LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Why NATO is having a hard time finding a new leader

2023-04-11 08:38:00, Blog CNA
Why NATO is having a hard time finding a new leader
Jens Stoltenberg, Secretary General of NATO

At the beginning of 2022, Jens Stoltenberg, Secretary General of NATO, the military alliance that includes most Western countries, was preparing to leave his post after 8 years in this post, appreciated by all. A much easier task was ready for him, that of the new director of the Central Bank of Norway, his native country.

Por më 24 shkurt 2022, Rusia pushtoi Ukrainën dhe mandati i Stoltenberg u zgjat përkohësisht për të shmangur një tranzicion të pushtetit në një moment aq delikat. Kjo zgjatje skadon në shtator të këtij viti, dhe Stoltenberg e ka bërë tashmë të qartë se nuk ka ndërmend të kërkojë një mandat tjetër.

Por deri më tani nuk ka asnjë kandidat favorit për ta zëvendësuar. Përkundrazi: duket se 31 vendet anëtare e kanë të vështirë të gjejnë kandidatë të përshtatshëm për këtë punë.

“Lufta e ka kthyer NATO-n në qendër të vëmendjes, dhe e ka bërë postin e Sekretarit të Përgjithshëm më të ndjeshëm politikisht dhe me një profil më të lartë se deri një vit më parë. Befas vendet anëtare janë bërë shumë më të matura në zgjedhjen e emrin që do të vendosin në atë podium për të folur në emër të tyre”- shkroi së fundmi Politico.

Sekretari i Përgjithshëm është posti më i lartë në NATO. Që nga themelimi i saj në vitin 1949 e deri më sot, NATO ka pasur 13 sekretarë të përgjithshëm, që të gjithë burra, të gjithë evropianë, dhe të gjithë ish-ministra apo diplomatë kryesorë të vendeve anëtare, me vite përvojë në sektorin ushtarak apo diplomaci.

Një mandat zgjat 4 vjet, teorikisht e rinovueshme pa ndonjë kufi kohor. Zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm kryhet me votën unanime të të gjitha vendeve anëtare. Kjo do të thotë se negociatat zhvillohen para votimit, në një proces jo formal takimesh.

“Zgjedhja e kreut të NATO, është më pak transparente nga të gjitha proceset zgjedhore”- i tha një diplomat evropian revistës “Foreign Policy”. Natyra e këtij procesi nënkupton gjithashtu se zgjedhja e sekretarit është shumë e vështirë për t’u dalluar.

Prej muajsh në Bruksel, ku ka selinë edhe NATO, emri i presidentes aktuale të Komisionit Evropian, Ursula Von der Lejen, përmendet shpesh si një zëvendësuese e mundshme e  Stoltenberg. Potencialisht Von der Lejen mund të jetë një kandidaturë konsensuale.

Pavarësisht disa pengesave dhe një vlerësimi përfundimtar që do të varet shumë nga mënyra se si do t’i menaxhojë muajt e fundit të mandatit të saj, ajo është shumë e respektuar, ka qenë për disa vite Ministre e Mbrojtjes në Gjermani, dhe tashmë njeh dhe bashkëpunon me diplomatë dhe udhëheqës politikë nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s.

Por në rastin e saj, pengesa kryesore është koha. NATO ka nevojë për një Sekretar të ri të Përgjithshëm deri në shtator, ose më mirë akoma deri në korrik, kur do të mbahet samiti vjetor i të gjitha vendeve anëtare. Ndërkohë, mandati i Von der Lejen do të përfundojë pas zgjedhjeve evropiane, të cilat do të zhvillohen në pranverën e vitit 2024.

Por pakkush mendon se Von der Lejen synon të ndërpresë mandatin e saj si presidente e Komisionit  Evropian dhe të bëhet Sekretare e Përgjithshme e NATO-s. “Presidentja nuk është një kandidate për atë post, dhe ajo nuk ka asnjë koment mbi këtë hipotezë”- tha për Politico një zëdhënës i zonjës Von der Lejen.

Një emër tjetër që përmendet shpesh është ai i kryeministres aktuale të Estonisë Kaja Kallas. Ajo është 45 vjeçe, e mban këtë post që nga viti 2021 dhe partia e tij sapo i ka fituar sërish zgjedhjet parlamentare. Në teori, mandati i saj do të përfundojë në vitin 2027.

Por nëse ajo zgjidhet për një pozicion kaq prestigjioz ndërkombëtar, mund të vendosë edhe të japë dorëheqjen. Në rastin e Kallas, pengesa kryesore duket se janë qëndrimet e saj ndaj Rusisë, një nga kundërshtarët kryesorë të NATO-s së bashku me Kinën, të cilat konsiderohen si tepër armiqësore.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Kallas është bërë e njohur edhe në gazetat ndërkombëtare, si një nga lideret me qëndrimet më të ashpra ndaj Rusisë dhe presidentit të saj Vladimir Putin. Një tipar, të cilin ajo e ndan me disa liderë të tjerë politikë të vendeve baltike, që janë ndër më të ekspozuarat ndaj agresionit rus, si për arsye historike po ashtu edhe gjeografike.

Nga ana tjetër Mark Rute, kryeministër i Holandës që nga viti 2010, ka problemin e kundërt. Ai perceptohet si tepër i hapur ndaj Rusisë dhe Kinës, veçanërisht nga vendet baltike dhe ato të Evropës Lindore. Për më tepër, Holanda nuk ka një traditë të madhe ushtarake, dhe duket ende larg arritjes së objektivit të përbashkët të të gjitha vendeve të NATO-s për shpenzime ushtarake deri në 2 për qind të PBB-së.

Një çështje e parëndësishme nuk është as vendi i origjinës së kandidatit ose kandidates. Shtetet e Bashkuara nuk kanë emëruar kurrë një Sekretar të Përgjithshëm. Edhe sepse besohet se ai duhet të ketë familjaritet dhe marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë Evropën.

Por dhe për shkak se në praktikë, janë ata që diktojnë njeriun që do të mbajë pozicionin drejtues ushtarak brenda aleancës. Franca dhe Gjermania janë vende me një peshë të madhe specifike, por edhe ato që kanë një pozicion më pak të qartë ndaj Kinës dhe Rusisë.

Gjatë vizitës së tij të fundit në Kinë, presidenti francez Emanuel Makron mori me vete rreth 50 biznesmenë të mëdhenj francezë, një shenjë kjo se ai nuk dëshiron të ndërpresë marrëdhëniet tregtare me Kinën, edhe pse kjo e fundit është aleati kryesor ndërkombëtar i Rusisë së Putinit.

Nuk është rastësi që si norvegjezi Stoltenberg ashtu edhe paraardhësi i tij Anders Fog Rasmusen nga Danimarka, vijnë nga vende të Evropës Veriore, ndaj të cilave ka më pak mosbesim (dhe që zakonisht prodhojnë liderë të respektuar, por jo tepër të rëndë).

Pastaj kandidate është edhe Mbretëria e Bashkuar, e cila megjithatë vazhdon të ketë marrëdhënie të këqija me vendet evropiane pas daljes nga Bashkimi Evropian. Pak kohë më parë “New York Times” shkruante se në Uashington po përpiqen të promovojnë emrin e Chrystia Freeland, zëvendëskryeministres së Kanadasë.

Freeland, ish-gazetare dhe ish-Ministre e Jashtme, flet 5 gjuhë, përfshirë italishten dhe rusishten dhe konsiderohet një lidere karizmatike. Por ajo ka origjinë ukrainase, e cila sipas disave mund t’i fyejë rusët. Për më tepër, gjyshi i saj ka punuar për gazetën ukrainase “Krakivski Visti”, një organ propagandistik nazist i njohur ndër të tjera për përmbajtjen e tij antisemitike.

Me pak fjalë, Putini do ta kishte të lehtë ta cilësonte pasardhëse të nazistëve ukrainas, që sipas propagandës ruse janë objektivi i vërtetë i pushtimit ushtarak të Ukrainës. Burimet e konsultuara nga shumë media, besojnë se disa vende mund t’i kërkojnë Stoltenbergut të mbetet Sekretar i Përgjithshëm, ndoshta me një zgjatje të shkurtër dhe me kushtin që të jetë i fundit.

In the end, the work Stoltenberg was waiting to start has already been taken. Last year, economist Ida Bahe was appointed governor of the Norwegian Central Bank. Bahe is only 50 years old - a very young age for a manager of this type - and is likely to remain in her post for many years./ Adapted from CNA.al 

 

Lajmet e fundit nga