construction sector have increased s...
The Transparency Board, at its meeting today, decided to i...