web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E ftoi të bëhej pjesë e Bordit të Paqes/ Trump tërheq ftesën drejtuar këtij kryeministri

2026-01-23 07:40:00, Kosova & Bota CNA

E ftoi të bëhej pjesë e Bordit të Paqes/ Trump tërheq

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar tërheqjen e ftesës së tij drejtuar kryeministrit kanadez Mark Carney për të marrë pjesë në "Bordin e Paqes". Presidenti amerikan e njoftoi vendimin e tij përmes një postiminë platformën Truth Social.

”I nderuar Kryeministër Carney. Ju lutem lejoni që kjo Letër të shërbejë si deklaratë se Bordi i Paqes po tërheq ftesën e tij drejtuar jush në lidhje me anëtarësimin e Kanadasë në atë që do të jetë Bordi më prestigjioz i Udhëheqësve i mbledhur ndonjëherë, në çdo kohë”, thuhet në postimin e Trump.

Në fjalimin e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Carney tha se fuqitë e mesme të botës duhet të bashkohen për t’i rezistuar shtrëngimit nga fuqitë më të mëdha të botës.

“Fuqitë e mëdha kanë filluar ta përdorin integrimin ekonomik si armë. Tarifat si leva, infrastrukturën financiare si shtrëngim, zinxhirët e furnizimit si dobësi që duhen shfrytëzuar”, tha ai.

Ndërsa Carney nuk përmendi asnjë vend, Trump u përgjigj më vonë, duke thënë në margjinat e forumit se Kanadaja jeton për shkak të Shteteve të Bashkuara.

“Mbaje mend këtë, Mark, herën tjetër që bën deklaratat e tua”, tha Trump.

Disa orë para fjalimit të Carney-t, Trump kishte postuar në mediat sociale një imazh të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale të një harte me Groenlandën, Venezuelën dhe Kanadanë të mbuluara me flamurin amerikan.

Marrëdhëniet midis dy aleatëve të hershëm janë tensionuar shumë gjatë mandatit të dytë të Trump, i cili e ka quajtur vendin fqinj si shteti i 51-të i SHBA-së, përveçse e ka synuar atë me tarifa. /CNA





Lajmet e fundit nga