LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Will Georgia finally break away from the Russian sphere of influence?

2023-03-12 09:43:00, Blog Amy Mackinnon
Will Georgia finally break away from the Russian sphere of influence?
Illustrative photo

Video of a woman waving a European Union flag in the face of police throwing water cannons at her went viral on Tuesday as thousands took to the streets of the Georgian capital, Tbilisi, to protest against a new law proposed by the current majority. , which critics say resembles a Russian law used by Vladimir Putin to crack down on independent media and Russian civil society.

Parlamenti gjeorgjian miratoi të martën një ligj të ri, që kërkon të regjistrohen si “agjentë të huaj” të gjitha organizatat jofitimprurëse dhe mediat, që marrin nga jashtë vendit më shumë se 20 për qind të financimit të tyre. Organizatat e shoqërisë civile dhe qeveritë perëndimore e kanë denoncuar këtë ligj.

Ato shqetësohen se ai mund ta mbysë lirinë e shprehjes në një vend që dikur konsiderohej si një fanar i rrallë i demokracisë në periferinë e Rusisë. Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili ka premtuar se do të vendosë veton ndaj kësaj nisme, duke e përshkruar atë si një ligj që “nuk i hyn në punë askujt, dhe që është nxitur nga direktivat Moskës”.

Ngjashmëritë me ligjin e Rusisë për “agjentët e huaj”, kanë shkaktuar shqetësim të madh në një vend që u pushtua nga Rusia në vitin 2008, dhe ku mbështetja publike për anëtarësimin në BE dhe NATO mbetet e lartë, respektivisht 75 dhe 69 për qind, sipas sondazheve më të fundit.

Ndërsa mbështetja për integrimin në Perëndim në gjirin e popullit gjeorgjian mbetet e lartë, krizat e fundit politike dhe marrëdhënia antagoniste e qeverisë së udhëhequr nga partia Ëndrra Gjeorgjiane me Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus, ka ngjallur shqetësime për një anim të vendit drejt Moskës.

Sipas Human Rights Watch, një ligj i ngjashëm i miratuar në vitin 2012 në Rusi, solli mbylljen e një numri të madh grupimesh të shoqërisë civile. Ndërkohë në vitin 2021, ai u përdor si pretekst për të mbyllur organizatën “Memorial”, më e njohura për mbikëqyrjen e respektimit të të drejtave të njeriut në Rusi, dhe fituese e Çmimit Nobel për Paqe vitin e kaluar.

“E gjithë shoqëria është e bashkuar në tërheqjen nga ky ligj, sepse ne e dimë se çfarë ndodhi në Rusi. Në Ukrainë ka një luftë. Por edhe ne jemi në luftë kundër një sundimi sipas modelit rus” -thotë Eka Gigauria, drejtore ekzekutive e “Transparency International Georgia”.

Arritjet demokratike të Gjeorgjisë janë zbehur ndjeshëm vitet e fundit. Ka shqetësime serioze se kanë humbur kontrollet dhe balancat ndaj pushtetit të qeverisë, dhe se institucionet e fuqishme të shtetit janë gjithnjë e më shumë nën kontrollin e oligarkut miliarder Bidzina Ivanishvili, që themeloi partinë politike aktualisht në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane.

Edhe pse Ivanishvili nuk mban asnjë pozicion zyrtar në qeveri, ai konsiderohet se ka një ndikim shumë të rëndësishëm në prapaskenë. Por edhe sipas standardeve të fundit, miratimi i të ashtuquajturit “ligji për agjentët e huaj” do të përfaqësonte një hap dramatik prapa, sepse i jep autoriteteve kompetenca të gjera për të përndjekur dhe potencialisht mbyllur gojën shoqërisë civile gjeorgjiane, e cila është shumë dinamike.

Gjithashtu, ky ligj vjen në një kohë kur ish-presidenti Mikail Sakashvili mbetet në burg, dhe raportohet se është në një gjendje të rëndë shëndetësore. Ish-udhëheqësi polarizues, që zbatoi një program ambicioz reformash pas Revolucionit të Trëndafilave të vitit 2003, po vuan një dënim me 6 vjet burg, pasi u shpall fajtor për shpërdorim detyre në kohën që ishte në detyrë.

Javën e kaluar, Human Rights Watch dhe Amnesty International lëshuan një deklaratë të përbashkët duke i kërkuar qeverisë së Gjeorgjisë të merrte në konsideratë lirimin e Sakashvilit për arsye mjekësore, duke paralajmëruar se mohimi i kujdesit të duhur shëndetësor e vendos atë në rrezik të madh “për të vdekur, ose mbetur përherë i paaftë fizikisht dhe mendërisht”.

Disa muaj përpara se të propozohej ky ligj nga Pushteti Popullor, një parti e vogël anti-perëndimore në parlamentin gjeorgjian, pati një rritje të konsiderueshme të sulmeve nga mediat pranë qeverisë gjeorgjiane ndaj grupeve që marrin shuma të mëdha parash nga qeveritë perëndimore, dhe që sipas tyre punojnë për të minuar interesat gjeorgjiane, tha Gigauria, që është sulmuar personalisht nga disa prej tyre.

“Kur e panë se e kishin diskredituar tashmë imazhin e vendit tonë, atëherë u përpoqën ta shtynin miratimin e ligjit”- thotë Nino Dolidze, drejtor ekzekutiv i Shoqatës Ndërkombëtare të Zgjedhjeve të Drejta dhe Demokracisë, një organizatë vendase e monitorimit të zgjedhjeve.

Pas protestës publike, qeveria gjeorgjiane ia dërgoi propozimin për shqyrtim Komisionit të Venecias, një organ i pavarur këshillimor në Këshillin e Evropës që ofron këshilla ligjore për shtetet anëtare. Projektligji kërkon dy seanca të tjera dëgjimore nga parlamenti përpara se të shndërrohet në ligj.

“Forma përfundimtare e ligjit do të varet nga opinioni i Komisionit të Venecias dhe shqyrtimi i ligjit në parlament. Ka një fushatë të bazuar në gënjeshtra se ky është një ligj rus, apo se na distancon nga marrja e statusit të kandidatit për në Bashkimin Evropian”- deklaroi të mërkurën kryetari partisë Ëndrra Gjeorgjiane, Irakli Kobakhidze.

Kjo parti është përpjekur ta justifikojë ligjin, duke e krahasuar me Aktin e Regjistrimit të Agjentëve të Huaj të SHBA-së, që kërkon nga lobistët që veprojnë në emër të qeverive të huaja që të zbulojnë publikisht lidhjet e tyre. Por senatorja amerikane Xhin Shahin, anëtare e Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, i cilësoi si “absolutisht të pavend” krahasimet midis ligjit në SHBA dhe atij në Gjeorgji.

Shahin që e vizitoi Gjeorgjinë në shkurt, e cilësoi projektligjin e propozuar si “shumë të ngjashëm me ligjin që miratoi Rusia kur nisi të godasë mediat dhe OJQ-të e pavarura në vend, dhe kjo është pikërisht ajo që planifikon të bëjë edhe qeveria në Gjeorgji”.

The move comes ahead of parliamentary elections scheduled for next year under a new proportional system that is expected to make it more challenging for a party to secure a majority in parliament. Another thesis is that the Georgian Dream is quietly trying to sabotage the country's prospects for joining the EU.

Last year, the EU granted candidate status to Ukraine and Moldova, but postponed a decision on Georgia, noting that further reforms are required on the rule of law, media independence and the independence of the judiciary. On Tuesday, EU foreign policy chief Josep Borrell described the bill as "incompatible with the values ??and standards of the union"./ Adapted from CNA.al

Taken with cuts

 

Lajmet e fundit nga