
Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq Fredi Rrushin, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha.
Ndaj tij rëndon akuza për “Vrasje me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve” dhe “Fshehja ose asgjësim i kufomës”.
Kujtojmë se trupi i pajetë i Rruzhdi Hoxhës u gjet disa ditë pas krimit i groposur në malin e Dajtit.
Para se ta mbulonin me zhavor në një humnerë në Qafë-Mollë të Dajtit, biznesmenin Ruzhdi Hoxha e kishin qëlluar me një plumb pas koke. Trupi i pajetë ishte mbuluar edhe me disa gurë në një zonë të largët, pas malit të Dajtit, ndërsa u gjet gjysëm i dekompozuar.
Për këtë vrasje është vënë në pranga edhe Pajtim Rrushi, vëllai i Fredi Rrushit.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq të pandehurin F. Rr. për “Vrasje me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve” dhe “Fshehja ose asgjësim i kufomës”
Prokuroria e Rrethit gjyqësor Tiranë kërkon dërgimin në gjyq të çështjes nr.7713, të vitit 2021, me të pandehur shtetasit F. Rr. akuzuar se ka konsumuar plotësisht elementet e veprës penale “Vrasje me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Fshehja ose asgjësim i kufomës” të parashikuar nga nenet 78, 278 dhe 303 të K.Penal dhe P.Rr sipas nenit 301 të K. Penal.
Prokuroria e Rrethit gjyqësor Tiranë ka rregjistruar procedimin penal nr. 7713 dt.27.10.2021, për veprën penale "Rrëmbim ose mbajtja peng e personit" të parashikuar nga neni 109 i K. Penal.
Më datë 24.10.2021 në komisariatin e Policisë nr 5. Tiranë ka bërë kallëzim me shkrim shtetasi; S.H. për largimin nga banesa të babait të tij shtetasit R. H.
Në dt.06.11.2021 në vazhdimin e kërkimeve është konstatuar kufoma e një shtetasi e cila dyshohet se është e R. H.
Me vendimin nr. 1999, datë 10.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është caktuar masa e sigurimit “Arrest me burg” të parashikuar nga neni 283 i K. Pr. Penale ndaj personave nën hetim.
Pas një analize të plotë të materialit hetimor, veprimeve hetimore të kryera, rezulton se ka prova që krijojnë bazën ligjore të të dhënave të mjaftueshme se personi nën hetim F. Rr. ka konsumuar plotësisht elementet e veprës penale “Vrasje me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Fshehja ose asgjësim i kufomës” të parashikuar nga nenet 78, 278 dhe 303 të K.Penal. Po ashtu, në analizë të plotë të materialit hetimor, veprimeve hetimore të kryera, rezulton se ka prova që krijojnë bazën ligjore të të dhënave të mjaftueshme se personi nën hetim P. Rr. ka konsumuar plotësisht elementet e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” të parashikuar nga nenet 301 të K.Penal./ B.A. - CNA.al
The heads of government of the six countries of the Wester...
"Britania ka një marrëdhënie të fortë me Shqipërinë dhe ës...
Pas deklaratës së Sekretares së Brendshme, dhe deklaratës ...
Bledar Beqiri është zgjedhur si Administrator i ri i OSSHE...
Një ish- ministër konservator ka reaguar sot ndaj Kryemini...
The American ambassador, Yuri Kim, held a meeting with the...
American Ambassador Yuri Kim, at noon today in SPAK. It i...
The police of Shkodra arrested the 35-year-old citizen...
The 6 leaders of the Western Balkans signed three agreemen...
The leaders of Kosovo, Albania, Bosnia and Herzegovina, Mo...
Mjeku me iniciale I.H,, 52 vjeç ka përfunduar në prangat e...
Në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, u diskutua proje...
Elvis Demçe është një nga figurat më të njohura të botës s...
Ledio Braho of "Babale" but also Ledio Braho of incinerat...
Në qytetin e Elbasanit është zhvarrosur një kufomë e cila ...
Investigations into the disappearance of Tallava singe...
Bolt in the open sky, were the "Top Channel" chronicles, o...
Yesterday's case of violence in the old people's home in P...
The Freedom Party has published the names of the members o...
Dje një skandal i ndodhur në shtëpinë e të moshuarve në Pe...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
A 37-year-old citizen has been arrested in flagrante delic...
A road accident has been reported on the Fier-Levan axis, ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, votoi sot n...
Presidenti rus Vladimir Putin është në pushtet prej 26 vit...
Gunfire erupted in Ohio, USA, in the area where the Old We...
The citizens of Kosovo will today try to give direction to...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...