Businessman Artur Shehu breaks his silence: I am a long-time land owner in Zvërnec, I don't know the investors at all
Albanian businessman Artur Shehu spoke on the Opinion show...
Albanian businessman Artur Shehu spoke on the Opinion show...

Lufta në Ukrainë ka një natyrë psikologjike dhe politike po aq sa edhe ushtarake. Këtë gjë e dëshmoi edhe presidenti Volodymyr Zelenskyy, kur parashikoi se “grabitqarët” në qarqet sunduese të Rusisë do ta vrasin një ditë Vladimir Putinin.
Nuk ka asnjë dyshim se presidenti ukrainas nuk do të derdhte lot nëse Putin do të pësonte fatin e Jul Çezarit, i denoncuar si diktator dhe i goditur me thikë për vdekje gjatë Ide-ve të Marsit nga anëtarët e Senatit Romak.
Gjithsesi, Zelenskyy nuk përmendi asnjë provë në mbështetje të parashikimit të tij. Ndaj mesa duket qëllimi i tij kryesor i një deklarate të tillë është nxitja e vazhdimit të luftës të Ukrainës kundër pushtuesve dhe mbjellja e sa më shumë farave të dyshimi në “truallin” paranojak të politikës së pushtetit në Kremlin.
Pyetja se kush mund ta zëvendësojë përfundimisht Putinin, dhe politikat që mund të ndjekë një regjim i ri, është gjithsesi një çështje për të cilën qeveritë perëndimore dhe specialistët për Rusinë po mendojnë pak.
Putin e ka konfirmuar se zgjedhjet presidenciale të Rusisë do të mbahen vitin e ardhshëm, një garë në të cilën nëse ai kandidon është i sigurt për fitoren. Do të pasonte një mandat tjetër 6-vjeçar i tij, që do ta zgjaste sundimin e tij në 30 vjet, pra më i gjatë sesa mbretërimi i Josif Stalinit në vitet 1924-1953.
Megjithatë, Putin mbushi 70 vjeç në tetor të vitit të kaluar. Sa më gjatë të qëndrojë ai në detyrë, aq më i madh do të bëhet problemi i trashëgimisë. Për të kuptuar se si mund të duket një Rusi pas Putinit, kthehuni pak pas në kohë dhe kujtoni zhvillimet në Serbi pas sundimit të liderit autoritar Sllobodan Millosheviç.
Ai u rrëzuar nga pushteti në vitin 2000 pasi nxiti luftëra në ish-Jugosllavi, siç ka bërë Putin në ish-republikat sovjetike si Gjeorgjia dhe Ukraina. Ankesa të ngjashme karakterizuan Millosheviçin dhe Putinin:shembja e një shteti shumëkombësh në të cilin një kombësi - serbët në Jugosllavi dhe rusët në BRSS - kishin qenë dominues; statusi i pakicave etnike serbe dhe ruse në shtetet e reja të pavarura; dhe vendosmëria për të kontrolluar një territor në veçanti - Kosovën në rastin e Serbisë dhe Krimenë për Rusinë - që mishëronte identitetin kombëtar dhe krenarinë historike.
Millosheviçi vdiq në vitin 2006, ndërsa po gjykohej për krime lufte. Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë lëshoi një urdhër-arresti për Putinin muajin e kaluar për shkak të largimeve me forcë të fëmijëve nga Ukraina në Rusi. Serbia pas Millosheviçit nuk ishte më një shtet luftarak dhe hiper-nacionalist.
Ajo evoluoi në një demokraci me të meta dhe mbeti në përgjithësi një kundërshtare e Perëndimit, veçanërisht për Kosovën, dhe pati një politikë të jashtme që përfshin marrëdhëniet e ngushta me Rusinë dhe Kinën.
Jeta publike nën Aleksandar Vuçiç, që nga 2014 ish kryeministër dhe tani president i vendit, karakterizohet nga përqendrimi i pushtetit, patronazhi dhe ndikimi mediatik në partinë e tij Progresive Serbe. Kushte të ngjashme mund të shfaqen në një Rusi pas Putinit.
Asnjë udhëheqës i ardhshëm i Kremlinit nuk duket se do të heqë dorë nga pretendimi i Moskës për Krimenë, pavarësisht nga rezultati i luftës në Ukrainë. Sigurisht duke qenë një fuqi shumë më e madhe se Serbia, Rusia nuk do t’ia përshtatë politikën e saj të jashtme shijeve të Perëndimit.
Përkundrazi, maxhoranca aktuale në Serbi do të sigurojë që zgjedhjet ta mbajnë atë gjithmonë në pushtet, edhe nëse votimi është një proces më pak, një ritual i orkestruar sesa në Rusinë e Putinit, dhe më shumë një garë elektorale e menaxhuar me kujdes si në kohën e Boris Jelcinit, paraardhësit të tij.
Ashtu si në Serbi, edhe Rusia e ka të pamundur në të ardhmen e afërt që të rikthehet drejt demokracisë liberale të stilit perëndimor. I vetmi kryeministër i Serbisë pas Millosheviçit që përqafoi këto vlera ishte Zoran Gjinxhiç. Por ai u vra në vitin 2003.
Nga ana tjetër një politikan i rrallë i shquar i opozitës në Rusinë e Putinit ishte Boris Nemcov. Ai u qëllua për vdekje shumë pranë Kremlinit në vitin 2015. Në fakt, një tipar i politikës serbe pas Millosheviçit ka qenë ekzistenca e një opozite ultra-nacionaliste.
Ajo e mban vigjilente elitën qeverisëse, duke e bërë pothuajse të paimagjinueshme njohjen zyrtare të pavarësisë së Kosovës, edhe nëse Vuçiç mund të dukej si i prirur që të shkonte drejt asaj rruge, gjë që është e dyshimtë. Sepse ai e nisi dikur karrierën e tij politike nën kujdesin e Vojisllav Sheshel, një politikan ekstremist nacionalist që mbron idenë e Serbisë së Madhe, i dënuar për krime lufte në vitin 2018 nga një gjykatë ndërkombëtare.
Ndërkohë ekziston një tendencë ultra-nacionaliste edhe në politikën ruse, e cila dikur ishte tejet e padisiplinuar për shijen e Putinit, por që tani është më e zëshme për shkak të luftës në Ukrainë. Për shkak se elementë të shumë në qarqet e fuqishme ushtarake dhe të shërbimit të sigurisë e simpatizojnë këtë pikëpamje, është e sigurt se ajo do të luajë njëfarë roli në politikën e ardhshme ruse.
Në këto momente, ne mundet vetëm të spekulojmë se kush do ta pasojë Putinin në krye të Rusisë. Megjithatë nëse gjykojmë bazuar në përvojën e Serbisë, edhe fundi i autoritarizmit të Putinit dhe lufta në Ukrainë nuk do të sjellë as demokraci të vërtetë në Rusi dhe as ndonjë marrëdhënie të qetë me Perëndimin./ Përshtatur nga CNA.al
According to the World Happiness Survey, Finland has b...
Nothing better illustrates the growing importance in w...
Enlargement policy is back at the top of the EU's geop...
If it is to remain the world's leading power, the Unit...
The global level of democracy has returned to where it...
Geopolitics can take you a long way in explaining fore...
There is a thread connecting China's success in broker...
Death by hanging is an old form of punishment, dating back...
From the perspective of a Russian soldier, the war in Ukrain...
A New York grand jury has indicted former President Do...
Every year hundreds of thousands of people go to Istanbul,...
The devastating earthquakes that killed more than 50,000 p...
The Western Balkans is nothing less than a Rubicon's cube ...
Just as Xi Jinping was saying goodbye to Vladimir Puti...
Communism may not be knocking on our front door, but i...
The news of the possible deployment of Russian nuclear...
The agreement between Serbia and Kosovo on the impleme...
The news of Pablo Escobar's death spread around the wo...
Peter Raubal, Heiner Hosheger and Alexander, Louis and Bri...
Recent moves by the Chinese government suggest that Beijin...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The protests of recent days related to the situation in Zv...
The case addressed this Wednesday, June 3, on the show "St...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A convict was found dead today in the premises of the Pris...
Several images provided by CNA show the area where this mo...
A quantity of explosive material exploded this morning at ...
The Head of the State Police, Skënder Hita, expressed his ...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Witnesses in Lozhan, Maliqi, have shared details from the ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
John Bolton, the former national security adviser to US Pr...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The government aims to transform the country's industrial ...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Profit margins in the construction sector have increased s...
The Transparency Board, at its meeting today, decided to i...