web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhjet vendore/ Mesazhi i Escobar: Njerëzit s’duhet të shikojnë nga e kaluara, por nga e ardhmja

2023-05-03 17:28:00, Aktualitet CNA
Zgjedhjet vendore/ Mesazhi i Escobar: Njerëzit s’duhet të
I dërguari i SHBA-ve për BE-në, Gabriel Escobar

I dërguari i SHBA-ve për BE-në, Gabriel Escobar ka bërë të ditur se SHBA po monitoron ga afër zgjedhjet lokale të 14 majit në Shqipëri.

Escobar në një konferejncë për mediat u shpreh se ka shumë fytyra të reja politike që duhet të promovohen dhe se SHBA do të ndërtojë marrëdhënie shumë të mira me të gjithë zyrtarët e rinj lokal.

Më tej ai ka theksuar se nuk është nevojë që njerëzit të shikojnë më nga  e kaluara , por duhet të përqafojnë të ardhmen.

SHBA po ndjek nga afër përgatitjet për mbajtjen e  zgjedhjeve lokale te 14 majit ne Shqiperi. Shqipëria është shtet aletat me ne në  NATO ndaj duhet qe ti përmbahet parimit që të organizojë zgjedhje të lira e të ndershme dhe kjo eshte ajo qe ne presim.

Elektoratit shqiptar duhet t’i jepet mundësia që të ekzaminojë projektet dhe programet e kandidatëve ne menyre qe te vendose me vullnet te lire cilet kandidate do te zgjedhe.

Ne presim qe të zhvillojnë marrëdhënie të mira me te gjithe zyrtaret e rinj lokale që do të shpallet fitues më 14 maj.

Shqiperia ka bere nje progres te admirueshem ne 20 vitet e fundit drejt integrimit euroatlantik duke krijuar nje nivel te larte besueshmerie nderkombtare ne keto marredhenie qe nuk e ka patur me pare. Besoj se ka shume fytyra te reja politike qe jane gati qe ta promovojne kete axhende. Per mua nuk ka kuptim pse njerzit duhet qe te shikojne nga e kaluara ne vend qe te shohin nga e ardhmja. Ne do ti analizojme nga afer rezultatet e ketyre zgjedhjeve”, tha ai./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga