web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

With the visit to China, Emmanuel Macron has humiliated himself and the European Union

2023-04-08 14:38:00, Blog Con Coughlin
With the visit to China, Emmanuel Macron has humiliated himself and the European
French President Emmanuel Macron

Nothing better illustrates the growing importance in world affairs of some of Europe's most prominent leaders than the sight of French President Emmanuel Macron and European Commission President Ursula von der Leyen pandering to Xi Jinping, China's all-powerful leader.

At a time when Western democracy faces an existential threat from the growing power of autocratic regimes, its leaders must pool their resources to defend themselves, not engage in abhorrent behavior against hostile states.

Kina e Xi nuk e fsheh ambicien e saj për t’u bërë fuqia dominuese në botë, nga përpjekjet e saj për të zëvendësuar dollarin si monedhën kryesore, deri tek investimi i saj masiv në ushtri me qëllimin e qartë siç e deklaroi vetë Xi vitin e kaluar “të luftojë dhe fitojë luftërat që kanë nisur nga mesi i shekullit të kaluar”.

Së bashku me Rusinë, Iranin dhe Korenë e Veriut, Kina është në thelb kundër lirisë dhe vlerave liberale ku bazohen qeveritë demokratike perëndimore, siç është e dukshme me shtypjen brutale të demokracisë në Hong Kong dhe qëndrimin e saj agresiv ndaj Tajvanit.

Në rast se Perëndimi dëshiron që t’i rezistojë sfidës së gjeneratave të paraqitura nga autokracitë, ai duhet të tregojë forcë dhe vendosmëri. Në vend të kësaj, ne kemi pamjen padyshim jo mbresëlënëse të Makron dhe Von der Lejen që bëjnë një vizitë të përbashkët në Pekin, me sa duket me shpresën e kotë se mund të jenë në gjendje të marrin mbështetjen e Xi në përfundimin e luftës në Ukrainë dhe të zhvillojnë një marrëdhënie më konstruktive me Perëndimin.

Një shpresë naive, sepse vetëm muajin e kaluar Xi e ripohoi aleancën e tij të thelluar me Vladimir Putin gjatë vizitës që zhvilloi në Moskë. Madje të dy udhëheqësit deklaruan formalisht mbështetjen e tyre për bisedimet e paqes, këmbëngulën se NATO dhe jo Rusia, ishte përfundimisht përgjegjëse për provokimin e konfliktit në Ukrainë.

Në të njëjtën kohë, ka prova në rritje - të mbledhura nga analiza e të dhënave doganore nga hetuesit amerikanë - se Pekini po e furnizon me armë Rusinë për të mbështetur luftën e saj kundër Ukrainës. E megjithatë Macron ka zgjedhur këtë moment për të udhëhequr një delegacion biznesmenësh francezë në një turne nëpër kryeqytetet rajonale të Kinës, mesa duket me shpresën e zgjerimi të lidhjeve tregtare fitimprurëse me Pekinin.

Akoma më i turpshëm është fakti që Von der Lejen, e cila supozohet të përfaqësojë bllokun më të madh tregtar të Evropës, është reduktuar në rolin e “violinës së dytë” të presidentit francez, i cili mori guximin që ta organizonte vizitën në emër të saj.

Vendimi i turpshëm i Macron për të braktisur kauzën e unitetit evropian, në ndjekje të përmirësimit të lidhjeve tregtare franceze me Pekinin, nuk befason në fakt askënd, duke pasur parasysh sjelljen e tij që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Në vend se të qëndronte i palëkundur kundër agresionit rus, lideri francez nisi iniciativën e tij diplomatike për të negociuar një marrëveshje paqeje me Vladimir Putinin, e cila nuk arriti asgjë. Prania e Von der Lejen në Pekin është edhe më problematike, pasi rrezikon të minojë politikën zyrtare të BE-së për denoncimin e agresionit rus në Ukrainë, një politikë që ka më pak peshë nëse presidentja e BE-së synon gjithashtu të krijojë lidhje më të ngushta me Pekinin, mbështetësin kryesor të politikës revizioniste ruse.

Qasja konfuze e Von der Lejen ngre pikëpyetje në lidhje me përshtatshmërinë e saj për t’u bërë Sekretarja e ardhshme e Përgjithshme e NATO-s, një propozim që po diskutohet seriozisht në disa qarqe evropiane të sigurisë. Sigurisht, ekzistojnë mënyra më efektive për të mbrojtur aleancën perëndimore sesa përkulja ndaj diktatorëve si Xi Jinping, dhe këtë gjë e tregoi këtë javë edhe pranimi zyrtar i Finlandës në aleancën e NATO-s.

Një nga arsyetimet kryesore të Putinit për nisjen e pushtimit të tij në Ukrainë, ishte se ai po vepronte në kundërpërgjigje të zgjerimit të NATO-s në territorin që ai e konsideron si pjesë e sferës tradicionale të ndikimit të Moskës. Finlanda, e cila zhvilloi një luftë të ashpër kundër sovjetikëve në fillimin e Luftës së Dytë Botërore, ishte një vend me një peshë të tillë, sa që u detyrua nga Moska të qëndronte neutrale gjatë Luftës së Ftohtë.

Fakti që Finlanda, e cila ka një kufi prej 1200 km me Rusinë, tani është bërë pjesë e NATO-s, përfaqëson jo vetëm një autogol të madh për udhëheqësin rus, por tregon se kauza e solidaritetit evropian është ende e fortë, pavarësisht nga veprimet e Makron dhe Von der Lejen.

Në fakt, në vend se të kënaqet me misionin e kotë të arsyetimit me liderë të papajtueshëm si Xi Jinping, përpjekjet perëndimore do të shpenzoheshin shumë më mirë me forcimin e lidhjeve me shtetet mike, siç po bën NATO me pranimin e Finlandës, me shpresë edhe të Suedisë, duke supozuar se Stokholmi mund t’i kapërcejë kundërshtimet aktuale të Hungarisë dhe Turqisë.

Nënshkrimi i paktit të mbrojtjes AUKUS midis Britanisë, SHBA-së dhe Australisë, është një zhvillim tjetër inkurajues që tregon se Perëndimi është i përgatitur të mbrojë interesat e tij kundër vendeve si Kina.

So is Britain's decision to join the Asia-Pacific free trade area, the Comprehensive and Progressive Agreement for Trans-Pacific Partnership (CPTPP). Establishing closer trade and security ties with friendly countries is more likely to protect our freedoms than submitting to Chinese autocrats. / " Daily Telegraph " - Translated and adapted by CNA.al





Lajmet e fundit nga