web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rritja e çmimi i energjisë/ Flet Balluku

2022-11-03 13:14:00, Aktualitet CNA

Rritja e çmimi i energjisë/ Flet Balluku

Në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, u diskutua projektbuxheti i vitit 2023. 

Teksa Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku prezantoi buxhetin, ka patur një përplasje me deputetët demokratë. 

Balluku theksoi se çmimi i energjisë nuk është rritur dhe se vendosja e fashës 800KW, është "në dorë të Zotit", varësisht reshjeve. Ajo u shpreh se qeveria do të shohë situatën deri më 7 nëntor, por tendenca është që kjo fashë të mos vendoset. 

'Çmimi i energjisë nuk është rritur. Uroj që çmimi i energjisë mos të rritet por këto janë punët e Zotit! Jo nuk ja kemi lënë Zotit, po do intensitet kapital dhe do kohë. 4% e konsumatorëve, kalojnë 800 kilovat. Në muajin me konsumin më të lartë të vitit kemi 58 mijë familje. Fashat janë vendosur kudo. Nëse do të ketë reshje shiu. E kemi lënë të hapur për ta parë deri në datën 7 nëse do kemi prurje. Do të jetë fat nëse nuk do ta vendosim atë fashë. Fakt është që konsumi ka rënë ndjeshëm.’- u shpreh Balluku./CNA.al







Lajmet e fundit nga