web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Costa criticizes US vision for Europe

2025-12-08 14:21:00, Kosova & Bota CNA

Costa criticizes US vision for Europe

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, tha se Bashkimi Europian duhet të nxjerrë përfundime nga strategjia e re e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

?Ne duhet të përqendrohemi në ndërtimin e një Europe që duhet të kuptojnë se raportet në mes aleatëve dhe aleancat e pas Luftës së Dytë Botërore kanë ndryshuar?, tha Costa në një ngjarje në Paris.

Costa kritikoi pretendimet se liria e shprehjes po censurohet në Europë dhe miratimin ?e rritjes së ndikimit patriotik europian?, siç thuhet në strategjinë amerikane.

?Ajo që nuk mund të pranojmë është kërcënimi për ndërhyrje në jetën politike të Europës. SHBA-ja nuk mund të zëvendësojë qytetarët europianë në marrjen e vendimit se cilat janë partitë e duhura e cilat janë të gabuara?, tha Costa.

?SHBA-ja nuk mund të zëvendësojë Europën dhe vizionin e saj për lirinë e shprehjes?, shtoi ai, duke theksuar se ?historia jonë na ka mësuar se nuk ka liri të shprehjes pa liri të informacionit?.

Costa kritikoi edhe ndikimin e disa kompanive amerikane të teknologjisë, duke thënë se ?nuk mund të ketë liri të shprehjes nëse liria e informacionit e qytetarëve sakrifikohet për të mbrojtur oligarkët amerikanë të teknologjisë?.

Costa, që është përgjegjës për arritjen e kompromisit mes udhëheqësve të BE-së, por edhe për raportet e bllokut me udhëheqësit ndërkombëtarë, u bëri thirrje europianëve që të vazhdojnë përpjekjet për riarmatosje.

?SHBA-ja mbetet një aleate e rëndësishme. SHBA-ja është një partnere e rëndësishme ekonomike. Por, Europa jonë duhet të jetë sovrane në këtë drejtim. Kjo po ashtu ka pasoja nga pikëpamja e sigurisë sonë dhe nga pikëpamja ushtarake?.

Strategjia e re e sigurisë kombëtare të SHBA-së, që u publikua javën e kaluar, e përshkruan Europën si një kontinent ku ka shumë rregullore, censurë dhe i mungon ?vetëbesimi?, si dhe po përballet me ?zhdukje të civilizimit? për shkak të emigrimit./ Rel





Lajmet e fundit nga